Connect with Us

Lampard gati të rikthehet në Premier League, po në Londër

Premier Liga

Lampard gati të rikthehet në Premier League, po në Londër

Publikuar

-

Frank Lampard mund të rikthehet sezonin e ardhshëm në Premier League, madje të qëndrojë sërish në Londër. Mësohet se Lampard është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Crystal Palace. Që ka vendosur të mos rinovojë kontratën me trajnerin aktual, Roy Hodgson.

Për Lampardin do të ishte një rikthim interesant, duke pare shkarkimin në dhjetorin e kaluar nga Chelsea për rezultate të dobëta edhe pse te Palace ish-mesfushori do të kishte objektiva krejtësisht të kundërta me ato që kishte te “Blutë e Londrës”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

Gattuso-Tottenham nuk bëhet, revolta e tifozëve prish gjithçka

Publikuar

-

Nga

Gennaro Gattuso dhe Tottenham nuk kanë arritur një marrëveshje. Klubi anglez, pasi italiani u largua nga Fiorentina, mendoi t’i besonte stolin.

Drejtuesit e londinezëve patën një takim me menaxherin e Rinos, por në fund palët shtrënguar duart pa hedhur firmën mbi kontratë.

Dalja e emrit të Gattuso si opsion për Tottenham ngjalli një reagim të madh të tifozëve të skuadrës angleze, të cilët ishin kundër.

Ende ata nuk e harrojnë përplasjen e ish-lojtarit të Milanit, me Joe Jordan, ish-ndihmëstrajnerin e londinezëve.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Njësoj si me Armando Brojën, Chelsea huazon një tjetër talent te Vitesse

Publikuar

-

Nga

Chelsea po mendon huazimin e një tjetër talenti në merkato. Bëhet fjalë për Billy Gilmour, mesfushorin 19-vjeçar që sezonin e kaluar luajti 12 ndeshje me blutë në të gjitha kompeticionet. Me ardhjen e Tuchel në stol, mesfushori nuk zbriti më në fushë duke qendruar gjithmonë rezervë.

Lojtari dhe klubi po mendojnë që ai të largohet në huazim në mënyrë që të luajë sa më shumë. Ashtu siç bënë me Armando Brojë, Chelsea është gati ta huazojë Gilmour te Vitesse në Hollandë. Mesfushori me shumë mundësi do të jetë sërish shok skuadre me Brojën që pritet të qendrojë të paktën edhe një sezon tjetër në Hollandë.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

E bujshme nga Anglia, Elseid Hysaj drejt kalimit te Liverpuli

Publikuar

-

Nga

Elseid Hysajt i përfundon kontrata me Napolin më 30 qershor dhe është në kërkim të një ekipi të ri për të vazhduar karrierën. Interesimet në drejtim të mbrojtësit shkodran nuk mungojnë, teksa së fundmi në Angli thuhet se në gjurmët e lojtarit është vendosur edhe Liverpuli. Këta të fundit janë në kërkim të një mbrojtësi krahu më eksperiencë si zëvendësues dhe drejtuesit kanë hedhur sytë nga Hysaj.

Për mbrojtësin e Kombëtares, Liverpuli kishte shfaqur interes edhe në verën e 2018-ës sipas gazetarit italian Alfredo Pedulla, por një marrëveshje asokohe nuk u arrit. Tashmë që Hysajn mund ta marrin falas, te Liverpuli po mendojnë lëvizjen për ta marrë shqiptarin në “Anfield”, për ta vënë nën urdhrat e Klopit.

Në rast të transferimit të Hysajt, Liverpuli do i hapte rrugën largimit të talentit Neko Uilliams në huazim, për të marrë më shumë eksperiencë. Në mediat italiane, kohët e fundit flitet edhe mbi një interesim të Lacios për 27-vjeçarin, si një dëshirë e madhe e trajnerit të ri, Mauricio Sarri, i cili e ka pasur nën urdhrat e tij te Empoli dhe te Napoli.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: