LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shfrytëzonin bar-kafen për prostitucion/ Policia vë në pranga katër persona

12 Maj 2021, 07:10, Kronika CNA
Shfrytëzonin bar-kafen për prostitucion/ Policia vë në

Policia e Pogradecit ka vënë në pranga katër persona për prostitucion. Mësohet se shtetasit me iniciale R. C., 35 vjeç, M. K., 34 vjeçe, E. Z., 36 vjeçe dhe M. S., 17 vjeçe shfrytëzonin një bar-kafe dhe hotel në Tushemisht.

Mes tyre ka qenë edhe pronari dhe administratorja e hotelit. Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se shtetasja M. K. nuk kishte kryer regjistrimin e subjektit pranë organeve tatimore.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprat penale “Prostitucioni”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” kryer në bashkëpunim, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Fshehja e të ardhurave?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga