Connect with Us

Pretendimet e opozitës për krim elektoral në zgjedhje/ Flet ambasadori Del Monaco

Aktualitet

Pretendimet e opozitës për krim elektoral në zgjedhje/ Flet ambasadori Del Monaco

Publikuar

-

Pretendimet e opozitës për krim elektoral në zgjedhje/ Flet ambasadori Del Monaco

Ambasadori Vincenzo Del Monaco ka zhvilluar një takim në qytetin e Elbasanit me kryetarin e bashkisë, drejtorin e policisë dhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare.

Gjatë vizitës Del Monaco ka dhënë një pronocim për mediat ku ka folur për zgjedhjet e 25 Prillit.

I pyetur se cili është komenti i tij përsa i përket pretendimeve të opozitës se pati një krim elektoral, ambasadori u përgjigj:

Mendoj se të gjithë e kemi lexuar raportin e ndërmjetëm të OSBE/ODIHR-it. Kur flasim për ankesat për procesin zgjedhor dhe ngjarjet kriminale që ndodhën gjatë procesit zgjedhor nuk më takon mua të gjykoj. Unë kam plotësisht besim tek autoritetet gjyqësore shqiptare. Siç ju kujtohet, ditën pas vrasjes në Elbasan, përpara zgjedhjeve, ne bëmë një deklaratë shumë të qartë dhe kemi besim te një hetim i shpejtë dhe se gjyqësori do të bëjë atë që duhet bërë. Kështu funksionon në demokraci”, është shprehur Del Monaco.

LEXO EDHE:  Dhunohet barbarisht adoleshenti/ Berisha sulmon Policinë

Ndërsa pyetjes se sa e motivuar duket policia shqiptare për të luftuar krimet elektorale dhe për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, Del Monaco është përgjigjur:

Unë e kuptoj interesin që mediat dhe njerëzit kanë me të drejtë në pyetjet tuaja. Por çfarë përgjigjeje prisni nga unë? Unë jam takuar disa herë me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, jam takuar disa herë me hierarkinë e Policisë së Shtetit, jam takuar disa herë me oficerë policie, pasi mora pjesë në trajnimin që OSBE-ja iu ofroi në prag të zgjedhjeve për ta përgatitur më mirë Policinë e Shtetit në garantimin e sigurisë pranë ditës së zgjedhjeve dhe gjatë saj. Ne u ofruam trajnim më shumë se 6 mijë punonjësve të policisë. Mesazhi që unë jap ka të bëjë me besimin, me besimin institucional: besoni tek institucionet.”/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

RENEA e FNSH zbarkojnë në Shkodër e Fier/ Aksion për kapjen e personave të lidhur me krimin

Publikuar

-

Nga

RENEA e FNSH zbarkojnë në Shkodër e Fier/ Aksion për kapjen e personave të lidhur me krimin

RENEA dhe FNSH kanë vijuar edhe mbrëmjen e sotme kontrollet e befasishme në qytete të ndryshme të vendit.

Aktualisht po ushtrohen kontrolle në Shkodër e në Fier, në ambiente, lokale dhe banesa ku dyshohet se mund të qëndrojnë në persona në kërkim, apo që posedojnë armë zjarri e lëndë narkotike.

Në drejtim të forcave policore janë drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe drejtues të strukturave vendore përkatëse./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk ka aftësi si lider”/ Nishani: Basha rrezikon edhe zgjedhjet e ardhshme

Publikuar

-

Nga

“Nuk ka aftësi si lider”/ Nishani: Basha rrezikon edhe zgjedhjet e ardhshme

Kryetari i Këshillit Kombëtarë të PD, Bujar Nishani është shprehur se fitorja e Bashës është një tregues që dhe në zgjedhjet e tjera do jemi opozitë.

I ftuar sonte në ABC news ai ka theksuar se me marrjen e kreut të PD për herë të parë Basha është parë si risi, por që në këto tetë vite nuk e ka treguar asnjë moment këtë.

“Në historinë e PD nuk ka pasur asnjë rast që të jetë tre mandate në opozitë dhe me risk të lartë të humbë dhe zgjedhjet e ardhshme.

LEXO EDHE:  Të dënuar për vrasje/ Publikohen fotot e 17 personave me  rrezikshmëri të lartë

LEXO EDHE:  Tentoi të korruptojë policin që e kapi tapë në timon/ Arrestohet 52-vjeçari në Tiranë

Që nga dita që Basha ka ardhur në krye të PD unë e kam pa me simpati por e kam pa se ai nuk ka treguar aftësi që të tregojë se është lider, nuk ka një projekt për të konkluduar fitues.

PD nuk e ka garën me LSI por me PS për të dalë fituese. Partia demokratike nuk ka asnjë moment dhe asnjë investim fitues në këto tetë vite”, ka thënë ai./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Përfaqëson minorancën në PD”/ Nishani liston ‘dështimet’ e Bashës

Publikuar

-

Nga

Përfaqëson minorancën në PD”/ Nishani liston ‘dështimet’ e Bashës

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani, është i ftuar sonte në ABC news ku po diskutohet për situatën paszgjedhore ku Basha u rikonfirmua në krye të partisë.

Ai deklaroi se Lulzim Basha nuk e ka mbështetjen e anëtarëve të PD, dhe se sot përfaqëson minorancën.

“Ka marrë më pak se 30% të votave të antarsisë. Lulzim Basha kur ka kandiduar për herë të parë në 2013, gjëra e parë që ka kërkuar kanë qene listat e antarsisë dhe i janë dhënë.

LEXO EDHE:  Aksident tragjik në Elbasan/ Humbin jetën dy vajza, dy të tjera në gjendje të rëndë

LEXO EDHE:  Zgjedhjet lokale/ Balla zbulon datat

Janë 30 mijë anëtarë të Forumit Rinor që nuk janë përfshirë në lista, se nuk i konsideron anëtarë të PD.

E dyta, PD ka organizim zyrtarë e në Diasporë, as ata nuk u përfshinë.

Numri real i anëtarëve është 10-15 më shumë se ata që u përfshinë.

Zoti Basha përfaqëson minorancën e antarësisë, shumica nuk e ka votuar, ka pas një proces bojkoti”, shtoi Nishani./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE