Connect with Us

Barazimi ndaj Laçit/ Memelli: Lojtarët e Skënderbeut i mbështet gjithë qyteti

Sport

Barazimi ndaj Laçit/ Memelli: Lojtarët e Skënderbeut i mbështet gjithë qyteti

Publikuar

-

Trajneri i Skënderbeut, Migen Memelli është shfaqur shumë i lumtur për barazimin e skuadrës së tij ndaj laçit. Për mikrofonat e “Supersport”, tekniku pogradecar tha se për atë që treguan skuadrat në fushë, barazimi ishte rezultati më i drejtë.

“Dua të komplimentoj të dyja skuadrat për lojën e drejtë që bënë. Unë kam qenë trajner në Laç dhe kam respekt për njerëzit këtu. Ne bëmë një ndeshje perfektë sot, por nuk i shfrytëzuam rastet tona, ashtu siç kishte edhe Laçi. Barazimi për atë që dhanë skuadrat, ishte rezultati më i drejtë.

Rexhepi është një portieri është shumë i mirë, Ia kemi dhënë mundësinë dhe ka bërë mirë. Skuadra sot luajti në bllok dhe i la pak hapësira kundërshtarit. Për këtë ndeshej lojtarëve i thashë vetëm 2 fjalë. Kam kuptuar që e duan veten më shumë. Qyteti, klubi dhe unë i mbështetim. Kur i kemi këto, atëherë rezultatet vijnë. Deri sa të na mbajë matematika në Superiore nuk do them asnjë fjalë”, tha Memelli.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Nuk ka surpiza, Kroacia mund Skocinë dhe kualifikohet më tej

Publikuar

-

Nga

Kroacia arriti një triumf të madh duke mundur 3-1 Skocinë në shtëpinë e këtyre të fundit në ‘’Hampden Park’’ teksa ballkanasit kualifikohen për në raundin e 1/8-ve dhe duhet të presin të mbarojnë sfidat në dy grupet e mbetura për të mësuar kundërshtarin e radhës.

Të parët që kaluan në avantazh ishin kroatët me anë të Vlasiç në minutën e 17-të të takimit. Por avantazhi i kroatëve zgjati pak, pas 3 minuta nga fundi Amstrong barazoi rezultatin duke shpërthyer festa në stadiumin ‘’Hampden Park’’.

Pjesa e dytë nisi vrullshëm për Kroacinë e cila u hodh menjëherë në sulm për golin, duke e gjetur atë në minutën e 62-të me kapitenin Luka Modriç. Ylli i Realit realizoi një eurogol nga distanca duke shtangur portierin Marshall i cili e kishte të pamundur të neutralizonte gjuajtjen.

Për golin e tretë mendoi Perisiç i cili shfrytëzoi saktë një krosim të Modriç duke kërcyer mbi të gjithë. 3 gola për 3 pikë për Kroacinë e cila ngjitet në vendin e dytë në Grupin D, pasi ka golavarazhin më të mirë se Çekia e cila u mund 1-0 nga Anglia.

LEXO TE PLOTE

Sport

Euro 2020/ Anglia mund Çekinë dhe del e para në grup

Publikuar

-

Nga

Tjetër fitore cinike e Anglisë, me të njëjtin protagonist, Rahim Stërling. Ashtu si në ndeshjen e parë ndaj Kroacisë, “3 Luanëve” të drejtuar nga Sauthgejt, iu mjaftoi vetëm 1 gol për të triumfuar dhe për t’u graduar në vendin e parë të Grupit D.

Anglezët bënë kësisoj detyrat e shtëpisë në “Uembli”, duke siguruar kështu që sfidën e radhës të vlefshme për raundin e 1/8-ve, ta luajnë sërish në shtëpi. Kundërshtari i “3 Luanëve” në fazën tjetër, do të jetë skuadra që do të renditet në vendin e dytë në Grupin F ku bëjnë pjesë Franca, Gjermania, Portugalia dhe Hungaria.

LEXO TE PLOTE

Sport

Skënderbeu tenton talentin që shkëlqeu me gola te Vllaznia

Publikuar

-

Nga

Skënderbeu ka bërë disa afrime këtë periudhe, me korçarët që po tenojnë lojtarë të perspektivës, të cilët në Korçë mund të kenë më shumë hapësira, të afirmohen duke luajtur e më pas të shiten.

Korçarët së fundmi janë duke tentuar talentin shkodran që ka spikatur me moshat, e madje edhe duke dal golashënuesi më i mirë për U-19 sezonin që shkoi, ndërsa trajneri Tomas Brdariç, me stafin e tij kanë dashur që ta afrojnë në skuadrën e parë.

Ardit Nikaj tashmë është vënë në objektivin kryesor të skuadrës së Skënderbeut, që vitet e fundit u ka dhënë hapësira lojtarëve shkodranë. Tashmë mbetet për t’u parë, nëse do të ketë një largim të Nikajt drejt Korçës, apo shkodranët nuk do ta lejojnë, edhe pse ka qenë vetë sulmuesi që ka kërkuar më shumë hapësira në skuadrën e parë.

LEXO TE PLOTE