Connect with Us

“Lërini njerëzit të fitojnë para”/ Thirrja e gazetarit në prag të sezonit turistik: Hiqni masat!

Aktualitet

“Lërini njerëzit të fitojnë para”/ Thirrja e gazetarit në prag të sezonit turistik: Hiqni masat!

Publikuar

-

Koha për një taksë solidariteti mbi të pasurit

Gazetari Klodian Tomorri thotë se ky vit ka sjellë shpresë për turizmin në Shqipëri.

Ai thekson se sipas sinjaleve paraprake pritet të jetë një sezon turistik jashtëzakonisht i mirë. Tomorri bën thirrje të shpejtohet procesi i vaksinimit dh të hiqen totalisht masat kufizuese.

“Shprese per turizmin
Shqiperia po hyn ne nje sezon turistik, i cili sipas te gjitha sinjaleve paraprake pritet te jete jashtezakonisht i mire. Anketat e kryera se fundmi ne nje sere vendesh te Europes e vendosin Shqiperine si nje nga destinacionet me te mundshme te turisteve per shkak edhe te kushteve lehtesuese te pandemise. Raporti i Komisionit Europian dy dite me pare parashikon nje sezon turistik me rritje te forte per Shqiperine, per te njejtat arsye. Me shume gjasa turizmi do te udheheqe rimekembjen e ekonomise kete vit.

Por mos e prishni. Shpejtojeni ate vaksinimin dhe hiqini totalisht masat kufizuese. Rrethanat e deshen qe Shqiperia te jete me fat kete vit, ndryshe nga shume vende te tjera. Kjo eshte nje gare ku me pak mend, ne mund te kapim me shume nga te tjeret. Por mos e djallosni sic beni gjithmone. Lerini njerezit te fitojne para tani”, shkruan Tomorri./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Sot Austria dhe Holanda heqin kufizimet/ Mund të udhëtoni pa test antiCovid dhe pa vaksinë

Publikuar

-

Nga

Sot Austria dhe Holanda heqin kufizimet/ Mund të udhëtoni pa test antiCovid dhe pa vaksinë

Nga sot Austria dhe Holandan heqin të gjitha kufizimet për të gjithë udhëtarët shqiptarë.

Në njoftimet e publikuara nga të dyja vendet thuhet se nuk ka asnjë kriter për të udhëtuar, as kriterin e vaksinës dhe as kriterin e testit negativ.

I vetmi kusht që duhet të plotësoni është vendosja e maskëstë formatit FFP2.

Njoftimi për Austrinë:

Austria heq të gjitha kufizimet për pasagjerët me pasaporta biometrike që udhëtojnë në Austri, duke filluar nga data 24 Qershor 2021.

1) Asnjë kriter testi

2) Asnjë kriter vaksine

3) Vizat për rastet e aplikueshme vazhdojnë si më parë

I vetmi kriter, ju lutemi qytetarëve që udhëtojnë në Austri, është maska FFP2, si kjo ne foto. Kompania Austrian Airlines që operon në Austri, e ka të detyrueshme vetëm këtë tip maske, që e gjeni në farmaci.  Ata pasagjerë që janë tranzit në Austri, ju lutemi të kontrollojnë rregullat e udhëtimit Covid-19, që ka destinacioni final i mbërritjes.  Faleminderit për bashkëpunimin, Tirana International Airport”, thuhet në njoftimin e TIA-s.

LEXO EDHE:  Sonte fillon kufizimi i lëvizjeve/ Kontrolle të rrepta në pika “kyçe”, policia jep detaje

LEXO EDHE:  Foto-Masa për protestën/ Bunkerizohet Kryeministria

Njoftimi për Hollandën:

Hollanda heq të gjitha kufizimet për pasagjerët shqiptarë me pasaporta biometrike që udhëtojnë në Hollandë, duke filluar nga data 24 Qershor 2021.

1) Asnjë kriter testi

2) Asnjë kriter vaksine

I vetmi kriter, ju lutemi qytetarëve shqiptarë që udhëtojnë në Hollandë, të plotësojnë Formën e Deklaratës së Shëndetit. Formën e gjeni të listuar në këtë link: https://www.government.nl/…/information-for-passengers… Ju lutemi, prindërve të moshuar u duhet ndihmë për plotësimin e formës. Nëse udhëtojnë, sugjerojmë që ta kenë të printuar me vete, kur të paraqesin biletën./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Digjet një automjet në orët e para të mëngjesit/ Policia jep detajet

Publikuar

-

Nga

Një automjet është djegur në orët e para të ditës së sotme në Vlorë. Nuk dihet ende nëse zjarri ka ardhur si pasojë e një defekti apo ka qenë i qëllimshëm.

Sipas burimeve zyrtare, më datë 24.06.2021, rreth orës 03:00, në lagjen “Partizani”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet i markës “Audi”, në pronësi të shtetases B. T., banuese në Vlorë.

LEXO EDHE:  Foto-Masa për protestën/ Bunkerizohet Kryeministria

LEXO EDHE:  Gjermania vendos kufizime për udhëtarët nga Franca

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Temperatura deri në 42 gradë/ Parashikimi i motit për sot

Publikuar

-

Nga

Temperatura deri në 42 gradë/ Parashikimi i motit për sot

Diell dhe temperatura relativisht të larta do të karakterizojnë kushtet e motit në vendin tonë duke filluar nga orët e para të ditës, sipas meteoalb. Këto kushte të motit mbeten deri orët e vona të pasdites kur në skajin verior dhe juglindor shfaqen vranësira të lehta. Edhe orët e natës mbeten me mot të kthjellët.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit por rritje me të paktën 2 gradë sjellin orët e mesditës duke shënuar vlerat minimale dhe maksimale 18°C deri në 41-42°C. Era do fryjë mesatare dhe herë pas herë forcohet duke arritur shpejtësi deri 40 km/h, nga drejtimi Perëndimor-Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3-4 ballë.

LEXO EDHE:  Themeluesit e BioNTech-ut parashikojnë fundin e fazës së kufizimeve

LEXO EDHE:  Dje u regjistruan 7 mijë raste me Covid/ Çekia paralajmëron shtrëngim të masave kundër pandemisë

Rajoni dhe Europa; Pjesa më e madhe e kontinetit Europian do të paraqitet në ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta, si pasojë e masave ajrore nga veriu i afrikës. Konkretisht me diell do të jetë: Europa Jugore dhe Lindore. Ndërsa Qëndra dhe Veriu i Kontinentit Europian mbeten me vranësira të shpeshta, të cilat herë pas herë zhvillohen duke sjellë rrebeshe shiu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE