Connect with Us

INSTAT konfirmon 9,300 vdekje shtesë në një vit pandemi/ Rekord Tirana

Lajme

INSTAT konfirmon 9,300 vdekje shtesë në një vit pandemi/ Rekord Tirana

Publikuar

-

Pandemia e Covid-19, një vit pas fillimit të saj, ka dhënë pasoja fatale në rritjen e vdekshmërisë shtesë në vend.

Të dhënat e publikuara sot nga INSTAT bëjnë të ditur se nga prilli 2020 deri në mars 2021, u shënuan rreth 9,300 vdekje shtesë në krahasim me periudhat përkatëse të vitit të mëparshëm, kur virusi nuk ishte i pranishëm. (për të njëjtën periudhë, zyrtarisht janë 2423 vdekje Covid).

Gjatë kësaj periudhe 12 mujore (prill 2020-mars 2021) kanë humbur jetën rreth 31 mijë persona, nga 21.8 mijë persona në prill 2019-mars 2020, me një rritje prej rreth 42.7%.

Vetëm në tremujorin e parë të vitit 2021 janë shënuar gjithsej rreth 9,657 vdekje, me një rritje prej 55.8% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020 dhe me 52% në raport me mesataren 2016-2019.

Rritja e fataliteteve nisi që në tremujorin e dytë 2020 (+4.6%), pasi vendi filloi të dilte gradualisht nga karantina, u përshpejtua në tremujorin e tretë (+32.3%) dhe kulmoi në tremujorin e katërt, me një rritje prej 73% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Pasi qeveria nuk zgjodhi të ndërmarrë masa të ashpra karantine, vdekshmëria e lartë shtesë vijoi edhe në tremujorin e parë të këtij viti (+56%), ndryshe nga pjesa tjetër e Europës, që arriti të frenonte virusin përmes izolimeve më të rrepta.

Qarqet, Në Tiranë vdekjet u rritën me 77% në TI 2021; Shkodra dhe Lezhe rekord për vitin pandemik

Rritja e vdekshmërisë ka qenë më e fortë në të gjitha qarqet si në tremujorin e parë 2021, ashtu dhe përgjatë një viti pandemi.

Në tremujorin e parë, rekordin e mban Tirana, ku fatalitetet u shtuan me 77.4%, e ndjekur nga Vlora, me 74%, dhe Durrësi me +72.9%, ndërsa më e lehtë pandemia ishte në Korçë, me +11%.

Në një vit pandemi (prill 2020-mars 2021), pasojat më të forta në humbjen e jetëve të njerëzve janë konstatuar në qarkun e Shkodrës dhe të Lezhës, me përkatësisht 32.9% dhe 29.5%, e ndjekur nga Elbasani (27%) dhe Tirana 26.1%. ë lehtë e ka kaluar pandeminë Vlora, me rritje prej vetëm 9.5%.

Treguesit Demografikë T I 2021

Sipas publikimit të INSTAT, numri i lindjeve për tremujorin e parë 2021 është 6.006, duke shënuar një rënie me 5,4 %, krahasuar me tremujorin e parë 2020. Numri i vdekjeve për tremujorin e parë 2021 rezulton 9.657, duke shënuar një rritje prej 55,8 %, krahasuar me tremujorin e parë 2020.

LEXO EDHE:  Situata nga pandemia/ MEPJ publikon masat e reja për personat që do të udhëtojnë drejt Turqisë

Shtesa natyrore e popullsisë, diferenca midis lindjeve dhe vdekjeve në tremujorin e parë 2021, pësoi një rënie krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020, nga 153 në -3.651 në 2021.

Në tremujorin e parë 2021, Kukësi është i vetmi qark i vendit që ka shënuar shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa në qarqet e tjera, shtesa natyrore e popullsisë është negative

Në tremujorin e parë 2021, vlera më e lartë e shtesës natyrore regjistrohet në qarkun e Kukësit, ku numri i lindjeve tejkalon me 10 numrin e vdekjeve, ndërsa ai më i vogël regjistrohet në qarkun e Tiranës, ku vdekjet tejkalojnë me 681 numrin e lindjeve.

Lindjet

Në tremujorin e parë 2021, katër qarqe të vendit kanë shënuar rritje të numrit të lindjeve, ndërsa në tetë të tjerat numri i lindjeve është ulur, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Në tremujorin e parë 2021, numri më i madh i lindjeve regjistrohet në qarkun e Tiranës, me 2.020 lindje, ndërsa ai më i vogël në qarkun e Gjirokastrës, me 113 lindje. Rritjen më të madhe në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të parë 2021, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020, e zë qarku i Gjirokastrës, me 18,9 %.

Uljen më të madhe në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të parë 2021, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020, e zë qarku i Vlorës, me – 16,7 %.

Vdekjet

Në tremujorin e parë 2021, të gjitha qarqet e vendit kanë shënuar rritje të numrit të vdekjeve, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020. Në tremujorin e parë 2021, numri më i vogël i vdekjeve regjistrohet në qarkun e Kukësit, me 168 vdekje, ndërsa ai më i madh në qarkun e Tiranës, me 2.701 vdekje.

Rritjen më të vogël në përqindje të vdekjeve, gjatë tremujorit të parë 2021 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020, e zë qarku i Korçës, me 11,5 %. Rritjen më të madhe në përqindje të vdekjeve, gjatë tremujorit të parë 2021, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020, e zë qarku i Tiranës, me 77,5 %./Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

“Dita e liqenit të Ohrit”/ Tre bashkitë gati planin strategjik, paketë turistike të përbashkët

Publikuar

-

Nga

“Dita e liqenit të Ohrit”/ Tre bashkitë gati planin strategjik, paketë turistike të përbashkët

Në kuadër të 21 Qershorit “Ditës së Liqenit” kryetari i Bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli ka pritur sot në një takim kryetarin e Bashkisë Strugë Ramiz Merko dhe Bashkisë Ohër  Kostandin Georgievski.

Në takim është diskutua për një paketë turistike të përbashkët në vijim dhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta artistike e kulturore në qytetet që lagen nga i njëjti liqen.

Fokusi kryesor është kalimi i bashkëpunimit turistik në një tjetër fazë.

Lëvizja ujore në të dyja anët e liqenit gjithashtu ishtë një prej prej çështjeve të diskutuara dhe që tashmë ka marrë dritën jeshile.

LEXO EDHE:  Situata nga pandemia/ MEPJ publikon masat e reja për personat që do të udhëtojnë drejt Turqisë

LEXO EDHE:  Trump: Mbajtja e maskës bën mirë, por të jetë vullnetare

Këto bashki kanë fatin që shtrihen përgjatë një prej liqeneve më unikalë në botë, prandaj edhe zhvillimi i turizmit duhet të jetë në sinkron mes tre qyteteve.

Pas diskutimit, vizitat vijuan në panairin artizanal dhe në mbyllje një shëtitje me anijen “Lyhnidas” ku Qendra Kulturore shoqëroi me këngë qytetare udhëtimin./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Linda Rama nuk mban dot lotët kur flet për nënën e kryeministrit/ ”Jemi me plagë të hapur”

Publikuar

-

Nga

Linda Rama nuk ka mbajtur dot lotët teksa ka folur për largimin nga jeta të nënës së kryeministrit Edi Rama, Aneta Rama.

E ftuar në emisionin “Ilva Now” në Euronews, Linda Rama tejet e prekur është shprehur se ka patur një lidhje shumë të ngushtë me të dhe se ikja e saj ka lënë një plagë të dhimbshme në jetën e tyre.

Po të ishte Zaho këtu tani, t’ju dëgjonte me këtë pyetje do thoshte, do më shihte mua menjëherë, dhe do thoshte “mami, mos qaj”. Ajo që mund të them unë është që ne jemi akoma me plagë të hapur për humbjen e mamasë së Edit dhe fushata ishte shumë afër dhe na e bëri më evidente mungesën e saj, veçanërisht mua, që në fakt bisedat me mamanë e Edit i kisha të përditshme, sigurisht, por i kisha shteruese, i kisha shumë të gjata dhe vërtet shteruese. Mendoj që kishte një problem me ne sepse ne, mamaja e Edit na kishte bindur në kohë që nuk do ikte asnjëherë. Ajo ishte kurajoze në të gjitha sfidat që e vinte shëndeti i saj i brishtë, ishte dinjitoze, ishte madhështore si e përballoi të papërballueshmen për shkak të gjuhës së egër politike, mbështetsja më e madhe e Edit, kërkuesja më e madhe edhe besimplotë që Edi në politikë i bën mirë Shqipërisë”, u shpreh Linda Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Mandati i tretë i Ramës / Linda: Nuk i kemi festuar kurrë fitoret

Publikuar

-

Nga

Mandati i tretë i Ramës / Linda: Nuk i kemi festuar kurrë fitoret

Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama ka treguar ndjesitë e saj pas fitimit të mandatit të tretë të PS.

Në një intervistë ekskluzive në “Euronews” me Ilva Taren, Linda Rama shprehet se ajo dhe familja e saj nuk kanë festuar asnjë fitore nga zgjedhjet pasi politika për ta është një privilegj për të cilin duhet bërë shumë punë.

Sigurisht ajo e para gjë që mund tëthem që provon një sens lëhetësie. Pasi mandate i tretë i Edit është i rëndësishëm për të çuar përpara me një axhendë që vetëm Edi e çon në një stacion të pakthyeshëm. Ne nuk kemi fituar asnjëherë një fitore të zgjedhjeve të Edit. Në politikë është një privilegj për të vijuar për të bërë punë. Është një konfrimim që pret ta marrësh çdo ditë të jetës tënde”, shprehet Linda Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE