LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto-fakt/ Lana 2021

13 Maj 2021, 14:14, Sociale CNA
Foto-fakt/ Lana 2021

Ndonëse ndodhemi në vitin 2021, Shqipëria dhe kryesisht Tirana, si kryeqenda e gjithë vendit shihet çdo ditë dhe më shumë e ndotur.

Mbeturinat e hedhura gjithëandej janë kthyer në një shqetësim për shëndetin e qytetarëve, por ndonëse për pastrimin e tyre paguhen detyrime mujore, ato sërish të bëjnë ?shoqëri? gjithë ditën.

Lumi i Lanës, që kalon mes për mes Tiranës dhe që duhet të kishte një mirëmbajtje model, është lënë në mëshirë të fatit, ku plastika dhe qeset e plasmasit notojnë mbi të.

Nga një vëzhgim i bërë nga redaksia jonë, shihet qartë panorama që shohim çdo ditë, ku në vend që të çlodhesh kur kalon anash lumit do të duhet të ndërroshë rrugë për të shmangur edhe erën e keqe, sidomos gjatë sezonit pranverë-verë.

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në çdo dalje të tij flet për mënyrën se si ka ndryshuar kryeqyteti gjatë qeverisjes së tij, duke treguar se si të jetojmë të shëndetshëm dhe me ajër të pastër, ndërkohë që në mes të qytetit ka lënë gjithë zhulin.

Veliaj dhe Rama flasin për pallate ndërsa llumi po mbyt qendrën e Tiranës./CNA.al

Lajmet e fundit nga