Connect with Us

Festa e Fitër Bajramit/ Ambasada e SHBA urim për besimtarët myslimanë

Aktualitet

Festa e Fitër Bajramit/ Ambasada e SHBA urim për besimtarët myslimanë

Publikuar

-

Fillimi zyrtarisht i fushatës/ Reagimi i fortë i ambasadës amerikane

Ambasada e SHBA-së në Shqipëri ka uruar besimtarët myslimanë në festën e Fitër Bajramit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada shkruan se kjo festë shënon kulmin e Ramazanit . Më tej theksohet se teksa e gjithë bota përballet e me sfidën e pandemisë së COVID, ka shpresë që ky vit të sjellë shëndet të mirë dhe gëzim në familjet e të gjithëve.

“Në emër të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, dërgojmë urimet më të mira të gjithë atyre që festojnë sot Fiter Bajramin. Kjo festë shënon kulmin e Ramazanit, një muaj në të cilin shumë përjetojnë domethënie, perceptim dhe frymëzim nëpërmjet agjërimit, lutjes dhe bamirësisë.
Ndërsa e gjithë bota është bashkuar në përballjen me sfidën e COVID-19, ne shpresojmë dhe urojmë që ky vit të sjellë shëndet të mirë dhe gëzim në familjet e të gjithëve! Gëzuar Bajramin!”, thuhet në postimin e ambasadës./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Skandaloze/ Genc Pollo filmon hapur votën

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD, Genc Pollo ka filmuar hapur votën e tij në zgjedhjet për kreun e ri të Partisë Demokratike.

Report Tv ka kapur live momentet teksa Pollo po filmonte votën e tij./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet për kreun e ri/ Goxhaj: Farsë elektorale, Basha është spiun për të mbajtur Ramën në pushtet

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet për kreun e ri/ Goxhaj: Farsë elektorale, Basha është spiun për të mbajtur Ramën në pushtet

Avokati Altin Goxhaj ka komentuar procesin zgjedhor për kreun e ri të Partisë Demokratike, ndërsa ka sulmuar kreun aktual të kësaj partie, duke deklaruar se ai është një spiun i sjellë në Shqipëri për të mbajtur në pushtet PS.

Në një intervistë për Fax News, Goxhaj u shpreh  se Basha është npersoni që shiti zgjedhjet te Rama, ndërsa shtoi se në Shqipëri sot nuk ka zgjedhje, por një farsë elektorale.

“Sot nuk ka pasur zgjedhje. Sot ka pasur një farsë elektorale që është më e shëmtuar se ajo që ka ndodhur në 25 prill. Akoma më e shëmtuar se të gjitha zgjedhjet në Shqipëri. Sot ndodh farsa më e nevëritshme se të gjitha zgjedhjet që ka parë Shqipëria në 30 vite. 

Kandidati që do vjedhë karrigen e kryetarit, është diskretituar si tradhëtari. Personi që shiti zgjedhjet te Rama. Dhe taksisti që po vija sot, ishte i bindur te teza jonë që ai është një spiun i sjellë në Shqipëri për të shkatërruar PD dhe për të mbajtur në pushtet PS-në”, tha Goxhaj.

Avokati kishte sjellë në studio një kuti shahu. Duke bërë deklaratën e fortë që zgjedhjet brenda PD-së janë farsa më e madhe në këto 30 vite në vendin tonë, avokati bëri deklaratën e papritur që mbreti i zi të cilin hëngri Basha ditën e djeshme ne tortën e ditëlindjes ishte Sali berisha.

LEXO EDHE:  Ish Avokatja e Shtetit emërohet gjyqtare në Gjykatën e Tiranës

LEXO EDHE:  Distancimi i Ambasadës së SHBA nga tubimi/ Meta nuk pranon të komentojë deklaratën e Yuri Kim

“Kam këtu një fushë shahu. Dua të improvizoj diccka, rreth 24 orë pasi Basha kishte një tortë për ditëlindje me fushë shahu dhe hëngri mbretin e zi. Unë mendoj se këto zgjedhje sot janë një farsë e një loje shahu e trukuar nga palët për të na trukuar ne të tjerëve që shohim lojën.

Unë jam këtu për t’ja bërë të qartë publikut. Sipas të gjithave rregullave të lopjës së shahut fillon i bardhi. Kështu fillon ccdo lojë shahu. Unëe jam te të zinjtë. Qëllimi im është të ha ty mbretin. Dhe për të ngrënë ty mbretin unë bëj të gjitha lëvizjet e mundshme. A ka mundësi njeri të më shpjegojë perse unë filloj duke ngrënë mbretin e zi. Dje Luli me thikë në dorë hëngri mbretin e zi, Berishën. E filloi lojën duke mbyllur lojën”, theksoi Goxhaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gara në PD/ Kandidati për deputet në Tiranë nuk figuron në listën e votuesve

Publikuar

-

Nga

Vijon procesi i votimit për kreun e Partisë Demokratike. Në listën e votuesve mungojnë emra që janë anëtarë të partisë. Pas denoncimit që bëri Edvin Kulluri, një tjetër emër nuk figuron në listën e kandidatëve. Deputeti në listën e Tiranës Ethem Aga nuk figon në listën e anëtarëve të oartisë, dhe si i tillë nuk ka të drejtë të votojë.

Vijon procesi i votimit për kreun e Partisë Demokratike.

Në listën e votuesve mungojnë emra që janë anëtarë të partisë. Pas denoncimit që bëri Edvin Kulluri, një tjetër emër nuk figuron në listën e votuesve.

Deputeti në listën e Tiranës Ethem Aga nuk e ka emrin në listën e anëtarëve të partisë, dhe si i tillë nuk ka të drejtë të votojë./CNA.al 

LEXO EDHE:  Distancimi i Ambasadës së SHBA nga tubimi/ Meta nuk pranon të komentojë deklaratën e Yuri Kim

LEXO EDHE:  Urimi i Marinës për Getin magjeps fansat

 

 

LEXO TE PLOTE