Connect with Us

Jeruzalemi/ Çfarë po luhet pas valës së fundit të dhunës në Qytetin e Shenjtë

Politikë

Jeruzalemi/ Çfarë po luhet pas valës së fundit të dhunës në Qytetin e Shenjtë

Publikuar

-

Nga Carlo Aldrovandi “The Conversation”

Dhuna në xhaminë Al-Aksa apo Zonën e Tempullit të Malit dhe në Qytetin e Vjetër të Jeruzalemit, ka degraduar në diçka më të madhe dhe më të rrezikshme. Përleshjet midis forcave izraelite të sigurisë dhe protestuesve palestinezë gjatë fundjavës që lamë pas kanë lënë qindra të plagosur.

Tensionet u rritën më tej të hënën në mbrëmje, kur sulmet ajrore izraelite të ndërmarra
në shenjë hakmarrje për sulmet me raketa nga ana e Hamasit, shkaktuar vdekjen e 25 palestinezëve në qytetin e Gazës. Episodi i fundit i dhunës, nuk mund t’i atribuohet një shkaku të vetëm.

Ai duhet të lidhet me një peizazh më të gjerë faktorësh destabilizues, pesha kumulative e të cilave ka çuar në krizën aktuale pas disa muajsh vlimi në vetvete. Gjithsesi, pati një reagim zinxhir nga përpjekjet e vazhdueshme për të dëbuar nga shtëpitë e tyre familjet palestineze që jetonin për breza të tërë në lagjen lindore të Jeruzalemit, Sheik Jarrah.

Aktualisht po zhvillohet një betejë ligjore midis banorëve palestinezë dhe Nahalat Shimon – një organizatë që mbështet lëvizjen sioniste në Izrael, dhe që po përpiqet të ndryshojë demografinë e Jeruzalemit Lindor në favor të një popullsie hebreje. Mbështetja ndaj familjeve në Sheikh Jarrah erdhi menjëherë nga banorët e zonave të tjera palestineze, përfshirë një numër të madh qytetarësh arabo-izraelitë nga lagjia Umm al-Fahm dhe Xhafa. Njëkohësisht, mijëra njerëz nisën që të protestonin para Portës së Damaskut, vend që javët e fundit është bërë “Sheshi Tahrir” i Jeruzalemit Lindor.

Shumë nga protestuesit ishin besimtarë myslimanë, të cilët iu bashkuan protestës pasi kishin marrë pjesë në lutjet në Xhaminë Al-Aksa. Vlen të përmendet se kriza ndodhi gjatë ditëve të fundit në muajin e shenjtë të Ramazanit:kulmi i kalendarit islamik, por edhe koha më e paqëndrueshme e vitit në Jeruzalem.

Vetëm të premten e datës 7 maj, rreth 200 palestinezë u plagosën rëndë, dhe shumë të
tjerë u arrestuan pas përleshjeve të ashpra me policinë izraelite. Policia izraelite ishte tepër agresive në përpjekjet e saj për të frenuar protestat, të cilat u zgjeruan shumë shpejt në të gjithë Jeruzalemin, Bregun Perëndimor dhe shumë fshatra arabe në Izraelin Qendror dhe atë Verior. Pamundësia për ta frenuar dhunën në Jeruzalem dhe territoret e tjera të pushtuara, është pjesërisht rezultat i mosmarrëveshjeve të brendshme në udhëheqjen palestineze dhe qeverinë izraelite. Në kampin palestineze, po zhvillohet një luftë për pushtet midis Hamasit dhe presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmud Abaz.

Hamasi e rriti qëllimisht tensionin me Izraelin, duke e qëlluar me raketa nga Gaza, si një strategji propagandistike për të ndërtuar kapital politik në kurriz të Abaz. Ndërkohë ky i fundit i ka shtyrë zgjedhjet për Këshillin Legjislativ Palestinez, nga frika e humbjes së terrenit në favor të rivalëve të tij radikalë islamikë.

Politika izraelite është futur prej disa vitesh në një ngërç, pasi 4 palë zgjedhje parlamentare të njëpasnjëshme kanë dështuar që të prodhojnë një qeveri të qëndrueshme dhe funksionale. Kjo ka pasur pasoja të rënda për trajtimin e krizës.

Ndërkaq, është e rëndësishme të mos nënvlerësohen edhe pasojat katastrofike që ka shkaktuar Covid-19 në Jeruzalemin lindor, duke lënë të papunë shumë të rinj palestinezë, teksa më të pashpresët janë distancuar nga udhëheqjet e tyre politike përkatëse. Palestinezët e rinj që protestojnë në shkallët e Portës së Damaskut, apo në rrugët e Qytetit të Vjetër dhe para Xhamisë Al-Aksa, nuk janë të frymëzuar nga ideologjitë e prindërve të tyre, por kryesisht nga një ndjenjë e madhe zemërimi, neverie dhe zhgënjimi nga politikanët e tyre.

Me tensione kaq të larta dhe me një ngërç politik në të dyja kampet, u duk sikur situata do të dilte jashtë kontrollit gjatë marshimit të flamurit të planifikuar në Ditën e Jeruzalemit. Kjo ngjarje zhvillohet çdo vit, për të kremtuar ribashkimin e Jeruzalemit nga Izraeli pas luftës Gjashtë Ditore të vitit 1967.
Kohët e fundit, për shkak të rritjes së ndikimit të lëvizjes nacionaliste brenda qeverisë së Netanjahut, kjo paradë është shndërruat në një gur themeli në ndërgjegjen kombëtare të shumë sionistëve fetarë. Çdo vit, para festimeve në Sheshin e Murit Perëndimor, qindra të rinj izraelitë marshojnë nga Sheik Jarrah, ndalojnë në Portën e Damaskut dhe më pas vazhdojnë përgjatë rrugës Al-Uad – arteria kryesore në Lagjen Myslimane në Qytetin e Vjetër.

Gjatë marshimit, izraelitët valëvisin në mënyrë sfiduese flamujt e tyre kombëtar, dhe këndojnë këngë patriotike. Ndërkohë, palestinezët e shohin aktivitetin nga prapa gardheve të sigurisë që vendosin enkas forcat e policisë izraelite për këtë festë.

Mënyra se si kjo festë prek hapësirat e tyre të përditshme, perceptohet nga shumica e palestinezëve si një provokim i qartë, dhe si një kujtesë e dhimbshme e poshtërimit që Izraeli u bëri aspiratave të tyre kombëtare më qershor të vitit 1967. Lufta Gjashtë Ditore nënkupton jo vetëm zhvendosjen në shkallë të gjerë të palestinezëve nga banesat e tyre, por ajo solli vendosjen e kontrolli të Izraelit mbi Al-Kuds (emri arab i Jeruzalemit) dhe xhaminë Al-Aksa, vendi i tretë më i shenjtë i besimit Islam, dhe një simbol kryesor i identitetit palestinez.

Të dielën në mbrëmje mijëra palestinezë e rrethuan xhaminë me gurë dhe kokteje Molotov në pritje të Paradës së Ditës së Jeruzalemit. Sipas Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze, përplasjet midis forcave të policisë Izraelite dhe demonstruesve, shkaktuan 300 palestinezë të plagosur.

Kjo ngjarje e detyroi Izraelin t’i pengonte hebrenjtë të hynin në zonën e xhamisë Al-Aksa gjatë kremtimit të Ditës së Jeruzalemit. Ndërkohë edhe Gjykata e Lartë e Izraelit,i shtyu seancat mbi dëbimet e planifikuara të familjeve palestineze në Sheik Jarrah, që ishin caktuar për të hënën.

