Connect with Us

Përshkallëzimi i konfliktit Izrael-Palestinë/ Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare analizon situatën

Aktualitet

Përshkallëzimi i konfliktit Izrael-Palestinë/ Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare analizon situatën

Publikuar

-

Përshkallëzimi i konfliktit Izrael-Palestinë/ Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare analizon situatën

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, pedagogu Dritan Hoti, komentoi për Euronews Albania përshkallëzimin e konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës. Duke kujtuar se ky konflikt ka rreth 70 vite që vijon, Hoti tha se zanafilla e përshkallëzimit të fundit është pretendimi i dy komuniteteve fetare të një vendi të shenjtë.

Hoti kujtoi se Jerusalemi konsiderohet i shenjtë nga të paktën tre fe kryesore monoteiste si feja krishtere, hebraike dhe myslimane. Në rastin e konfliktit të fundit pedagogu i “Marrëdhënieve Ndërkombëtare” tha se gjithçka u manifestua pas përplasjeve për qasjen e një objekti kulti të cilin izraelitët e quajnë “Mali i Tempullit” ndërsa myslimanët palestinezë Xhamia el-Aksa.

Zanafilla e konfliktit është i pandryshuar për shtatë dekada me radhë […] por te konflikti i fundit ka luajtur rol ngarkesa e fortë emocionale e shpalljes së Jerusalemit kryeqytet për Izraelin dhe kjo shpërtheu te kontestimi për të drejtën e shfrytëzimit të këtij kulti fetar,” – u shpreh pedagogu Hoti.

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare kujtoi se dhe më parë ka pasur një precedent përplasjeje të ngjashme kur në vitin 2001, kryeministri i atëhershëm i Izraelit, Ariel Sharon vizitoi kultin fetar, i cili nxiti mjaft përplasje të paktën deri në vitin 2004 kur u nda nga jeta udhëheqësi palestinez Yasser Arafat.

Por a mund të vihet paqe mes këtij konflikti? Hoti tha se për një marrëveshje mes palëve nuk mund të bëhet fjalë, pasi kjo nuk ka ndodhur në 70 vite dhe do të duhet të përfshinte edhe vendet e tjera të Lindjes së Mesme.

S’mund të flasim për marrëveshje, por një armëpushimi, i cili do të krijonte terrenin për një sheshim deri diku të konfliktit,” – tha Hoti.

Për sa i përket qëndrimit të komunitetit ndërkombëtar Hoti kujtoi se Shtetet e Bashkuara mbajnë qëndrime të palëkundura “pro” Izraelit, ndërsa Bashkimi Evropian është “i lëkundur” dhe “i përmbajtur” në deklaratat që bën pasi ka “pozicione ndryshe për sa i përket Jerusalemit kryeqytet”.

Diplomacia ruse nga ana tjetër, sipas Hotit në Lindjen e Mesme mbështetet kryesisht në “tezat e mbajtura nga ish-Bashkimi Sovjetik”, i cili “ka përkrahur në tërësi, por jo në mënyrë të hapur, kauzat arabe”./ Euronews Albania

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Piloti grek pranon krimin/ Rrëfen vrasjen e gruas: Më tha se do të më linte

Publikuar

-

Nga

Piloti grek pranon krimin/ Rrëfen vrasjen e gruas: Më tha se do të më linte

Piloti 32-vjeçar Charalambos Anagnostopoulos është arrestuar nga policia greke pasi ka pranuar vrasjen e gruas së tij, 20-vjeçares britanike Caroline.

Piloti ka rrëfyer vrasjen brutale. Ai pranoi pas më shumë se tetë orësh pyetje se kishte vrarë gruan, shkruan Protothema, përcjell abcnews.al.

Informacioni në dispozicion të policisë ishte i tillë që nuk mund ta përgënjeshtronte. Sipas të dhënave të para, piloti 32-vjeçar pretendon se gruaja e tij i tha se ishte e vendosur ta merrte fëmijën dhe ta linte.

Ngjarja e rëndë ka shokuar opinionin publik. Policia arriti të zbulojë se 32-vjeçari është vrasësi i Caroline. Provat u bazuan kryesisht nga analiza me ndihmën e teknologjisë e të dhënave të celularëve të çiftit dhe ora biometrike e viktimës.

Në mesazhet e zbuluara në telefonat e të dyve, kanë treguar se Caroline dhe i shoqi janë grindur vetëm pak orë para krimit të rëndë.

Për shkak të këtyre provave autoritetet përshpejtuar punën në 24 orët e fundit. Burri i Caroline, u mor me urgjencë nga Alonissos i shoqëruar nga oficerë policie për t’u paraqitur në polici.

Caroline, 20, u vra në të gdhirë të 11 majit. Siç dëshmoi burri i saj që në momentin e parë, tre autorë të maskuar thyen një dritare të shtëpisë së tyre dhe hynë brenda ku po flinin çifti dhe foshnja e tyre 11 muajshe.

Ata lidhën 32-vjeçarin, ndërsa në përpjekjen për të neutralizuar 20-vjeçaren që po rezistonte e mbytën. Sipas 32-vjeçarit, autorët e krimit kanë marrë 15,000 euro që ishin në një kuti. Dyshimet u shtuan për policinë, pasi autorët nuk kishin lënë asnjë gjurmë dhe as nuk morën celularët e çiftit.

Gjatë periudhës së ndërhyrjes, drejtuesit e Sigurimit dhe Drejtorisë së Hetimeve Kriminologjike kërkuan tërësisht brendësinë e shtëpisë, pa gjetur ndonjë gjetje që konfirmon praninë e grabitësve.

Ata gjithashtu kërkuan dëshmi dhe video nga kamerat e sigurisë për të provuar praninë e grabitësve në shtëpi dhe për të zbuluar provat e arratisjes së tyre. Madje bashkëshorti i viktimës tha se njëri nga grabitësit fliste gjuhën shqipe.

Pas kërkimeve nuk u zbulua asgjë dhe provat e tjera sollën më pas përmbysjen e gjithë ngjarjes.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dha dritën jeshile për integrimin e Shqipërisë/ Zbulohet kushti i Holandës

Publikuar

-

Nga

Dha dritën jeshile për integrimin e Shqipërisë/ Zbulohet kushti i Holandës

Parlamenti Holandez ka dhënë dritën jeshile për çeljen e negociatave për Shqipërinë, duke votuar pro integrimit të vendit tonë në BE.

Parlamenti miratoi një mocion të hartuar nga dy deputetët holandezë, Kaminga dhe Amhaouch, ku ishte vendosur edhe një kusht.

Holanda kërkon të mbikëqyret vazhdimisht progresi i Shqipërisë nga Komisioni Evropian, ku duhet të ketë edhe përfaqësues të këtij shteti.

Ata kërkojnë më shumë siguri në çështjet e bashkëpunimit gjyqësor dhe migrimit.

“Shqipëria së fundmi ka bërë përparim në çështjet e kërkuara nga Bashkimi Evropian duke vënë në dukje se fillimi i negociatave të pranimit për Shqipërinë është vetëm fillimi i një proces të gjatë reformash”, thuhet ndër të tjera në mocion.

Ndërkohë, Këshilli Evropian pritet të mblidhet më 22 qershor për të vendosur për se cili do të jetë fati i shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në rrugën e integrimit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

E paprecedentë/ Në Prishtinë bie tabela e rrugës “Dritan Hoxha”

Publikuar

-

Nga

E paprecedentë/ Në Prishtinë bie tabela e rrugës

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar ditën e sotme në komunën e Prishtinës në Kosovë.

Në rrugën “Dritan Hoxha” ka rënë tabela me emrin e rrugës. Deri më tani askush nuk ëhstë parë që të vihet në lëvizje për të rregulluar tabelën.

Pavarësisht se komuna e Prishtinës ka vendosur që rrugës t’i vërë emrin e themeluesit të Top Medias në shenjë respekti ndaj tij, rënia e tabelës tregon papërgjegjshmëri të strukturave./ CNA.al

LEXO TE PLOTE