Connect with Us

Tentoi t’i futej me dhunë në banesë një vajze/ Arrestohet 34 vjeçari në Skrapar

Kronika

Tentoi t’i futej me dhunë në banesë një vajze/ Arrestohet 34 vjeçari në Skrapar

Publikuar

-

Grabisnin qytetarët në urban në Tiranë/ Policia arreston dy persona

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Skrapar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O. S., 34 vjeç, banues në Skrapar, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 26 vjeçe, se ky shtetas e ka përndjekur, ngacmuar dhe ka tentuar të hyjë me dhunë në banesën e saj.

Gjithashtu, ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj familjarëve të tij, në mënyrë të vazhdueshme.

LEXO EDHE:  Tensioni në Kapitol/ Mike Pence paralajmëron protestuesit: Ndalni dhunën

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Dhuna në familje”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Foto – Zjarr në Gjirin e Lalzit/ Digjet pylli me pisha

Publikuar

-

Nga

Foto - Zjarr në Gjirin e Lalzit/ Digjet pylli me pisha

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në pyjet me pisha në Gjirin e Lalzit.

Mësohet se flakët po përhapen me shpejtësi të favorizuara edhe nga era, ndërsa ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit.

Nga informacionet paraprake, raportohet se forcat zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes për të neutralizuar flakët.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje./ CNA.al

LEXO EDHE:  Drogë në formë çokollate/ Lihet në burg vëllai i ish shefit të policisë dhe 6 të arrestuarit e tjerë

LEXO EDHE:  Arrestohen shtatë persona në Tiranë/ Policia jep detaje, për çfarë akuzohen

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë në Tiranë/ Gjendet një person pa shenja jete

Publikuar

-

Nga

E rëndë në Tiranë/ Gjendet një person pa shenja jete

Një person është gjetur i pajetë ditën e sotme në rrugën “Gramoz Pashko”, te Qytet Studenti.

Blutë bëjnë me dije se janë njoftuar për një person rreth 45 vjeç ende të paidentifikuar, i cili është gjetur pa shenja jete.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

LEXO EDHE:  Ngacmoi seksualisht të miturën/ Arrestohet 32 vjeçari në Durrës

LEXO EDHE:  I vëllai u arrestua për trafik droge/ PD kërkon dorëheqjen e kryetarit të Bashkisë Fushë –Arrëz

Ndërkohë, grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Dhunonte djalin dhe gruan/ Arrestohet efektivi i policisë

Publikuar

-

Nga

I dënuar me pesë vite burg në Itali/ Arrestohet 43 vjeçari në Durrës

SHÇBA ka arrestuar një punonjës policie në Laç, me dyshimin për dhunë në familje.

Në pranga është vënë shtetasi n N.GJ., 53 vjeç, punonjës policie i Patrullës së Përgjithshme, në Komisariatin e Policisë Kurbin.

Arrestimi i punonjësit të policisë u krye pas kallëzimit për “Dhunë në familje” nga ana e bashkëshortes dhe djalit të tij.

“Nga ana e specialistëve të SHÇBA u kryen të gjitha verifikimet për rastin në fjalë duke u administruar raporti mjeko-ligjor, si edhe duke i kërkuar Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin për nxjerrjen e urdhërit të mbrojtjes për dy shtetasit”, thuhet në njoftimin e SHÇBA./CNA.al

LEXO TE PLOTE