Connect with Us

PD del blof/ Asnjë provë për manipulimin e zgjedhjeve

Politikë

PD del blof/ Asnjë provë për manipulimin e zgjedhjeve

Publikuar

-

Nga Ilirjan Blloshmi/ Meqenëse Luli paska qenë në Elbasan!

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha pas humbjes së madhe në zgjedhjet e 25 prillit nisi të justifikohej, duke deklaruar se zgjedhjet u vodhën, dhe për këtë u zotua se do të dorëzonte prova dhe fakte konkrete pranë institucionit që merret me zgjedhjet.

Dhe ashtu bënë. PD dorëzoi në KQZ tekstet e ankimimeve, që janë opinione, jo prova, janë dëshira, jo fakte, janë fantazi, jo realitet.

Cilësia e dobët e hartimit të ankimimeve shoqëron në 9 qarqe, tekstet e zbardhura të opinioneve, dhe fantazisë së PD dhe “ekipit” juridik që po mbron PD-në.

Por sot KAS zhvilloi mbledhjen, ku shqyrtoi ankimimet e Bashës për qarkun e Gjirokastrës.

KAS vendosi me shumicë votash rrëzimin e kërkesave të PD për të marrë prova shtesë nga institucionet prokurori, polici, etj.

LEXO EDHE:  Policia blindon Bashkinë/ Çfarë po ndodh në Devoll

KAS nuk mori vendim nëse do të njihen apo jo zgjedhjet në Gjirokastër, pasi dy anëtarë të KAS, pra Ledio Braho dhe Elvis Cefa kërkojnë nga administrata e KQZ-së informacion për dy komisionerë të PS-së që dyshohet të kenë ardhur nga Greqia dhe nuk janë karantinuar.

Pra për qarkun e Gjirokastrës KAS vendosi kundër PD, e cila u paraqit vetëm me pretendimet dhe dëshirat e saj, pa baza dhe fakte. Pritet të shihet nëse do të jetë i njëjti vendim edhe për tetë qarqet e tjera që Basha ka ankimuar me justifikimin se i janë vjedhur zgjedhjet./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Monika Kryemadhi i lë Vasilit vendin në Kuvend/ Pranon mandatin e deputetes në Fier

Publikuar

-

Nga

Monika Kryemadhi i lë Vasilit vendin në Kuvend/ Pranon mandatin e deputetes në Fier

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka pranuar të marrë mandatin e deputetes në Fier.

Në këtë mënyrë, Kryemadhi i ka dhënë shansin nënkryetarit të LSI Petrit Vasili të futet në Kuvend, pasi ka marrë mandatin e deputetit në Tiranë.

Kujtojmë se nga zgjedhjet e 25 prillit, LSI mori vetëm 4 mandate, dy në Tiranë, një në Fier dhe një në Shkodër./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Analiza-Objektivat dhe dështimi i Bashës/ Zgjedhjet, leksion për demokratët

Publikuar

-

Nga

Analiza- Objektivat dhe dështimi i Bashës/ Zgjedhjet, leksion për demokratët

Një ditë më parë, CNA.al publikoi një lajm ekskluziv në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve. Thelbi kishte të bënte me targeted, pra me rezultatin final që kishte kërkuar Lulzim Basha nga strukturat e tij në zgjedhjet e 25 prillit. Një target, që kryesisht dukej i realizueshëm, por i parealizuar në 16 nga gati 20 drejtuesit politik, të Lulzim Bashës.

Tabela tregon qartë sa kanë qënë votat e kërkuara nga Lulzim Basha dhe sa janë votat që ka sjellë secili drejtues politik, e cila flet vetë. Pra, tregon se kreu i PD-së e shtabi i tij elektoral dhe organizativ ishin të qartë në atë që kërkonin. ( Lexo këtu)

Kanë kërkuar jo pak, por rreth 707 000 vota në rang kombëtar. Dhe kjo nuk është ndonjë rritje e madhe.

Pse thuhet kjo?

Sepse ditën që Partia Demokratike ka lënë pushtetin, ka qënë 690 000 vota. Në aleancë me PDIU-në, të cilën e kishte sërish brenda dhe LZHK-në e Dashamir Shehit dhe disa parti të tjera.

Por, këtë herë kishte dhe dy forca shtesë, Partinë Agrare Ambientaliste të Agron Dukës, dhe Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut e Vangjel Dules, të cilat kanë një peshë të caktuar elektorale dhe Basha dhe të tijët, kanë kërkuar jo më shumë, por vetëm 17 mijë vota më shumë se në vitin 2013.

Pra, ditën kur PD doli në opozitë në vitin 2013 kishte 690 000 vota dhe Lulzim Basha ka kërkuar pas tetë vitesh në opozitë, pas tetë vitesh qeverisje të Edi Ramës, vetëm 707 000 vota.

Por, objektivi nuk u arrit. U shkua deri tek rreth 630 000 vota, çka e bën të pamundur marrjen e pushtetit nga opozita.

Basha me qëllimin e tij synonte jo pak. Ai me përllogaritjet e bëra nga stafi, e çonte deri në 70 apo 71 mandate i vetëm, me ndonjë rënie apo lajthitje diku, Basha pretendonte të shkonte afër 70 mandate dhe me LSI-në, të cilën e priste nga 8-10 mandate, të bënte një mazhorancë e cila mund të sillte nga 78-80 mandate për të qeverisur vendin.

Por, kjo nuk ndodhi.

Sipas tabelës së mëposhtme, duket qartë se objektivi elektoral i strukturave drejtuese të Bashës në degë, nuk është arritur. Dhe tani po bëhet një gabim fatal. Nuk pranohet e vërteta, nuk pranohen objektivat, nuk pranohet rezultati, por po shkohet në një rrugë qorre, pa krye, thjeshtë dhe vetëm duke theksuar se ishte një “masakër elektorale” dhe jo se ishte një humbje.

LEXO EDHE:  VLERESIMI & PERBUZJA

LEXO EDHE:  Nis në 08:00 votimi për zgjedhjen e kryetarit të PDSH/Ja vendet ku do të votohet

Në fakt, edhe Sali Berisha gjatë kohës që drejtonte Partinë Demokratike pati disa humbje. Në vitin 2001 për shembull, për herë të parë pati një masakër të vërtetë elektorale, pas asaj të vitit 1996. U përdor policia, dhuna, mbushja e kutive, e të tjera si këto. Por, Berisha arriti të kishte fakte, prova, filmime, dokumente zyrtare, siç ishin proçesverbalet e qendrave të votimit, të cilat tregonin qartazi se zgjedhjet ishin manipuluar.

Sot në vitin 2021, ku teknologjia është jo 20 herë, por ndoshta 20 mijë herë më e zhvilluar se para dy dekadash, Partia Demokratike nuk ka nxjerrë asnjë provë. Megjithëse ka marrë çdo filmim nga çdo qendër votimi. Ka marrë çdo filmim nga çdo grup numërimi votash. Janë hapur qindra kuti ku kontestohej rezultati, si në Berat, në Durrës, etj, dhe nuk ka dalë asnjë votë e manipuluar apo tjetërsuar.

Në finale ajo që duhet theksuar është se objektivi i drejtuesve politik të PD-së nuk është realizuar.

Ata që nuk kanë sy të shohin dhe veshë të dëgjojnë apo gojë për të folur, do të ngelen “memec” apo “shurdh-memec” të politikës, të pavlerë që nuk i duhen askuj. Thjeshtë servilë dhe skenaristë të një oborri.

Por, e vërteta është se trupa elektorale e përzgjedhur nga Basha, drejtuesit politik, të besuarit e tij dështuan.

Dështimi është një rast, për një reform të thellë në PD, të cilën tashmë Lulzim Basha duket se nuk e bën dot kurrë, pasi duket se ka mbetur peng i karriges së tij dhe nuk mund të ngrejë më tej rezultatet politike të Partisë Demokratike, me një strukturë dhe trupë drejtuese, tashmë disa herë të dështuar dhe të pafuqishme, për të arritur objektivat elektorale të kërkuara, të cilat sjellin dhe përmbysjen e pushtetit./CNA.al

Si dështuan Spaho dhe Salianji në Korçë

TABELA me shifrat sipas objektivave të Bashës/ 15 drejtues politikë dështuan, ja emrat dhe qarqet

LEXO TE PLOTE

Politikë

Një zyrtar shqiptarë në rrjetin e trafikut të kokainës/ Zbardhet skema e rekrutimit

Publikuar

-

Nga

Itinerari i qarkullimit të drogës për në Europë

Një rrjet trafikantësh kokaine që operonin Gjermani-Zvicër janë goditur nga drejtësia.

Në këtë rrjet raportohet se janë të përfshirë dy shtetas shqiptarë, të cilët tashmë janë nën hetim nga Prokuroria e Tiranës.

Njëri prej shtetasve shqiptarë, raportohet se është një zyrtar, i cili dyshohet se rekrutonte persona në rrjetin e trafikut.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për se bëhet fjalë për një grup trafiku të dënuar në Zvicër, ndërsa nga hetimi i autoriteteve zvicerane dhe gjermane kanë rezultuar dhe dy shqiptarë të përfshirë, njëri prej të cilëve zyrtar shtetëror./CNA.al

LEXO TE PLOTE