Connect with Us

Skandal në Federatën gjermane të futbollit, dorëhiqet presidenti para Europianit

BundesLiga

Skandal në Federatën gjermane të futbollit, dorëhiqet presidenti para Europianit

Publikuar

-

Presidenti i Federatës gjermane të futbollit, Rfitz Keller ka dhënë dorëheqjen nga posti I tij para Europianit. Keller ka pasur një presion nga futbolldashësit, pasi komentet e tij kundër nënkryetarit të një Gjykate janë cilësuar si të papranueshme.

Keller muajin e shkuar e quajti Rainer Koch si “Freisler”, një referencë ndaj gjykatësit famëkeq Roland Freiser, një pjesëmarrës në konferencën e 1942, në të cilën nazistët paraqitën përfundimisht shfarosjen e hebrenjve. Në fillim preisdenti I Federatës kërkoi falje por refuzoi dorëheqjen, teksa do largohet tanimë pas gjyqit.

“Presidenti Fritz Keller në një vendim që ai e bëri vetë deklaroi gatishmërinë e tij kryesore për të dhënë dorëheqjen si president pas përfundimit të procedurave në Gjykatën Sportive të DFB të hënën, 17 maj”, tha DFB në deklaratë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

Myler tallet me Gosens: Mjaft i ka 60 minuta, fundja në Itali luan…

Publikuar

-

Nga

Fitorja ndaj Portugalisë ka kthyer humorin në radhët e përfaqësueses së Gjermanisë, ku protagonist për thuajse çdo gjë bëhet i zakonshmi Tomas Myler. Futbollisti i Bajern Mynih, pas ndeshjes është shfaqur para gazetarëve dhe nuk i ka rezistuar tundimit që të thumbojë Robin Gosens, më të mirin në fushë për gjermanët në takimin e djeshëm.

“Robin bërë çfarë iu kërkua që të bënte. E bëri mirë. Por vetëm për 60 minuta”, tha duke qeshur Myler duke kujtuar zëvendësimin e lojtarit të Atalantës. “Në fund të fundit ai luan në Itali”, ishte thumbimi i futbollistit duke aluduar se ritmi atje është shum ëi ulët në krahasim me kampionatet e tjera.

Nuk ka vonuar edhe kundërpërgjigja e Gosens ndaj shokut të skuadrës. “Tomas ma tha këtë edhe në fushën e lojës. Por unë i thashë se më mirë të bësh 60 minuta të mirë sesa 90 të dobët”, u shpreh futbollisti i cili në këtë edicion ka shkëlqyer me paraqitjet e tij me Atalantën.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

E bujshme/ Milot Rashica drejt transferimit te Bayerni i Mynihut

Publikuar

-

Nga

Milot Rashica i Verder Bremenit thuhet se është një kandidat për t’iu bashkuar Bajernit të Mynihut. “Sport 1” në Gjermani shkruan se 24-vjeçari mund të vijë në Mynih si një zëvendësues i Daglas Kostas.

Rashica mund të largohet nga Verder pas rënies falë një klauzole daljeje për rreth 15 milionë euro dhe për këtë arsye do të ishte zgjidhja shumë më e lirë krahasuar me kandidatin e preferuar Hudson-Odoi.

Në çdo rast, fakti që trajneri i ri i bavarezëve, Julian Nagelsman, dëshironte ta kishte lojtarin sulmues që kur ishte te Lajpcig në të kaluarën flet në favor të marrëveshjes.

Në ditët e ardhshme Hasan Salihamixhiç pritet të takohet me lojtarin dhe shumë shpejtë për të diskutuar mbi kushtet e kontratës. Së shpejti mund të kemi një transferim historik për kosovarin, i cili mund të bëhet pjesë e një prej skuadrave më të mira në botë.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Plas sherri te Gjermania, dy lojtarët e Bayernit përplasen me njëri-tjetrin

Publikuar

-

Nga

Teknikisht ai është një nga lojtarët më të mirë që ka Gjermania. Por, e ka kuptuar Leroi Sane pas lënies jashtë në Botërorin e 2018-ës, se për çfarë bëhet fjalë? Në miqësoren ndaj Danimarkës anësori i “Pancerave” nuk ia doli në shumë raste ta driblonte kundërshtarin, mungoi gjuha e trupit dhe sprintet ishin të vakëta, saqë nuk patën asnjë impakt te kundërshtari. Kjo bëri që në drejtim të tij, të vinte një ulërimë e mesfushorit dhe shokut të tij të skuadrës Joshua Kimish. Ishte minuta e 51’ kur Danimarka fiton një top në gjysmëfushën e saj.

Gnabri, Myler dhe Kimish bëjnë menjëherë presing për ta rifituar topin, vetëm Sane jo. Më pas dëgjohen dy herë fjalët e Joshuas: “Leroi sulmo, sulmo Leroi!” Sane nuk reagoi dhe qëndroi me një pamje të inatosur. Disa sekonda më vonë, Leroi ndërhyn në mënyrë të gabuar drejt kundërshtarit duke u bërë lojtari i parë, që mori një karton të verdhë në ndeshjen e së mërkurës. Sjellja e Sanesë e ka nevrikosur shumë Kimishin që dhe disa ditë më parë në stërvitjen e kombëtares është parë të flasë i inatosur me shokun e tij të skuadrës. Duket se Sane është një trup i huaj në skuadrën e Lëvit duke mos bërë atë që kërkohet nga ai.

Një mungesë totale dëshirë që mund të ketë pasoja për të. Për ta qetësuar situatën foli zëvendëstrajneri Markus Sorg, i cili tha se Sane kishte bërë hapa përpara. “Leroi është një lojtar ndryshe nga çka qenë më parë. Ai është përmirësuar në disa aspekte gjatë lojës dhe pse duhet të bëjë më shumë, sigurisht që të gjithë lojtarët duhet të sakrifikojnë disa herë edhe jashtë pozicionit të tyre”. Me ardhjen e Kai Haverc dhe Timo Verner, Sane mund të humbasë një vend titullari dhe ndoshta edhe më shumë. Ai duhet të tregojë gjatë këtyre ditëve se për të luajtur në Europian i duhet të djersitë shumë. Lëv mund të marrë një vendim ekstrem, ashtu siç bëri disa ditë para se të niste kampionati Botëror në 2018-ën. Ditët e ardhshme janë një test i vërtetë për të.

LEXO TE PLOTE