Por këto përpjekje për ta de-përshkallëzuar situatën, duket se kanë qenë të pamjaftueshme dhe shumë të vonuara. Siç e dimë, Hamasi mori vendimin për të qëlluar me raketa Jeruzalemin Perëndimor dhe Izraelin Jugor, ndërsa Forca e Mbrojtjes së Izraelit u kundërpërgjigj me sulme ajrore, duke vrarë 25 palestinezë. Sërish tensionet në Jeruzalem janë në kulmin e tyre, dhe kjo mund të ketë pasoja potencialisht të tmerrshme për stabilitetin e të gjithë rajonit./Përshtatur nga CNA.al

Burimi: https://theconversation.com/jerusalem-the-politics-behind-the-latest-explosion-of-violence-in-the-holy-city-160647

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Senida Mesi: Po-ja e BE për Shqipërinë do të jetë vendim politik dhe jo teknik

Publikuar

-

Nga

Senida Mesi: Po-ja e Bashkimit Evropian për Shqipërinë do të jetë vendim politik dhe jo teknik

Nënkryetarja e Komisionit të Integrimit, Senida Mesi, në emisionin “Raw Politics” të Erla Mëhillit, foli për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian të Shqipërisë, ku përsëri nuk u dha një datë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për vendin tonë, pavarësisht se të gjitha vendet anëtarë kanë dhënë po-në e tyre.

Senida Mesi tha se Bashkimi Evropian i merr vendimet jo në baza teknike, por politike. Ana teknike janë kushtet që vendi jonë dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur.

Në momentin që Evropa është zgjeruar, qoftë me Hungarinë, Bullgarinë dhe Rumaninë, kanë qenë vendime politike dhe përsëri do të jetë vendim politik. Të mos harrojmë se gjatë periudhës 2018 e deri tani, sa herë është futur në zgjedhje Parlamenti Evropian, apo edhe shtetet anëtare në politikat e brendshme”, tha znj. Mesi.

Senida Mesi tha se kur ka zgjedhje të përgjithshme në Parlamentin Evropian, teza e zgjerimit të BE-së në momentin që ka shumë sfida brendapërbrenda unionit, nuk është një tezë që do i jepte pikë shtesë asnjërës nga forcat politike që po qeverisin, apo tentojnë të qeverisin në Bashkimin Evropian.

Për Shqipërinë, znj. Mesi tha se këtë vit ka qenë shumë e qetë se në çdo takim tjetër të bërë nga Këshilli Evropian, të paktën nga 2018-ta deri tani, pasi të gjitha vendet kanë rënë dakord se vendi ynë i ka përmbushur kushtet e përcaktuara nga BE-ja.

“Në çdo raport të BE-së që nga 2018-a deri tani, kemi marrë përgjigjen se Shqipëria është gati. Edhe në 2020 thanë se jemi gati dakord që të hapen negociatat por pa caktuar dy elementë kryesorë, strukturën negociuese dhe datën e Konferencës së Parë Ndërqeveritare”, tha znj. Mesi./ Euronews Albania

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet e 30 qershorit/ Vasjari: Gjykata Kushtetuese po përballet me presion politik

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet e 30 qershorit/ Vasjari: Gjykata Kushtetuese po përballet me presion politik

Analisti Arjan Vasjari foli mbrëmjen e sotme për vendimin e Gjykatës Kushtetuese që të pezullojë gjykimin për zgjedhjet e 30 qershorit dhe të presë opinionin e Komisionit të Venecias.

Vasjari tha se Gjykata Kushtetuese gjendet në një pozitë shumë të vështirë, pasi theksoi se në fund duhet një vendimmarrje e drejtë për të ardhmen e zgjedhjeve.

Gjithmonë prononcimet për drejtësinë në tërësi, por për Gjykatën Kushtetuese janë delikate, veçanërisht që ne presim produkte prej saj. Nëse do të pranonim se është produkt gjysmë i gatshëm. Është e vërtetë se Komisioni i Venecias ka një qëndrim të saj me zgjedhjet lokale (30 qershorin). Ajo që konstatoj është se Kushtetuesja ndodhet përballë një vendimmarrje, e cila nuk është një çështje që ka të bëjë me reputacionin e saj, por do duhet të marrë një vendim të drejtë për të ardhmen e zgjedhjeve. Në të gjitha rastet ngelet një gjykatë e re. Në historinë e Shqipërisë, nuk i ka ndodhur një gjykate që të merret me çështje kaq komplekse”, u shpreh ai, ndërsa deklaroi se Gjykata Kushtetuese po përballet me presion politik.

“Nga ana tjetër politika s’po e lë të qenë Gjykatën Kushtetuese. Të gjitha palët kërkojnë që të involvojnë gjykatën për të zgjidhur një konflikt politik. Të gjithë e kanë ‘kapur prej xhakete’ Gjykatën Kushtetuese dhe i kërkojnë që të zgjidh konfliktin politik. Por vendimin më të qartë e jep Komisioni i Venecias. Për mua është më e thjeshtë që të shkarkosh presidentin si vendimmarrje. Pozicioni i Gjykatës Kushtetuesja është i thjeshtë, por qëndrimi që do të mbajë për zgjedhjet lokale, do të ishte jo thjesht në një presion politik, por mendoj se me të gjitha rastet do të kërkonte opinion nga Venecia, edhe pse e ka dhënë një opinion për këtë çështje. Në Komisionin e Venecias shkon vetëm një gjë; nëse akti i dekretit të Presidentit është akt individual. Pas kësaj qëndron legjitimohem apo jo zgjedhjet e 30 qershorit. Ky është momenti më i vështirë.

Gjykata Kushtetuese do të involvohet për të zgjidhur çështje legjitimiteti. Është në një pozicion të vështirë. nuk dua që të besoj se ekziston një presion politik. ‘Kushtetuesja’ është maja e sistemit. Kjo si vendimmarrje (për 30 qershorin) është më komplekse se çështja e detit me Greqinë. Gjykata Kushtetuese është në presion nga palët politike. Sot më bëri përshtypje deklarata e një funksionari të PD. Ai ndërtonte gati një insinuatë, ku thoshte; shpresoj që Komisioni i Venecias mos të jetë në presion politik. Kjo është një provë tjetër që gjykata gjendet në presion. Po merr një vendim që do të impaktojë në mënyrë të jashtëzakonshme shumë dinamika në këtë vend”, theksoi analisti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vendimi i Kushtetueses për 30 qershorin/ Rakipllari: Është absurd, kishim më shumë pritshmëri

Publikuar

-

Nga

Vendimi i Kushtetuese për 30 qershorin/ Rakipllari: Është absurd, kishim më shumë pritshmëri

Gjykata Kushtetuese pezulloi dje gjykimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, që u ankimuan nga opozita joparlamentare dhe vendosi t’i drejtohet Komisionit të Venecias përsa i përket kësaj çështjeje.

Lidhur me këtë ka folur mbrëmjen e sotme gazetari Robert Rakipllari, i cili e quan vendimin absurd. Ai deklaroi në emisionin “Real Story” se Shqipëria ka investuar shumë të drejtësia e re dhe pret më shumë se kaq.

Ne presim që Gjykata kushtetuese të na japë vendimin jo për të diskutuar mandatin e këtyre, pasi kjo është histori e mbyllur. Por presim që në pikëpamjen institucionale ku është thënë se; ‘në këtë vend nuk do të ketë më dhunë’, por do të zgjidhen çështjet me institucione. Presidenti në ato momente nxori një dekret, ushtroi një të drejtë kushtetuese. Ne kemi bërë debate prej dy vitesh. Por a ka një trupë më të mirë se sa Gjykata Kushtetuese, që të thotë se kjo është e drejtë apo e padrejtë. Është vendim absurd se ne kemi investuar kaq shumë te drejtësia e re, kemi kaq pritshmëri tek Drejtësia, dhe shkojmë tek Venecia.

Mund të ndodh edhe ndryshe. Këta zotërinj mund të mblidhen 4 me 3, ose 6 me një dhe mund të thonë; ‘ne nuk e marrim dot një vendim’ dhe e largojnë nga vetja. Ne duam të dimë nëse këto zgjidhje ishin të drejta apo jo. A mund të behën në këtë vend zgjedhje pa kandidatë apo jo?! Mund të shtyjë presidenti apo jo zgjedhjet? Për çfarë e kemi ne drejtësinë e re?! Këtë mund të jetë më të ndershëm se ata, e kanë kaluar vettingun, por nga duhet kompetenca”, u theksoi gazetari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE