Connect with Us

Skënderbeu humbet xhavahirët, ja 3 emra në merkato që pritet të largohen

Sport

Skënderbeu humbet xhavahirët, ja 3 emra në merkato që pritet të largohen

Publikuar

-

Skënderbeu është në garë për të shpëtuar sezonin në Superligë. Katër ndeshje nga fundi I sezonit, korçarët e shohin veten në vendin e tetë, teksa janë në “vallen” e mbijetesës. Paraqitjet e mira të këtyre ndeshjeve kanë shtuar edhe vëmendjen te lojtarët e drejtuar nga Migen Memelli.

Alfred Mensah, Elvi Berisha dhe Bekim Rexhepi janë emrat e përfolur. Dy të parët janë në pronësinë e Skënderbeut, teksa pistat jashtë Shqipërisë janë më të pëlqyerat, me korçarët që veç shpëtimit të sezonit duan të mbushin edhe arkat dhe shitja e lojtarëve të talentuar është një pistë. Për gardianin Rexhepi gjërat janë ndryshe, me portierin që është në huazim nga Shkëndija. Më së pari Skënderbeu do duhet ta blejë lojtarin nga kampionët e Maqedonisë së Veriut, për të tentuar shitjen jashtë vendit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

VIDEO/ Belgjika “kafshon” Rusinë, Lukaku shkëlqen me dopietë

Publikuar

-

Nga

Belgjika e ka nisur me këmbën e mbarë, pasi mposhti me rezultatin 3-0 Rusinë në Shën Petersburg. Romelo Lukaku mori për dore skuadrën e tij, me dy gola të shënuar, në fillim dhe në fund.

Ekipi i Roberto Martinez është mes ekipeve pretendente për trofeun dhe tregoi forcën me Rusinë, në një ndeshje të dominuar dhe të konkretizuar me tre gola të shënuar.

Romelo Lukaku realizoi që në minutën e 10-të dhe u ndihmua nga rusët, që e nxorën nga pozicioni jashtë loje duke i dhuruar asistin e golit që zhbllokoi sfidën.

Më pas ishte më e lehtë për Belgjikën, që shënoi edhe golin e dytë. Meunier me një goditje brenda zonës e çoi topin në rrjetë dhe deri në fundin e pjesës së parë nuk pati më gol.

Rusia mundohej ta hapte takimin, por me Belgjikën nuk ishte e lehtë. Topin e mbanin ata, por rastet e pastra të shënimit munguan. Llogaritë i mbylli Lukaku, i cili dy minuta nga fundi shënoi edhe golin e tretë, që e vendos Belgjikën në vendin e parë në grup, me pikë të barabarta me Finlandën që mundi Danimarkën.

LEXO TE PLOTE

Sport

VIDEO/ Lojtari i Begjikës largohet me syrin e nxirë, përplasja kokë më kokë që nxjerr jashtë të dy futbollistët

Publikuar

-

Nga

Momentet e pakëndshme nuk po i ndahen Kampionatit Europian ditën e sotme. Pas panikut me Eriksen, çaste aspak të bukura janë përjetuar edhe nga dy futbollistët Kastanj dhe Kuziaev në ndeshjen mes Belgjikës dhe Rusisë.

Një përplasje e ashpër kokë më kokë ka nxjerrë jashtë loje të lojtarët. Si Kastanj ashtu edhe Kuziaev nuk mund të qendronin më gjatë në fushë pësi përplasën “brirët“ me njëri-tjetrin. Madje futbollisti belg i është drejtuar vijave kufizuese me syrin e nxirë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

LEXO TE PLOTE

Sport

VIDEO/ Danimarka merr goditjen e rëndë, Finlanda arrin triumfin historik në ndeshjen dramatike që zgjati 3 orë e 30 minuta

Publikuar

-

Nga

Tronditje e thellë për Danimarkën! Si të mos mjaftonte shoku i pësuar pas incidentit të rëndë me Kristian Eriksen, kombëtarja e drejtuar nga trajneri Hjulmand, u mposht në Kopenhagen nga Finlanda, me rezultatin 0-1, në derbin skandinav, falë golit të Pohjanpalo, në sfidën që startoi në orën 18:00 dhe përfundoi në 21:30, plot 3 orë e gjysëm.

Vlen të theksohet fakti se kjo ishte fitorja e parë në historinë e Europianëve për debutuesit e Finlandës. Një sukses historik. Asnjëherë më parë finalandezët nuk kishin luajtur në këtë kompeticion, ndërkohë që triumfuan me goditjen e parë në kuadrat.

Danezët kishin mundësinë e artë që të vendosnin baraspeshën me Hojberg në minutën e 74-t, por mesfushori gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

FT: DANIMARKË-FINLANDË 0-1

Pohjanpalo 59′

LEXO TE PLOTE