Connect with Us

Rama bën premtimin e madh/ Zbulon ligjin e parë që do të miratohet në shtator

Politikë

Rama bën premtimin e madh/ Zbulon ligjin e parë që do të miratohet në shtator

Publikuar

-

“Zero taksa”/ Si i gënjeu Edi Rama bizneset, “fatura” e kripur që do paguajnë qytetarët

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ditën ndërkombëtare të infermierit për të zbuluar vendimin e parë të qeverisë që do të miratohet në shtator.

Shqipëria prej më shumë se një viti është duke luftuar me pandeminë globale Covid -19 dhe të shumë janë mjekët dhe infermierët që e kanë humbur këtë luftë, në raport me popullsinë totale.

Por për qeverinë e re, familja e të rënit në krye të detyrës do të jetë primare. Nga amfiteatri në Liqenin Artificial, Rama deklaroi se ligji i ri do të jetë një ndihmë financiare për fëmijët e mjekëve dhe infermierëve që kanë rënë në krye të detyrës deri sa ata të arrijnë moshën madhore për të dalë në jetë.

Nga ana tjetër duke parë fotografitë e kolegëve tuaj që humbën jetën në këtë përpjekje, më duket vendi i duhur ta përsëris që e kanë marrë qysh përpara ditës së zgjedhjeve që vendimi i parë i qeverisë së re do i kushtohet këtyre vajzave dhe djemve që i kanë shërbyer qytetarëve, shtetit.

Fëmijët e të rënëve nuk do të jenë vetëm pasi me këtë ligj të ri që ne do të miratojmë, për ta deri në ditën e daljes së tyre të pavarur në jetë do kujdeset Republika e Shqipërisë në mënyrë të posaçme Është sekëlldisëse dhe e kam provuar kur dikush e bën një akt heroik si ai djali i ri që ishte edhe një baba i ri që humb8i jetën për të shpëtuar të tjerët nga flakët dhe gjëja që shteti bën si rezultat i marrë më parë është të dorëzojë një certifikatë dhe ti lidhë familjes një pension shumë modest.

Patjetër që kjo është më shumë sesa asgjë por unë besoj se ne jemi më të mirë se kaq dhe mund të bëjmë më shumë se kaq si shoqëri në emër të shqipërisë ndsaj është koha që jo vetëm ti nderojmë këta njerëz të mirë dhe profesionistë të përkushtuar me titullin e dëshmorit por të marrim përsipër të kujdesemi për fëmijët e tyre në mënyrë që bashkëshortët e tyre të mos kenë vetëm certifikatën e varur në mur dhe atë pensionin modest për një jetë të humbur që nuk kthehet më, por edhe një mbështetje të vazhdueshme dhe të pandërprerë për fëmijët”, tha Rama./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kë do të zgjojë Grida Duma, versioni grua i Lulzim Bashës?

Publikuar

-

Nga

Kryetari i PD, Lulzim Basha dhe deputetja Grida Duma

Deputetja Grida Duma, e cila mbart një sërë bëmash mbi vete, pas zgjedhjeve në PD, është shfaqur duke predikuar.

Nën sloganin, “Një moment dedikuar më të aftëve kur mendojnë të lënë Shqipërinë, në “Mos Prit”, Duma ka bërë thirrje për zgjime dhe për fuqizim muskujsh.

Me anë të një video, Duma, ka aktruar, si versioni femër i Lulzim Bashës, duke iu bërë thirrje të rinjve që të mos largohen nga vendi.

Me një fjalim demagogjik, deputetja e Bashës, tenton të përcjellë mesazhin se e ardhmja këtu.

Por, a e ka këtë forcë Grida Duma, kur partia ku  ajo bënë pjesë, nën drejtimin e Bashës  vjedhin votat e njëri tjetrit dhe jo më shqiptarët.

Deri më tani faktet kanë treguar se Lulzim Basha dhe Grida Duma, kanë arritur të mbajnë në Shqipëri dhe pushtet, vetëm Edi Ramën dhe Qeverinë e tij. Në këtë drejtim e kanë treguar shumë mirë forcën.

Sa për të rinjtë dhe të ardhmen e vendit, ata janë të pabesueshëm.

Patjetër unë do të jem në çdo sekondë  me më të mirën për çdo individ, ku të ndjehet më mirë, ku të bëhet më mirë për të, ku të vijnë më shumë të ardhura dhe një jetë më e mirë për të.

Por, në qoftë se këtë e thoja vite më përpara që s’ka gjë mos i thoni të rri në këtë vend, sepse duhet të gjejë veten. Sot kam një bindje personale që nuk e gjen dot veten aq kollaj andej.

Se nuk e gjen dot veten aq kollaj në një vend në të cilin nuk t’i kuptojnë gjestet dhe komunikimet…

Ju jeni ata që shumë ata të tjerë me miliona po presin që ju të zgjoheni dhe të zgjoheni në mëngjesin tjetër me idenë se ka të tjerë si ju dhe nuk jeni vetëm.

Dhe fakti që ka të tjerë si ju dhe do garoni me njëri tjetrin, do t’ju bëjë të jeni të fuqishëm në muskulin më të madh të njeriut, në mendje në zgjime, pastaj në trup pa asnjë diskutim dhe nuk është e vogël kjo pjesë e trupit”, shprehet Duma në video.

LEXO EDHE:  Rama na gënjeu/ Studentët gati për rifillimin e protestave

LEXO EDHE:  Zbulohet “koka” që Rama po i ofron opozitës për t’u tërhequr nga protesta

Grida Duma, nuk ka asnjë meritë në politikë dhe në PD dhe nuk është përballur ndonjëherë me kushtet me të cilat përballen sot të rinjtë shqiptarë.

Në vend që të kërkojnë përgjegjësi tek vetja për ikjen e të rinjve nga Shqipëria, dalin dhe bëjnë teatër, sikur po iu dhimbsen.  Versionit grua të Lulzim Bashës, më shumë i dhimbset Edi Rama se sa të rinjtë e  vendit.

Duma, nuk arriti t’i jepte fitoren PD-së as në bastionet e saj si në Kavajë dhe Rrogozhinë dhe sot me lot krokodili në sy, mban predikime nëpër skena, duke bërë thirrje për zgjim, e forcim muskujsh./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-Karnavalet e Korçës/ Rama e nis ditën me festë

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama e nisur ditën me festë. Ai e ka uruar mirëmëngjesin me një video nga Karnavalet e Korçës.

Mirëmëngjes  dhe me festën e rilindur të Karnavaleve në Korçën turistike, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjete sociale.

Korça është një ndër qytetet e para që rizgjoi traditën e karnavaleve duke krijuar në vitin 1992 Shoqatën e Karnavalit si pjesë e Shoqatës Kombëtare të Karnavalit Shqiptar.

LEXO EDHE:  Zbulohet “koka” që Rama po i ofron opozitës për t’u tërhequr nga protesta

LEXO EDHE:  Tentuan të bllokojnë Ramën/ Shoqërohen 11 persona

Në 10 prill të vitit 1994, në Korçë organizohet Festivali i Parë Ndërkombëtar i Karnavalit në Shqipëri.

Një vit më pas organizohet Festivali i dytë Ndërkombëtar i Karnavalit me përmasa akoma më të mëdha. Që nga ky vit dhe deri në vitin 2008, grupi i Karnavaleve të Korçës është përfaqësuar në një sërë festivalesh ndërkombëtare të organizuara në vende të ndryshme europiane./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Analiza e zgjedhjeve në PD/ Edith Harxhi del në konferencë për shtyp

Publikuar

-

Nga

Analiza e zgjedhjeve në PD/ Edith Harxhi del në konferencë për shtyp

Nga zgjedhjet e 13 qershorit, Lulzim Basha u rizgjodh në krye të PD edhe për katër vitet e ardhshme.

Tre kandidatët e tjerë, Agron Shehaj, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli hodhën një sërë akuzash për manipulim të zgjedhjeve, ndërsa prej dy ditësh edhe emisioni Fiks Fare ka nxjerrë me fakte manipulimet e votave.

Por ditën e nesërme, Harxhi do të dalë në një konferencë për media në orën 10:00 për të folur për procesin zgjedhor të organizuar në  PD në 13 qershor.

LEXO EDHE:  Zbulohet personi i vetëm që merret me Facebook-un e Berishës

LEXO EDHE:  Spahia-Ramës/ Vendi yt dhe i kriminelëve që mbron është pas hekurave

Te nderuar miq te medias neser me date 16 qershor 2021 ne oren 10:00 Grupi per PD dhe kandidatja per Kryetare e Partise Demokratike Edit Harxhi mbajne konference shtypi ne Hotel Xheko International “Karlsberg” ne lidhje me zgjedhjet per Kryetar Partie te organizuar nga Partia Demokratike me 13 qershor 2021. Ju mirepresim”, thuhet në njoftim./CNA.al

LEXO TE PLOTE