LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Bashës i duhet plan afatshkurtër”/ Besnik Mustafaj: Të marrë seriozisht zërat kundër tij

13 Maj 2021, 11:04, Politikë CNA
“Bashës i duhet plan afatshkurtër”/ Besnik Mustafaj:

Ish ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj thotë se kreu i PD, Lulzim Basha duhet të ngrejë një strategji afat shkurtër për të shpjeguar se si do të dalë nga kriza.

I ftuar në studion e lajmeve në ABC, Mustafaj ka theksuar se Lulzim Basha duhet që të veprojë sa më shpejtë në mënyrë që të bindë demokratët dhe më pas shqiptarët lidhur me detyrën që ka në PD.

?Menaxhimi i kësaj krize i bie opozitës. Dhe Këshilli Kombëtar do të vendoste nëse do bëhej këto lëvizje dhe turin. Po them se nëse bëhet jashtë një agjendë është e pa nevojshme dhe përpjekje kot që bën Lulzim Basha. Ai ende është legjitim por duhet të sillet si një kryetar legjitim., Dhe duhet të tregojë se askush më shumë se ai është i interesuar që kjo krizë të përfundojë në favor të opozitës? tha Besnik Mustafaj.

Më tej Mustafaj u shpreh se zërat që kanë dal kundër tij, duhet të dëgjohen nga vetë Lulzim Basha.

?Zëra që reflektojnë një shqetësim brenda duhen marrë shumë seriozisht, nga Këshilli Kombëtar, vetë kryesia dhe Basha. Nuk e kam thënë se Basha duhet të japë dorëheqjen por po pres dhe vëzhgoj me sa seriozitet po e menaxhon këtë krizë. Dhe sa është në gjendje të na jap shpresë se kjo Drejtësi?, tha Mustafaj./CNA.al

Lajmet e fundit nga