LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pas deklaratës së fortë të Jasminës/ Reagon Andi, i habit të gjithë me veprimin

12 Maj 2021, 09:40, Lifestyle CNA
Pas deklaratës së fortë të Jasminës/ Reagon Andi, i

Një ditë më parë, ish konkurrentja e Përputhen, Jasmina Kadriu ndau me të gjithë ndjekësit e saj një foto ku Andi shihej në shoqërinë e këngëtares Diona Fona.

E revoltuar ajo shkruante në statusin e saj se Andi nuk ishte mashkulli i dashuruar që të gjithë kishin parë dhe se nuk e kishte menduar se do t?i hiqte maskën në publik.

Përveç Andit, Jasmina kishte dhe një mesazh për këngëtaren ku shkruante: ?Sa per kte ?femren? bota eshte rrumbullak sot une neser ti. Edhe po, jam duke i dhene rendesi publike dhe kushdo qe do doje te kthej pergjigjie jam e hapur per cdo ballafaqim!?

Pas kësaj nuk ka patur një reagim të drejtëpërdrejtë nga Andi apo nga këngëtarja, por konkurrenti ka menduar të veprojë.

Ai e ka fshirë Jasminën nga Instagrami, ndërkohë nga ana tjetër dhe ajo ka bërë të njëjtën gjë, duke treguar se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre./ CNA.al

Lajmet e fundit nga