Connect with Us

Shqipëria gati të marrë Bajramin, e ndihmon edhe… Spanja

Kombëtare

Shqipëria gati të marrë Bajramin, e ndihmon edhe… Spanja

Publikuar

-

Një lajm i bujshëm nga Spanja mund t’i vijë në ndihmë Shqipërisë për Nedim Bajramin. Ajmerik Laport do të luajë në Kampionatin Europian me Spanjën. Luis Enrike u kishte kërkuar prej kohësh drejtuesve të federatës të studionin mundësinë që mbrojtësi francez i Mançester Sitit të luajë për kombëtaren spanjolle.

Vetë lojtari e ka pranuar këtë gjë duke qenë se Franca nuk po e grumbullonte dhe se konkurrenca ishte shumë e madhe. Por, gjithashtu edhe FIFA ka dhënë miratimin për këtë lëvizje dhe tani kanë mbetur disa çështje të vogla për t’u zgjidhur e gjithë situata. Gjatë kësaj jave, lojtari mori edhe pasaportën spanjolle dhe për këtë arsye do të grumbullohet nga Luis Enrike për Europianin.

Çfarë e lidh me Bajramin? Laport nuk ka luajtur asnjë ndeshje me kombëtaren absolute të Francës, ashtu si dhe Bajrami me Zvicrën. Të dy janë aktivizuar me skuadrat e moshave, deri te kombëtaret U-21. Mbrojtësi 26-vjeçar ka qenë kapiten i shpresave të Francës dhe ka luajtur shumë ndeshje, por kurrë nuk ia doli që me performancat e tij të fitonte besimin e Deshampit për t’u aktivizuar me ekipin e parë. Laport ka luajtur me kombëtaren U-21 edhe pasi kishte mbushur 21 vjeç, por ky rregull është ai që e pengon Nedim Bajramin të luajë për Shqipërinë.

LEXO EDHE:  Shqipëria zgjidhet anëtare e Sigurimit në OKB/ Meta: Do përmbushim me përgjegjësi misionin

Fantazisti i Empolit ka shprehur dëshirën për të mbajtur veshur fanellën kuqezi, por FIFA e pengoi dhe nuk ia dha lejen për arsyen se ka luajtur me shpresat e Zvicrës edhe pas moshës 21 vjeç. Laport e ka zhvilluar ndeshjen e fundit në moshën 21 vjeç e 7 muaj. Sigurisht që përdorimi i këtij rasti si shembull mund t’i shërbejë Federatës Shqiptare të Futbollit për të nxituar në procedurat për marrjen e lejes së Bajramit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Nga rasti i Gashit te stadiumi plot / Si sot 5 vite nga ndeshja historike me Zvicrën

Publikuar

-

Nga

11 qershori i para pesë viteve mbetet një datë historike për futbollin shqiptar. Kombëtarja kuqezi zhvilloi për herë të parë në histori një ndeshje Europiani. Ishte Euro 2016 që zhvillohej në Francë dhe në stadiumin e Lensit, që ishte i mbushur plot tifozë kuqezi, luanim përballë Zvicrës së Shaqirit dhe Xhakës.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Gianni De Biasi u përballën me helvetët me këtë formacion: Etrit Berisha, Lorik Cana (c), Elseid Hysaj, Mërgim Mavraj, Taulant Xhaka, Ansi Agolli, Amir Abrashi, Burim Kukeli, Ermir Lenjani, Odise Roshi, Armando Sadiku. Gjatë ndeshjes u aktivizuan edhe Ergys Kaçe (zëvendësoi Xhakën në minutën e 62-të), Sokol Cikalleshi (zëvendësoi Roshin në minutën e 74-t) dhe Shkëlzen Gashin (zëvendësoi Armando Sadikun në minutën e 82-të).

LEXO EDHE:  DASH rendit Shqipërinë vend të sigurt në rrjetet e komunikimit /Balluku: Vlerësim për punën tonë
LEXO EDHE:  Shqipëria zgjidhet anëtare e Sigurimit në OKB/ Meta: Do përmbushim me përgjegjësi misionin

Sfida u mbyll me fitoren 1-0 të Zvicrës pas një ndeshjeje mjaft të luftuar, që u vendos nga goli i mbrojtësit Fabian Schar që në minutën e 5-të. Kapiteni Cana do të ndëshkohej me karton të kuq në minutën e 36-të (pas dy kartonëve të verdhë).

Taulant dhe Granit Xhaka hynë në histori si dy vëllezërit që luajtën me kombëtare të ndryshme në finalet e një Europiani. Gjyqtari kryesor i ndeshjes ishte spanjolli Carlos Velasco Carballo, kurse në stadium, aty ku dominonin ngjyrat kuqezi, ishin të pranishëm 33,805 spektatorë. Lojtari i ndeshjes u shpall mesfushori Granit Xhaka.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

De Biazi kujton kohët te Shqipëria: Në ekip ende janë disa nga lojtarët e mi

Publikuar

-

Nga

Ish-trajneri i Shqipërisë, Xhani De Biazi është rikthyer të flasë për kuqezinjtë. Në një intervistë për Euronews Albania, italiani me pasaportë shqiptare thekson se në ekipin aktual të trajnerit Reja, janë ende disa lojtarë që luanin edhe në kohën e tij.

-Pak ditë përpara nisjes së Kampionatit Europian, do doja t’i riktheheshim edhe një herë eksperiencës tuaj si trajner i kombëtares shqiptare dhe pjesëmarrja në Europianin e 2016-s. Çfarë emocionesh ju vijnë nder mend kur Armando Sadiku shënoi golin që i dha edhe fitoren e parë Shqipërisë në një turne madhor?

Ishte një emocion tepër i madh për të gjithë, për mua, për lojtarët dhe për të gjithë kombin, sepse besoj se ishte një moment i rëndësishëm, historikisht për Shqipërinë, dhe goli i Sadikut vulosi fitoren e pare në një kompeticion te rëndësishëm si Europiani dhe mendoj se ishte shpërblimi i drejtë për një ekip qe meritonte edhe te kualifikohej në fazën e 1/8-ave.

-Si e shihni vazhdimësinë e Kombëtares Shqiptare, kur kanë kaluar 4 vite? Duke marrë parasysh që tani kontigjenti i ekipit ka ndryshuar nga ajo skuadër që mori pjesë në Europianin e vitit 2016?

Nuk ka ndryshuar plotësisht pasi ka ende lojtarë të mi që bëjnë pjesë në ekip, por besoj se përgjithësisht Shqipëria ka fatin që ka në përbërjen e saj shumë lojtarë që luajnë në kampionatin italian, në kampionatin zviceran, pra jashtë kufijve kombëtarë dhe që janë lojtarë që kanë një eksperiencë të madhe. Besoj se ky fakt ndihmon në zgjedhjet e trajnerit Edi Reja dhe kjo ndihmon në përmirësimin e nivelit teknik të ekipit.

LEXO EDHE:  Shqipëria zgjidhet anëtare e Sigurimit në OKB/ Meta: Do përmbushim me përgjegjësi misionin

LEXO EDHE:  Shqipëria e fundit në rajon për kërkimin shkencor, cila është zgjidhja?

-Mister De Biasi, prej më shumë se një viti ju jeni trajner i kombëtares së Azerbaixhanit, mendoni se do të mund të përsërtni suksesin e kualifikimit për në Europian, duke arritur të çoni Azerbaixhanit në fazën finale të një kompeticioni madhor?

Do të më pëlqente shumë, mendoj se jemi ende larg nga kjo hipotezë, sepse unë jam këtu prej 10 muajsh, dhe nuk kam patur shumë kohë në dispozicion, ndërkohë që lojtarët e kombëtares së Azerbajxhanit luan vetëm në kampionatin vendas, asnjë prej tyre nuk ka eksperiencë në kampionatet e rëndësishme, sikurse lojtarët shqiptarë dhe besoj se puna këtu është më e vështirë dhe më e gjatë, për të arritur rezultate pozitive.

-Pyetja e fundit ka të bëjë me Kombëtaren e Italisë, që këtu në Shqipëri ka shumë tifozë që e mbështesin atë. Mendoni se Italia është ndër ekipet favorite për të fituar Kampionatin Europian?

Mendoj se është një ndër ekipet favorite edhe pse unë mendoj se Franca është ekipi për t’u mundur në këtë kompeticion, sikurse edhe Belgjika që është një ekip me shumë kualitet. Italia është një ekip që mund të renditet ndër katër ekipet e para dhe uroj që çdo gjë të ecë mbarë në këtë europian. Italia i ka të gjitha shanset për të arritur në finale.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

VIDEO/ Lëvizja si e Zidan, shihni sesi Keidi Bare la në vend lojtarin e Çekisë

Publikuar

-

Nga

Sulmi po kritikohet shumë tek Kombëtarja e Shqipërisë, si reparti më pak produktiv, kjo dhe për shkak goditjeve te pakëta në portë.

Vetë Sokol Cikalleshi ka deklaruar se të tilla propaganda duhet të largohen, pasi Kombëtarja e Shqipërisë është një trup i vetëm dhe nuk duhet ndarë në mbrojtje e mirë dhe sulm i dobët.

Goli i tij u fundit ndaj Çekisë i jep të drejtë, por gjithashtu edhe puna që Manaj dhe Keidi Baren bënë për skuadrën është mhaft e nënvlerësuar.

LEXO EDHE:  Këshilli i Sigurimit të OKB-së zgjedh sot 5 anëtarë jo të përhershëm/ Në garë edhe Shqipëria

LEXO EDHE:  Çelja e negociatave/ Ambasadori Zingraf: "Gur" i rëndësishëm për Shqipërinë

Keidi Bare mori goxha vëmendje ndaj Republikës Çeke, ku bëri të njëjtin driblim spektakolar si Zinedine Zidane vite më parë. Kjo video është shpërndarë në rrjete sociale, ndërsa janë hapur dhe diskutime së kush e bëri më mirë këtë driblim, Zidane apo Bare.

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: