Connect with Us

Izraeli përgatit plane për inkursion në Rripin e Gazës

Bota

Izraeli përgatit plane për inkursion në Rripin e Gazës

Publikuar

-

Izraeli përgatit plane për inkursion në Rripin e Gazës

Komandantët ushtarakë të Izraelit kanë hartuar një plan beteje për një inkursion në Gazë dhe pritet ta paraqesin atë më vonë gjatë ditës së enjte. Lajmi u konfirmua nga një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes Izraelite (FMI)-së.

Gjatë një konference për shtyp për median lokale zëdhënësi i FMI-së Hidai Zilberman tha se ekzistojnë mundësitë për një inkursion tokësor.

FMI-ja ka dislokuar brigadat e këmbësorisë në kufirin me Gazën, së bashku me tanke dhe mjete ushtarake.

Vendimi për një pushtim të Rripit të Gazës, i cili kontrollohet nga grupi islamik i Hamasit, varet nga qeveria izraelite. Nëse jepet drita jeshile, kjo do të shënonte inkursionin e parë në këtë territor që nga viti 2014.

Të mërkurën në mbrëmje ushtria izraelite dhe luftëtarët palestinezë të Hamasit vazhduan shkëmbimet e raketave. Nga ana tjetër autoritetet izraelite njoftuan rreth një vale të re trazirash që përfshinë qytetet izraelite të cilat çuan në arrestimin e 400 personave. Të enjten militantët e Hamasit nisën një seri sulmesh me raketa ndaj Izraelit pas vrasjes në Gazë gjatë një sulmi ajror izraelit të një komandanti të lartë të grupit palestinez, Bassem Issa.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë së Hamasit deri të enjten herët në mëngjes numri i të vdekurve në Gazë nga sulmet me raketa arriti në 83 persona mes tyre 17 fëmijë. Organizatat bamirëse lokale thonë se disa prej të vdekurve në Gazë u shkaktuan nga raketat e Hamasit që nuk arritën të godasin objektivat izraelitë. Ministria palestineze e Shëndetësisë tha të enjten se 487 persona janë plagosur.

LEXO EDHE:  Vizat në SHBA/ Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane

Autoritet izaraelite njoftuan se shtatë izraelitë janë vrarë, mes tyre një djalë gjashtë vjeçar.

OKB-ja ka paralajmëruar se konflikti, i cili nisi në mes të muajit prill me përplasjet në rrugët e Jeruzalemit, një qytet që si izraelitët ashtu edhe palestinezët e konsiderojnë si kryeqytetin e tyre, rrezikon “të përshkallëzohet në një luftë në shkallë të gjerë, që do të përfshinte të gjitha kapacitetet ushtarake të palëve”.

Autoritetet izraelite kanë vendosur trupa shtesë policie në qytetet izraelite me popullsi të përzierë arabo-hebraike pas dy netë përleshjesh në qytetet e Haifa-s, Acre-s, Ramle-s dhe Lod-t, ku u dogjën tre sinagoga. Televizionet izraele transmetuan pamje të drejtpërdrejta në mbrëmje të një turme hebrejsh tek rrihnin në një zone afër Tel Avivit drejtuesin e një automjeti me origjinë arabe. Presidenti izraelit Reuven Rivlin u bëri thirrje izraelitëve që të ndalnin atë që e quajti marrëzi.

Nën drejtimin e Presidentit të SHBA-së Joe Biden, disa udhëheqës të huaj po vazhdojnë përpjekjet për të bindur palët për të ulur tensionet. Të mërkurën në mbrëmje Presidenti Biden zhvilloi një bisedë me udhëheqësin izraelit Binyamin Netanyahu. Ai tha se Izraeli “kishte të drejtë të mbrohej”, por shtoi se “prishmëritë dhe shpresa e tij janë që kjo situatë të marrë fund sa më parë”./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Qasja ndryshe e Presidentit Biden ndaj udhëheqësit rus

Publikuar

-

Nga

Qasja ndryshe e Presidentit Biden ndaj udhëheqësit rus

Presidenti Joe Biden flet shpesh për atë që ai e sheh si thelbësore në zbatimin e një politike të jashtme efektive: ndërtimin e marrëdhënieve personale. Por ndryshe nga katër paraardhësit e tij më të fundit në Shtëpinë e Bardhë, të cilët bënë përpjekje për të ndërtuar një lloj marrëdhënieje me Vladimir Putinin, Presidenti Biden e ka bërë të qartë se krijimi i një raporti personal mund të ketë kufij kur bëhet fjalë për udhëheqësin rus.

Presidenti amerikan, i cili pritet të takohet me Presidentin rus ballë për ballë të mërkurën në Gjenevë, është i vetëdijshëm rreth aftësive të zotit Putin për të mbijetuar edhe pse vendi i tij nuk është më një fuqi ekonomike botërore.

Presidenti Biden ka përsëritur shpesh një episod nga takimi i tij i fundit me zotin Putin 10 vjet më parë kur ai ishte nënpresident dhe zoti Putin në detyrën e kryeministrit. Udhëheqësi rus ishte shkëputur nuk ishte president në atë kohë, pasi kushtetuta e vendit ndalonte një mandat të tretë radhazi, megjithatë ai ende shihej si udhëheqësi më i fuqishëm i Rusisë.

Zoti Biden i tha biografit Evan Osnos se gjatë takimit mes tyre në vitin 2011, zoti Putin i kishte treguar zyrën e tij luksoze në Moskë. Zoti Biden kujton se e kishte thumbuar zotin Putin, një ish-oficer i KGB-së, duke i thënë: “Është e mahnitshme se çfarë mund të arrijë të bëjë kapitalizmi“.

Zoti Biden tha se më pas ndërsa qëndronte shumë pranë zotit Putin, i kishte thënë: “Zoti Kryeministër po ju shoh në sy dhe nuk mendoj se ju keni shpirt. Zoti Biden thotë se zoti Putin kishte buzëqeshur dhe i ishte përgjigjur: “Ne e kuptojmë njëri-tjetrin”.

Nga ana e tij Presidenti Putin, në një intervistë për rrjetin televiziv NBC, të transmetuar të hënën, tha se nuk e mbante mend një bisedë të tillë. “Nuk e mbaj mend këtë bisedë mes nesh“, tha zoti Putin.

Komenti i zotit Biden ishte pjesërisht një shpotitje ndaj ish-Presidentit George W. Bush, i cili u përball me kritika pas takimit të tij të parë me udhëheqësin rus, kur tha se e “ka parë atë (Putinin) në sy” dhe “kishte qenë në gjendje t’i kuptonte shpirtin”.

Por duke rikujtuar këtë bisedë të disa dekada më parë me zotin Putin, Presidenti Biden gjithashtu është përpjekur të tregojë se ai nuk ka asnjë iluzion rreth asaj që përfaqëson udhëheqësi rus, ndryshe nga paraardhësit e tij.

Tashmë Presidenti Biden dhe ai rus Putin do të takohen sërish, në një moment kur marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë duket sikur ndërlikohen çdo ditë. Presidenti Biden në mënyrë të përsëritur e ka kritikuar udhëheqësin rus dhe ka vendosur sanksione kundër subjekteve ruse dhe individëve të lidhur me të, mbi akuza për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2020 dhe sulmin kibernetik ndaj agjencive federale.

Pavarësisht sanksioneve zoti Putin nuk është tutur. Javët e fundit hakera rusë me bazë në Rusi kanë zhvilluar sulmeve kibernetike ndaj një tubacioni kryesor të naftës në SHBA si dhe furnizuesit më të madh të mishit në botë. Zoti Putin ka hedhur poshtë dyshimet për përfshirje të Kremlinit në këto akte.

LEXO EDHE:  SHBA/Rregulla të reja të aviacionit

LEXO EDHE:  Trump kundërshton drejtorin e CDC-së për vaksinat dhe maskën

Michael McFaul, ish-ambasador i SHBA-së në Rusi, i cili shoqëronte zotin Biden në takimin e vitit 2011 me zotin Putin, tha në një intervistë se zoti Biden mund të ketë një skepticizëm më të thellë dhe ndoshta një pikëpamje më të informuar mbi zotin Putin sesa çdo paraardhës i tij në Shtëpinë e Bardhë.

Njohuritë e zotit Biden mbi rajonin mund të jenë më të mira se të kujtdo që ka mbajtur këtë detyrë“, thotë zoti McFaul. “Biden ka shpenzuar kohë në Gjeorgji. Ai ka kaluar një periudhë të madhe kohe në Ukrainë. Kam udhëtuar me të në Moldavi dhe ai ka qëndruar për shumë kohë në pjesën lindore të vendeve aleate të NATO-s. Ai ka qenë në ato vende dhe ka dëgjuar nga afër lidhur me agresionin dhe kërcënimin rus. Kjo ka krijuar një përbërës unik të analizës së tij mbi zotin Putin, të cilin presidentët e tjerë nuk e kanë pasur“.

Zoti Biden ka thënë se si president, ai do të zbatonte një qasje ndryshe në marrëdhëniet e tij me zotin Putin krahasuar me ish-Presidentit Donald Trump, i cili tregoi një respekt të pazakontë ndaj udhëheqësit rus. Qasja do të ishte ndryshe edhe në raport me qëndrimin e tre presidentëve të tjerë të SHBA-së të cilët kanë mbajtur këtë detyrë ndërsa zoti Putin ishte në pushtet në Rusi.

Në muajin shkurt gjatë vizitës së tij të parë në Departamentin e Shtetit në detyrën e presidentit, zotit Biden u tha punonjësve të agjencisë se ditët e “nënshtrimit” ndaj zotit Putin kanë përfunduar, çka u pa hapur si një goditje ndaj zotit Trump. Më vonë gjatë një interviste për rrjetin televiziv ABC News, zoti Biden iu përgjigj pozitivisht pyetjes nëse mendonte se zoti Putin ishte “një vrasës”.

Prirja e zotit Trump për t’u përulur ndaj zotit Putin bëri që shumë në Uashington të ngrinin hapur dyshime se rusët mund të dispononin të dhëna problematike rreth manjatit të pasurive të patundshme. Si zoti Trump ashtu edhe zoti Putin i kanë hedhur publikisht poshtë spekulimet.

Në mënyrë të përsëritur ish-Presidenti Trump është përpjekur ta shuajë akuzën e fortë, nënvizuar nga komuniteti amerikan i zbulimit se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet amerikane të vitit 2016. I pyetur në konferencën e tyre të përbashkët për shtyp në fund të takimit mes tyre në 2018 në Helsinki të Finlandës, së cilin besonte zbulimin amerikan apo zotin Putin, zoti Trump ngriti pikëpyetje ndaj gjetjeve të inteligjencës amerikane.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se Presidenti Biden nuk do të mbajë një konferencë të përbashkët për shtyp me zotin Putin, por do të flasë për mediat më vete pas takimit të së mërkurës. Zyrtarët e administratës thonë se zoti Biden nuk dëshiron t’i japë fuqi zotin Putin. I pyetur të dielën rreth arsyeve se pse vite të tëra sanksionesh amerikane nuk e kanë ndryshuar sjelljen e zotit Putin, Presidentit Biden qeshi dhe u përgjigj: “Ai është Vladimir Putin“./ VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Britania e Madhe shtyn heqjen e plotë të kufizimeve

Publikuar

-

Nga

Britania e Madhe shtyn heqjen e plotë të kufizimeve

Britania e Madhe ka shtyrë heqjen përfundimtare të të gjitha kufizimeve kundër pandemisë deri më 19 korrik 2021.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, tha se shtyrja po ndodh për shkak të një rritjeje të numrit të të infektuarve me variantin Delta të koronavirusit.

Planet e qeverisë britanike kanë qenë që me 21 qershor të rihapet plotësisht ekonomia e vendit.

Në Angli, shumica e rregullave aktuale – përfshirë kufizimet në numrin e njerëzve që mund të takohen në bare dhe restorante do të vazhdojnë të mbesin në fuqi, megjithëse kufizimet në numrin e mysafirëve të lejuar në dasma do të hiqen.

“Nës, pas dy javësh, kemi arritur në përfundimin se rreziku është zvogëluar, atëherë ekziston mundësia që të marrim vendim për një hapje të plotë”, tha Johnson.

“Në një periudhë të caktuar, ne do të duhet të mesohemi të jetojmë me virusin dhe ta menaxhojmë atë sa më mirë që të mundemi”, tha kryeministri.

LEXO EDHE:  Doktori amerikan apel qytetarëve/ “Bëni kujdes, kulmi i të infektuarve me virus rreth datës 1 maj”

LEXO EDHE:  SHBA: Moti i ashpër pengon shpërndarjen e vaksinave

PE miraton vendimin për certifikatat COVID-19

Varianti Delta i koronavirusit të ri, që është më i transmetueshëm, u identifikua së pari në Indi. Rreth 96 për qind të rasteve në Mbretërinë e Bashkuar janë me këtë variant të virusit.

Rastet pozitive janër rritur për 50 për qind javën e kaluar.

Varianti Delta besohet të jetë rreth 60 për qind më i transmetueshëm se varianti Alpha i identifikuar për herë të parë në Britaninë e Madhe.

Sidoqoftë, hospitalizimet dhe numri i viktimave mbeten të ulëta, falë fushatës së vaksinimit të zhvilluar në Britaninë e Madhe.

Më shumë se 55 për qind e të rriturve në Mbretërinë e Bashkuar kanë marrë dy dozat e vaksinës./Rel

LEXO TE PLOTE

Bota

Pranimi i studentëve në Harvard/ Gjykata e Lartë kërkon mendimin e administratës Biden

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara të hënën i kërkoi administratës së Presidentit Joe Biden të jepte pikëpamjet e saj mbi çështjen nëse anëtarët e saj duhet të shqyrtojnë një sfidë ndaj procesit të pranimit të studentëve në Universitetin e Harvardit.

Kjo çështje, nëse shqyrtohet nga gjykata, do t’i jepte shumicës konservatore të saj një shans për t’i dhënë fund politikës së veprimit afirmativ, e cila i jep përparësi rritjes së numrit të studentëve afrikano-amerikanë dhe hispanikë në universitetet amerikane.

Veprimi nga gjykata sinjalizon interesin e të paktën disa prej nëntë anëtarëve të saj për të shqyrtuar një apel të sjellë nga një grup i quajtur Studentët për Pranime të Drejta, i themeluar nga aktivisti kundër politikës për veprime afirmative për rritjen e numrit të studentëve të komuniteteve pakicë në universitete, Edward Blum, të vendimit të një gjykate më të ulët që mbështeti programin e Harvardit. Padia akuzon Harvardin për diskriminim të aplikantëve aziatiko-amerikanë në shkelje të një ligji historik të të drejtave civile të vitit 1964.

Gjykata e Lartë ka një shumicë konservatore 6-3.

Edward Blum tha në një deklaratë se grupi i tij “mbetet me shpresë se pavarësisht nga pikëpamjet e prokurorittë përgjithshëm (të administratës së Presidentit Biden), gjyqtarët do të marrin në shqyrtim çështjen tonë dhe do t’i japin fund programit që favorizon pakicat në konkurrencën për pranimet në kolegje”.

Harvard nuk pranoi të komentonte çështjen.

Përdorimi i veprimit afirmativ i ka rezistuar shqyrtimit në Gjykatën e Lartë për dekada, përfshirë rastin e një vendimi të vitit 2016 që përfshinte një student të bardhë të mbështetur nga zoti Blum, i cili sfidoi një politikë të ngjashme të Universitetit të Teksasit, megjithëse gjykatësit ngushtuan fushën e zbatimit të saj.

LEXO EDHE:  “Janë hedhur tonelata…”/ LSI, thirrje urgjente BE dhe SHBA: Hetimi i Reformës në Drejtësi nuk pret më!

LEXO EDHE:  Trump kundërshton drejtorin e CDC-së për vaksinat dhe maskën

Gjykata e Parë e Apelit me bazë në Boston në nëntor vendosi që marrja në konsideratë e racës nga Harvardi nuk ishte “gjerësisht e palejueshme” dhe ishte “kuptimplotë” sepse parandalonte rënien e nivelit të larmisë racore në komunitetin e studentëve. Një gjykatës federal në vitin 2019 vendosi gjithashtu në favor të Universitetit të Harvardit pas një gjyqi tre-javor.

Harvardi, një nga universitetet më prestigjioze të botës, ka thënë se numri i studentëve afrikano-amerikanë dhe hispanikë do të ulej me gati gjysmën e shifrës aktuale nëse do të eliminohej programi i tij i veprimit afirmativ. Avokatët e Harvardit thanë se ajo e konsideron garën “vetëm në një mënyrë fleksibile dhe jo-mekanike” dhe nuk favorizon automatikisht konkurrenca të caktuara për të vendosur se cilët studentë do të pranojnë.

Grupi i aktivistit Edward Blum paraqiti një padi në vitin 2014, duke akuzuar Harvardin për shkeljen e Nenit të VI të Aktit për të Drejtat Civile të vitit 1964, i cili ndalon diskriminimin bazuar në racë, ngjyrë ose origjinë kombëtare të studentëve nga një program ose aktivitet që merr ndihmë financiare federale. Harvardi është një universitet privat me seli në Kembrixh të Masaçusetsit, që merr fonde federale.

Grupi Studentët për Pranimet e Drejta ka thënë se anëtarët e saj përfshijnë aplikantë Aziatiko-Amerikanë të refuzuar nga Harvardi. Identitetet e këtyre aziatiko-amerikanëve nuk janë publikuiar gjatë gjithë procesit gjyqësor. Zoti Blum ka thënë se të gjithë ata shënuan rezultate të larta në teste dhe morën pjesë në aktivitete jashtëshkollore në shkollat e tyre të mesme dhe se avokatët e Harvardit morën në pyetje shumë prej tyre gjatë procesit gjyqësor./ VOA

LEXO TE PLOTE