Connect with Us

Vrasjet e njëpasnjëshme/ Artan Hoxha ironizon Ramën: Ty po të dëgjojnë o komandant

Kronika

Vrasjet e njëpasnjëshme/ Artan Hoxha ironizon Ramën: Ty po të dëgjojnë o komandant

Publikuar

-

Artan Hoxha “gozhdon” Bashën/ “Kam pershtypjen se do shkojë si me Olldashin”

Gazetari Artan Hoxha ka kujtuar pak më parë debatin me kryeministrin Edi Rama në nëntor të 2018-ës, kur ai i numëroi kreut të qeverisë fakte për kriminalitetin në vend.

Në kohën kur vendi gjendej përballë të disa atentateve të njëpasnjëshme, Rama nuk u përmbajt dhe në momente nervozizmi tha “Hëngshin kokat e njëri-tjetrit”, duke iu referuar bandave.

Gazetari ka ironizuar Ramën dhe deklaron se bandat ia kanë dëgjuar fjalën dhe po vrasin njëri-tjetrin që në javën e dytë të mandatit të tretë.

Hëngshin kokat e njëri-tjetrit…

13 nëntor 2018

Gjate nje debati “konstruktiv” më udheheqesin, kur sapo ishte mbushur viti i pare i mandatit të dyte…

Në pamundesi për tu pergjigjur per faktet dhe vrasjet e njepasnjeshme qe, po ia rendisja nga veriu në jug, udheheqesi ne siklet e siper vendosi të me “çarmatose” me batuten:

“Hengshin kokat e njeri-tjetrit”…

Mire e ke o komandant! Ja ty po te degjojne, po i hane kokat njeri-tjetrit…

Po eshte vetem java e dyte e mandatit të trete qe, sapo ka nisur o komandant?!

Deri në javen e fundit, të vitit të katert, të mandatit të trete, nuk dihet si i shkon hesapi?!

Jo për gje, po kam hall se u hapet oreksi e nisin te hane dhe koka të pafajshmish…

Në fakt duhet ndjekur sugjerimi i Robert Ndrenikes:

“Shif punen tate or Mirash”…

Po ku me rrihet rehat mua…”, shkruan Hoxha në rrjetet sociale./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Nga lokali i Dervishajt te shënjestra e Vlorës/ RENEA aksione të befasishme në disa qytete të vendit

Publikuar

-

Nga

Policia dhe RENEA aksion në Laç/ Arrestohet pronari i një biznesi, disa të shoqëruar

Efektivët e RENEA-s kanë nisur mbrëmjen e sotme një aksion në disa qytete të vendit, si në Elbasan, Lushnjë, Fier, Vlorë dhe Durrës.

Kontrollet kanë fokus personat në kërkim, ata që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike, si dhe kapjen e atyre që janë të dyshuar si autorë të disa ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë në vend.

LEXO EDHE:  Video- Çmendet Rama/ Zapton kameran me thirrje: Nuk jam narkotrafikant

LEXO EDHE:  Dashamir Shehi “shuplakë” Bashës/ Tregon me çfarë liste do dalin në zgjedhje

Në Durrës u kontrollua lokali Plaurent Dervishajt ku dyshohej se qëndrojnë elementë kriminalë, në Vlorë u arrestua Edison Beqaj, të cilit 15 ditë më parë iu bë atentat teksa po futej në shtëpi.

Ndërkohë që në Elbasan ka shkuar në 15 numri i të shoqëruarve.

Në total në të gjithë vendin janë shoqëruar dhjetëra persona, kryesisht me precedentë kriminalë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Çfarë po ndodh?/ Pas Vlorës, RENEA zbarkon në Elbasan, disa të shoqëruar

Publikuar

-

Nga

Çfarë po ndodh?/ Pas Vlorës, RENEA zbarkon në Elbasan, disa të shoqëruar

Pas aksionit në Vlorë , RENEA dhe FNSH kanë zbarkuar në Elbasan.

E ndërsa në Vlorë bilanci deri tani është 2 të arrestuar dhe mbi 10 të shoqëruar, në Elbasan, forcat operacionale kanë ngritur disa pika postblloku duke ushtruar disa kontrolle.

Disa persona janë shoqëruar për veprime të mëtejshme, ndërsa operacioni ende vazhdon.

LEXO EDHE:  ‘Mund të kërkojë edhe mandat të 13-të’/ Meta: Rama nuk e kupton jetën pa pushtet

LEXO EDHE:  Rama ftesë Bashës/ "Të bashkojmë forcat dhe të dalim faqebardhë"

Informacione mbi lëvizjen e elementëve kriminalë, personat të shpallur në kërkim, apo që lëvizin me armë janë në fokusin e aksionit mbrëmjen e sotme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zjarr në zonën e Kodër-Vilës në Durrës/ Digjet një sipërfaqe e konsiderueshme

Publikuar

-

Nga

Zjarr në zonën e Kodër-Vilës në Durrës/ Digjet një sipërfaqe e konsiderueshme

Një sipërfaqe e konsiderueshme e Kodër Vilës në qytetin e Durrësit është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.

Përshkak të rrugës së ngushtë që të dërgon në këtë zonë zjarrfikësja ka mbërritur me vonesë.

Flakët janë favorizuar edhe nga era e fortë.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve./CNA.al

LEXO TE PLOTE