Connect with Us

Kriza nga Covid/ Pritet rritje më e madhe ekonomike në BE

Politikë

Kriza nga Covid/ Pritet rritje më e madhe ekonomike në BE

Publikuar

-

Suksesi i vaksinimit dhe lehtësimet pas uljes së shifrave të infektimeve krijojnë optimizëm edhe për gjendjen në ekonomi.

Ekonomia evropiane do të rritet më shpejtë sivjet dhe vitin e ardhshëm.
Sipas llogaritjeve nga Brukseli, Evropa mund të shpresojë një rimëkëmbje të shpejtë ekonomike nga kriza e Coronës. “BE parashikon të rikthehet në nivelin e para krizës në tremujorin e katërt të 2021”, tha të mërkurën (12.05) komisioneri i BE për Ekonomi, Paolo Gentiloni. Sipas parashikimeve të bëra në pranverë nga Komisioni i BE, kuota e borxheve në vendet e zonës së euros pritet të arrijë një nivel të ri me mbi 102 përqind të prodhimit bruto.

Komisioni Evropian ka korrigjuar ndërkohë parashikimet dhe tani pohon se rritja ekonomike gjatë vitit 2021 në 27 vendet e BE do të jetë 4,2 përqind. Në shkurt parashikohej një rritje ekonomike prej 3,7%. Ndërsa për vitin 2022 parashikohet një rritje prej 4,4 % ndërkohë që më parë thuhej se rritja do të jetë 3,9 përqind.

Autoritetet e Brukselit tani janë shumë afër me parashikimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), i cili parashikon një rritje ekonomike në zonën e euros në nivel prej 4.4 përqind.

Niveli i para krizës më shpejt sesa pritej

Brukseli ishte i mendimit më parë se ekonomia e BE nuk do të arrijë nivelet e zhvillimit ekonomik para pandemisë deri në vitin 2022. Në deklarimet e deritanishme janë marrë parasysh kufizimet e deritanishme për shkak të pandemisë Corona. Por rritja ekonomike nxitet edhe nga konsumi privat, investimet dhe një kërkesë në rritje për eksportin e mallrave nga BE në vende të tjera.

Komisioneri Gentiloni tha se rimëkëmbja e shpejtë e ekonomisë botërore si dhe Fondi për Rimëkëmbje Ekonomike janë ndër arsyet kryesore për zhvillimet pozitive. Falë Fondit prej 750 miliardë euro, investimet në prodhim mund të arrijnë nivelin më të lartë në dhjetë vitet e fundit.

Gjendja në Gjermani më e mirë nga sa pritej

Sipas Komisionit të BE, Spanja mund të shpresojë rritjen më të madhe ekonomike gjatë vitit 2021, me rreth gjashtë përqind. Franca gjithashtu mund të ketë një rritje të lartë me rreth 5,7 përqind. Një rritje më të vogël ekonomike mund të kenë Holanda (2,3 përqind) ose Gjermania (3,4%). Por pasojat e pandemisë Corona në këto dy vende kanë qenë më të vogla sesa në vendet e tjera.

LEXO EDHE:  Video- Vaksinohen tre personat e parë në Itali/ Vendi fqinj do marrë 470 mijë doza çdo javë

Shoqata e Industrisë Gjermane (BDI) pret që ekonomia të rritet ndjeshëm këtë vit. “Ne presim që prodhimi industrial në Gjermani të rritet me tetë përqind në vitin 2021”, deklaroi të mërkurën drejtori i BDI Joachim Lang. Kjo do t’i japë fund recesionit më të gjatë në industrinë gjermane që ka zgjatur për më shumë se dy vjet. Sipas raportit të BDI, prodhimi në Gjermani ka rënë në industri rreth 9,8 përqind vetëm gjatë vitit të kaluar.

Borxhet

Borxhi i vendeve anëtare të BE është në rrugën e një rekordi të ri. Deri në vitin 2020, borxhi i përgjithshëm i vendeve të zonës së euros ka arritur në 100 përqind të prodhimit ekonomik. Komisioni parashikon që sivjet borxhet në zonën e euros do të rriten në 102,4 përqind. Ndërsa në vitin 2022, niveli i borxheve do të bjerë në 100,8 përqind të prodhimit ekonomik. Borxhi i përgjithshëm i pritur i të gjitha vendeve të BE-së është pak më i ulët – 94,4 përqind i prodhimit ekonomik.

Greqia është ende në gjendjen më të keqe, me një pritje borxhi prej rreth 208,8 përqind gjatë vitit 2021. Në vendin e dytë është Italia me pak më pak se 160 përqind, e ndjekur nga Portugalia me 127 përqind. Edhe në Spanjë, Francë, Belgjikë dhe Qipro, borxhi tejkalon prodhimin ekonomik.

Brukseli pret që papunësia të arrijë kulmin e krizës gjatë vitit 2021. Për të gjithë BE-në, Komisioni pret një rritje të papunësisë prej 7,6 përqind. Vitin e kaluar papunësia ishte 7,1 përqind. Sipas parashikimit, situata në tregun e punës do të lehtësohet pak në vitin 2022, por papunësia nuk do të arrijë ende nivelin që ishte para pandemisë.

Sipas Komisionit, rreziqet për ekonominë do të mbeten, përderisa nuk tejkalohet hija e krizës së tanishme për shkak të pandemisë Corona. Niveli i infektimeve, por edhe efektet e vaksinimit mund të jenë ndër faktorët që influencojnë dukshëm edhe gjendjen ekonomike./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

‘Edhe për 5 vite nuk do të kemi sistem drejtësie”/ Ballanca: Reforma duhet të kishte qasje tjetër

Publikuar

-

Nga

‘Edhe për 5 vite nuk do të kemi sistem drejtësie”/ Ballanca: Reforma duhet të kishte qasje tjetër

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca thotë se reforma në drejtësi do të kërkojë të paktën edhe pesë vite të tjera kohë. Në një intervistë me gazetarin Lutfi Dervishi në emisionin Përballë, Ballanca tha se reforma duhet të kishte një qasje tjetër në mënyrë që të ishte funksionale brenda afateve kushtetuese.

“Unë e kam thënë që para katër vitesh që kjo reformë duhet të kishte një qasje tjetër. Unë mendoj se aktualisht është e pamundur…Ne dhe për pesë vite të tjera nuk do të kemi një sistem drejtësie funksional, minimalisht.”

Po çfarë do të ndodh pas 5 vitesh?

LEXO EDHE:  AlbChrome, kontributi në ekonominë e vendit me 400 vende të reja pune në 6 vjet

LEXO EDHE:  Covid i merr jetën pedagogut të njohur të mjekësisë/ Mbyll sytë te “Shefqet Ndroqi”

” Pastaj shpresojmë që do të funksionojë nëse të gjitha gjërat do të shkojnë mirë. Që do të thotë që të gjithë gjyqtarët e rinj që do të emërohen do të kenë hequr dorë njëherë e përgjithmonë nga qasja korruptive në sistemin e drejtësisë.” – tha Ballanca në Përballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Refuzimi i vizës së Bashës për shkak të lobimit rus?/ Harxhi: Institucionet në SHBA nuk janë shaka

Publikuar

-

Nga

Refuzimi i vizës së Bashës për shkak të lobimit rus?/ Harxhi: Institucionet në SHBA nuk janë shaka

Kandidatja për kryetare të PD-së në zgjedhjet e 13 qershorit, Edith Harxhi, ka folur sërish për deklaratën e saj se Lulzim Bashës i është refuzuar viza për në SHBA.

Harxhi tha se Basha edhe mund të shkojë në SHBA si turist, por sipas saj, nuk mund të shkojë si zyrtar i PD-së, apo si politikan.

Unë nuk mund të them se zoti Basha ka problem si turist në SHBA, ai mund të udhëtojë si turist, mund të jetë i lirë për këtë, por nuk e di sesa mund të udhëtojë ai si kryetar i PD-së. Nuk mund të hamendësoj dhe nuk do ta dëshiroja që kryetari i PD-së të ishte në listën e zezë të zotit Biden”, u shpreh ajo në “Repolitix”, ndërsa u pyet nëse refuzimi i vizës së Bashës ka lidhje me lobimin rus.

“Mesa di unë afera është mbyllur në Shqipëri me një vendim të gjykatës së Apelit. Çështja mund të jetë e hapur në SHBA dhe mesa di unë ka qenë e hapur më parë, por nuk e di se çfarë ka ndodhur. Lobimi në çfarëdolloj forme me para, e cila impolikon presidentin në detyrë, ishte një fotografi, por implikonte presidentin në detyrë dhe sidomos ajo çka u tha në media që ishte diçka e lidhur me lobime që vinin nga burime të panjohura apo të papëlqyera, natyrisht që do përbënte një problem të madh për një President në detyrë.

Institucionet ligjzbatuese në SHBA nuk janë shaka, ata natyrisht veprojnë çdo moment. Mbit ë gjitha, uynë sot i drejtohem zotit Basha dhe e pyes, është e deklaruar sot në fara, që është departamenti i Drejtësisë, është e deklaruar edhe sot po të hyni, me firmën e Lulzim Bashës është bërë bnjë kontratë në SHBA për një kompani lobuese në atë kohë 675 mijë dollarë, lobim për PD. Më falni është lobuar gjë për PD-në se unë nuk kam parë për PD të jetë bërë edhe një vizitë.

E para, ku i ka gjetur zoti Basha këto para. E dyta, është për çfarë kanë shkuar, ku kanë shkuar këto para se unë nuk shoh lobim, se unë lobim quaj kur kryetari i partisë sime me një pjesë të grupit parlamentar të bëjnë një vizitë në muaj në SHBA. Atë quaj lobim unë, po të mos vizitosh Uashingtonin  4 vjet nuk është lobim”, theksoi Harxhi më tej./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ekzekutimi i vendimeve  gjyqësore/ Ballanca “shigjeton” qeverinë

Publikuar

-

Nga

Ekzekutimi i vendimeve  gjyqësore/ Ballanca “shigjeton” qeverinë

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca thotë se qeveria duhet të marrë masa për të ekzekutuar vendimet gjyqësore, pasi Shqipëria ka bërë hapa pas në këtë drejtim.

E ftuar në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi, Ballanca shtoi se këto detyrime duhen adresuar sa më parë.

Shqipëria gjatë mandatit që unë kam, pasi qeveria nuk ka zbatuar për shkaqe buxhetore, për shkaqe besoj edhe të pandemisë edhe të tërmetit ky është justifikimi që qeveria ka dhënë nuk ka pasur mundësi që të adresojë problematikën e detyrimeve që ajo ka. Kjo fatkeqësisht me një numër vendimesh që janë duke ardhur kundër Shqipërisë edhe në nivel ndërkombëtar do ta përkeqësojë situatën për ekzekutimin e vendimeve brenda për brenda vendit.”- tha Ballanca në Përballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE