Connect with Us

Demi: I zhgënjyer se i kishim rastet. Luftë për titull? Kur është edhe Tirana…

Sport

Demi: I zhgënjyer se i kishim rastet. Luftë për titull? Kur është edhe Tirana…

Publikuar

-

Presidenti i Partizanit, Gazment Demi, e ka cilësuar si zhgënjyes barazimin e sotëm të ekipit të tij ndaj Tiranës në derbi. Ai vlerësoi pas sfidës se ekipi duhej të shfrytëzonte rastet, ndërsa nuk ngurroi të thumbonte edhe rivalët e kësaj ndeshje.

“Normal që jam i zhgënjyer. Ne rastet i kishim, nuk bëmë dot gol. Por ka edhe tre ndeshje deri në fund.

Për titull? Derisa Tirana luan për titull… .Kështu thonë, që luan për titull.

Ndeshja me Teutën? Do të luftojmë”, ishin fjalët e Demit pas sfidës.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Shpërthen Artan Hoxha: Vetëm futboll nuk shoh këtu, RTSH shet këlysh e merr qen

Publikuar

-

Nga

Gazetari i mirënjohur në Shqipëri për investigimet, Artan Hoxha, është njëkohësisht edhe ndjekës i madh i futbollit. Teksa në çdo televizion shqiptar po transmetohet nga një program i dedikuar për Europianin, Hoxha ka lënë komentin e tij për “Top Arenan” që transmetohet në “Top Channel”.

“Manushi thotë se është emision futboll. E çfarë të thotë vëllai? Mos ka dalë ndonjë sport i ri dhe nuk dimë gjë, se vetëm futboll nuk shoh këtu”, shkruan Hoxha. Ndërkohë më herët është lënë komenti edhe për “merkaton” e RTSH me rikthimin e Dritan Shakohoxhës: “RTSH punon me variantin e kundërt. Nuk ble këlysh dhe shet qen, por shet këlysh e blen qen”.

LEXO TE PLOTE

Sport

Spanja duhet të presë ende për fitoren, barazon edhe ndaj Polonisë

Publikuar

-

Nga

Kombëtarja e Spanjës dhe ajo e Polonisë, kanë ndarë pikët pasi ndeshja mes tyre u mbyll me rezultat 1-1. Pjesa e parë filloi më mirë për spanjollët që patën më shumë raste dhe gjetën golin e epërsisë në minutën e 25’ kur realizoi Alvaro Morata. Pjesa e parë u mbyll me rezultat 1-0.

Pjesa e dytë nisi furishëm për Poloninë, që gjeti golin e barazimit në minutën e 54’ me Robert Lewandowskin. Vetëm katër minuta më vonë në min e 58’ u akordua penallti për Spanjën, por nga pika e bardhë nuk arriti të realizoje Gerad Moreno.

Me këtë barazim, Spanja ka dy pikë pas dy ndeshjeve të para në Grupin E, ndërsa Polonia ka vetëm një pikë. Sa u përket çështjeve të kualifikimit, gjithçka do vendoset në ndeshjet e fundit.





LEXO TE PLOTE

Sport

Vllaznia barazon në miqësore me kampionët e Malit të Zi

Publikuar

-

Nga

Është mbyllur në barazim 1-1, takimi miqësor mes Buduçnostit dhe Vllaznisë, i zhvilluar në Podgoricë. Një test ky i vlefshëm në prag të përgatitjeve për Ligën e Konferencave.

Ndeshja startoi në orën 20:00, teksa pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të vendasve. Në minutën e 5-të, Buduçnost, skuadra kampione e Malit të Zi, përfitoi nga një gabim i mbrojtësit të Vllaznisë, Bulatoviç, i afruar së fundmi në merkato, i cili i dhuroi një top malazezëve, që nuk falën, duke zhbllokuar miqësoren me anë të Mijoviç.

Pavarësisht përpjekjeve të shkodranëve, pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 për kampionët e Buduçnostit. Në minutën e 67-të, ishte talenti Mehdi Çoba, i cili pas asistit të Arsid Krujës, dërgoi topin në rrjetë, duke vendosur baraspeshën.

Pavarësisht përpjekjeve të të dy skuadrave, ndeshja miqësore në minutat në vijim nuk prodhoi gola, duke u mbyllur kështu me rezultatin 1-1.

LEXO TE PLOTE