LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Kemi një ditë pak gri, por pas errësirës vjen drita”/ Kryemadhi uron besimtarët

13 Maj 2021, 09:35, Aktualitet CNA
“Kemi një ditë pak gri, por pas errësirës vjen

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka qenë sot në zyrat e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Në një dalje pulbike për mediat, Kryemadhi ka uruar të gjithë besimtarët për festën e Fitër Bajramit.

Kryetarja e LSI u shpreh se dita e sotme është pak gri por shtoi se pas errësirës gjithmonë vjen drita. Ndërsa tha se kjo ditë sjell një frymë të re të nevojshme për të gjithë shqiptarët.

?Dua t?ju uroj të gjithë shqioptarëve pas një muaji stërmundimesh ëpr të shlyer të gjtiha mëkatet e jetës, sot është dita e krijimit të një fryme të re, për të cilën shqiptarët sot kanë nevojë më shumë se kurrë. Dua tju uroj të gjithë shqiptarëve, gëzuar festën, jo vetëm myslimanëve pasi kjo është një festë bashkimi në familjet tona. Besimi në Zot n?a jep kurajën dhe forcën për t?u ngritur dhe për të ëprballuar forcën dhe për të gjetur sfida të reja të domosdoshme për të gjithë ne. Faleminderit dhe gëzuar përshumëvjet të gjithëve!?- tha Kryemadhi./CNA.al

Lajmet e fundit nga