Connect with Us

Portali ‘Infermierë për Shqipërinë’/ Manastrliu: Pandemia provë se ky ishte një vendim i drejtë

Aktualitet

Portali ‘Infermierë për Shqipërinë’/ Manastrliu: Pandemia provë se ky ishte një vendim i drejtë

Publikuar

-

“Portali Infermierë për Shqipërinë”/ Manastrliu: Pandemia provë se ky ishte një vendim i drejtë

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastrliu gjatë një eventi të mbajtur në Ditën Kombëtare të Infermierëve është shprehur se mjekët kanë pasur një rol jetik në këtë vit pandemik. Ajo shprehet s enë kohën kur të gjithë ishin me familjet e tyre, mjekët dhe infermierët ishin larg tyre për të qenë në krye të detyrës.

Më tej, Manastrliu ka folur edhe për portalin ‘Infermierë për Shqipërinë’ ku thekson se janë punësuar 400 infermierë vetëm gjatë periudhës së pandemisë. Sipas saj, Covid-19 ishte një provë se ky portal ishte një vendim I drejtë.

“Në këtë muaj të vështirë pandemie kam kujtuar shpesh, Florenc Najkingen, siç njihet ndryshe zonja me llambë. Thoshte që janë mëse e bindur se heronjtë më të mëdhenj janë ata që bëjnë detyrën e përdithsme.

Nuk u harroj ato ditët e para të marsit, kur gjithkush u mblodh tek familjet e vogla, dhe ju u bëtë familja e atyre që vuanin nga virusi. Jeni gjithmonë aty, për të bërë të zakonshmen që për ne është jashtëzakonshmja. Shoh infermierë që kemi ndarë sfida dhe arritje.

3 vjet më vonë e them me krenari që është histori suksesi, nuk do të ketë kthim mbrapa. Janë punësuar më shumë se 3 mijë infermierë përmes portalit. Pandemia, kjo ngjarje e pazakontë që njerëzimi përbalelt 1 herë në 100 vite na dha provë për t’i kthyer dinjitetit infermierëve.

Nuk janë pak, por plot 1 mijë e 335 infermierë, ku më shumë se 400 prej tyre të punësuar vetëm gjatë pandemisë, që iu bënë krah stafeve shëndetësore. Mbi 5 mijë mjekë e infermierë, laborantë e fizioterapistë përfitojnë bonus mbi pagën. Tregoi mbështetjen tonë të pakursyer për ata që kujdesen për jetën e shëndetin. Mirënjohja ime shkon për ata që shërbejnë sot, nga veriu në jug, mirënjohje për më shumë se 13 mijë infermierë.”, u shpreh Mnaastrliu./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Shkarkimi i Metës/ Spiropali: PS e hapur të diskutojë emra me opozitën

Publikuar

-

Nga

Shkarkimi i Metës/ Spiropali: PS e hapur të diskutojë emra me opozitën

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, thotë se mazhoranca është e gatshme të bashkëpunojë me opozitën për emrin e një Presidenti të ri konsensual.

E ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi, Spiropali tha se qeveria është gati për tu ulur në një tryezë me opozitën për këtë çështje.

“Ne jemi të gatshëm që me opozitën në Parlament këtë radhë të diskutojmë, të ulemi në tryezë të marrim propozime nga të gjitha palët për emrin e një Presidenti konsensual. Jemi të gatshëm të marrim prej tyre opsione, të diskutojmë emra, të diskutojmë parimisht kriteret që duhet të plotësojë Presidenti”, tha Spiropali.

LEXO EDHE:  Reuters artikull për pandeminë/ Corona u përhap në Itali e Europë që në shtator 2019

LEXO EDHE:  Vaksina kundër Covid-19/ Eksperti i Shëndetit Publik tregon stadin ku ndodhet Shqipëria

Sipas Spiropalit, PS e shkarkoi Ilir Metën jo me emocion por për shkak të shkeljes së rëndë të kushtetutës.

“Përkundrazi kemi qënë të zhveshur nga çdo lloj emocioni për Ilir Metën. Ne e kemi shkarkuar me një raport më shumë se 120 faqe të detajuar mbi shkeljet e tij të kushtetutës”, theksoi Spiropali./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

RENEA e FNSH zbarkojnë në Shkodër e Fier/ Aksion për kapjen e personave të lidhur me krimin

Publikuar

-

Nga

RENEA e FNSH zbarkojnë në Shkodër e Fier/ Aksion për kapjen e personave të lidhur me krimin

RENEA dhe FNSH kanë vijuar edhe mbrëmjen e sotme kontrollet e befasishme në qytete të ndryshme të vendit.

Aktualisht po ushtrohen kontrolle në Shkodër e në Fier, në ambiente, lokale dhe banesa ku dyshohet se mund të qëndrojnë në persona në kërkim, apo që posedojnë armë zjarri e lëndë narkotike.

Në drejtim të forcave policore janë drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe drejtues të strukturave vendore përkatëse.

Policia e Shtetit

Vijojnë kontrollet e befasishme nga Renea dhe nga Forca e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjthshme të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me strukturat e DVP-ve në vend.

LEXO EDHE:  “Kjo është urgjenca më e rëndë globale”/ OBSH apel të fortë: Respektoni masat

Kontrollet e befasishme për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, apo me lëndë narkotike, si dhe për kapjen e disa personave që janë të dyshuar si autorë të disa ngjarjeve kriminale të ndodhura me parë në vend.
Aktualisht po ushtrohen kontrolle në Shkodër e në Fier, në ambiente, lokale dhe banesa ku dyshohet se mund të qëndrojnë në persona në kërkim, apo që posedojnë armë zjarri e lëndë narkotike.

Në drejtim të forcave policore janë drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe drejtues të strukturave vendore përkatëse./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk ka aftësi si lider”/ Nishani: Basha rrezikon edhe zgjedhjet e ardhshme

Publikuar

-

Nga

“Nuk ka aftësi si lider”/ Nishani: Basha rrezikon edhe zgjedhjet e ardhshme

Kryetari i Këshillit Kombëtarë të PD, Bujar Nishani është shprehur se fitorja e Bashës është një tregues që dhe në zgjedhjet e tjera do jemi opozitë.

I ftuar sonte në ABC news ai ka theksuar se me marrjen e kreut të PD për herë të parë Basha është parë si risi, por që në këto tetë vite nuk e ka treguar asnjë moment këtë.

“Në historinë e PD nuk ka pasur asnjë rast që të jetë tre mandate në opozitë dhe me risk të lartë të humbë dhe zgjedhjet e ardhshme.

LEXO EDHE:  “Kjo është urgjenca më e rëndë globale”/ OBSH apel të fortë: Respektoni masat

LEXO EDHE:  Pastrim parash në kohë pandemie/ Aktiviteti i pasurive të paluajtshme arrin rekord historik

Që nga dita që Basha ka ardhur në krye të PD unë e kam pa me simpati por e kam pa se ai nuk ka treguar aftësi që të tregojë se është lider, nuk ka një projekt për të konkluduar fitues.

PD nuk e ka garën me LSI por me PS për të dalë fituese. Partia demokratike nuk ka asnjë moment dhe asnjë investim fitues në këto tetë vite”, ka thënë ai./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE