Connect with Us

Ralf Gjoni nuk e braktis Ilir Metën/ “Shkarkimi i takon Parlamentit të ri”

Politikë

Ralf Gjoni nuk e braktis Ilir Metën/ “Shkarkimi i takon Parlamentit të ri”

Publikuar

-

Ralf Gjoni nuk e braktis Ilir Metën/ “Rama bën lojra me shkarkimin e presidentit”

Ralf Gjoni, ish këshilltarit të Ilir Metës të cilit i ra “bingo” për të provuar karrigen e deputetit në Parlament për dy vite, nuk ka bërë asnjë gjë.

Shkarkimi i Ilir Metës nga posti i presidentit ishte pika më e rëndësishme në seancën e fundit plenare, ku me shumicë votash u miratua ngritja e Komisionit Hetimor.

Por ajo që ra në sy ishte mungesa e tij në seancë, abstenuar për shkarkimin e tij. Ndonëse mundohet të bëjë “tipin” nga foltorja apo nga ndonjë studion, ai shprehet shpesh për flirt dhe shkelje syri mes Ramës dhe Metës, duke vënë në dyshim nismën që ka marrë mazhoranca.

Ai tha në një intervistë për MCN se detyra e shkarkimit të Presidentit i takon Parlamentit të ri.

Nuk di që vendi i presidentit të jetë vakant ka një komision hetimor dhe nuk dihet ende nëse Meta do të shkarkohet sepse nuk mjafton vetëm dëshira e një pjesë të maxhorancës. Unë e kam deklaruar nuk kam ndryshuar qëndrim, nuk jam bërë pjesë e lojërave mes Ramës dhe Metës, kjo është një lojë e qartë mes dy socialistëve të vjetër, mesa duket ka një problem hormonal mes këtyre dy mezoburrave, ne nuk kemi më borxh të merremi me dashuriçkat e këtyre dy shokëve socialistë, të cialët ndoshta me dy shishe verë mund ta zgjidhin dashurinë apo urrejtjen mes tyre. Sa për shkarkimin mund të them se është detyrë e Parlamentit të ardhshëm. Kam abstenuar në votimin e fundit dhe e kam deklaruar se kjo nuk është beteja jonë”, tha Gjoni./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Vendimi negativ për negociatat/ Vjen reagimi nga Komisioneri për Zgjerim

Publikuar

-

Nga

Vendimi negativ për negociatat/ Vjen reagimi nga komisioneri për Zgjerim

Komisioneri për zgjerimi, Oliver Varhelyi ka dalë me një reagim në rrjetet sociale, pasi ministrat e jashtëm të vendeve të BE nuk vendosën një datë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Me një postim në Tëitter, Varhelyi thotë se të dy vendet, si Shqipëria edhe Maqedonia  e Veriut, kanë bërë përparim të dukshëm.

Ai thekson se do të punohet për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, për të dy vendet, brenda vitit 2021.

LEXO EDHE:  Nga erdhën vaksinat?/ Mjeku ngre dyshime të forta: Të vërtetën e gjejmë me rregull treshi

LEXO EDHE:  “Çdo joshje nga Edi Rama është me helm brenda”/ Alibeaj u përgjigjet kritikave të Halim Kosovës

“Kur bëhet fjalë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, është bërë shumë gjatë muajve të kaluar, ku është arritur një përparim i dukshëm. Ne do të vazhdojmë të punojmë që në vitin 2021 të mbajmë Konferencën e parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si një çështje me përparësi”, shkruan Varhelyi.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Vera nuk do jetë e qetë”/ Fuga: Nën dhe luhen tensione dhe negociata të mëdha

Publikuar

-

Nga

Bangladeshi kërkonte puntorë shqiptarë/ Fuga ironizin Ramën: Njerëz babaxhanë thoshin për ne, s’duan të drejta!

Akademiku Artan Fuga ka bërë një parlajmërim të fortë, teksa ka komentuar situatën politike në vendin tonë.

Fuga tha se vera nuk do të jetë e qetë, pasi pretendon se do të kemi shumë “ankthe” derisa opozita të vedosë së çfarë do të bëjë me mandatet e deputetëve.

“Është e pamundur ta parashikosh, e pamundur ta parashikosh për arsye sepse ka disa gjëra që janë në proces. Është organizimi i Kongresit të PD a Kuvendi Kombëtar, është në proces si të thuash shqyrtimi nga Gjykata Kushtetuese lidhur me votimin për shkarkim të Presidentit të Republikës nga Kuvendi, janë në proces tensionet për procedurat lidhur me të, hapja ose jo e bisedimeve për çeljet e negociatave për integrimin e Shqipërisë.

Një sërë çështjesh të tjera që më duket se në ndryshim nga vitet e tjera, kjo verë besoj se nuk do jetë aq e qetë, aq më shumë kemi dhe ankthe në thonjëza, sociale, kolektive, politike lidhur me atë nëse opozita, pra PD dhe aleatët e saj do të marrin këtë apo atë vendim lidhur me pjesëmarrjen apo jo të tyre në kuvendin e ardhshëm që hapet në shtator, dhe po kështu mund të numërohet si formimi i qeverisë së ardhshme, ministrave, riorganizimi, marrëdhëniet brenda forcës drejtuese qeveritare, jemi në një proces shumë të rëndësishëm sa i përket vendimmarrjes në GJK për zgjedhjet e pushtetit lokal të kërkuara për tu shqyrtuar nga shoqata e Bashkive, tensionet brenda kësaj Shoqate, suspense të tjera, si ato që kanë të bëjnë me faktin që nëse presidenti i republikës do të vazhdojë të kryejë funksionet e tjera, cili është raporti i tij me mandatin, Kushtetuta që i cakton atij, paracakton për t’ia dhënë zotit Rama si kryetar i kësaj force”, u shpreh ai në News 24.

LEXO EDHE:  Parlamenti në vitin 1991 dhe sot/ Neritan Ceka tregon dallimet

LEXO EDHE:  Rama i përgjigjet Bashës për Thumanë-Kashar

Sipas tij, nën dhe luhen tensione të mëdha, negociata të mëdha, luhen aleanca dhe konflikte të mëdha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

‘Edhe për 5 vite nuk do të kemi sistem drejtësie”/ Ballanca: Reforma duhet të kishte qasje tjetër

Publikuar

-

Nga

‘Edhe për 5 vite nuk do të kemi sistem drejtësie”/ Ballanca: Reforma duhet të kishte qasje tjetër

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca thotë se reforma në drejtësi do të kërkojë të paktën edhe pesë vite të tjera kohë. Në një intervistë me gazetarin Lutfi Dervishi në emisionin Përballë, Ballanca tha se reforma duhet të kishte një qasje tjetër në mënyrë që të ishte funksionale brenda afateve kushtetuese.

“Unë e kam thënë që para katër vitesh që kjo reformë duhet të kishte një qasje tjetër. Unë mendoj se aktualisht është e pamundur…Ne dhe për pesë vite të tjera nuk do të kemi një sistem drejtësie funksional, minimalisht.”

Po çfarë do të ndodh pas 5 vitesh?

LEXO EDHE:  Hodhi ujë drejt deputetëve opozitarë/ Rama: Bushati gaboi dhe …

LEXO EDHE:  Hodhi ujë drejt deputetëve opozitarë/ Rama: Bushati gaboi dhe …

” Pastaj shpresojmë që do të funksionojë nëse të gjitha gjërat do të shkojnë mirë. Që do të thotë që të gjithë gjyqtarët e rinj që do të emërohen do të kenë hequr dorë njëherë e përgjithmonë nga qasja korruptive në sistemin e drejtësisë.” – tha Ballanca në Përballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE