Connect with Us

Nga Andi Bushati/ “Zoti Luli” timonin gjithmonë nga gremina

Opinione

Nga Andi Bushati/ “Zoti Luli” timonin gjithmonë nga gremina

Publikuar

-

“Zoti Luli” timonin gjithmonë nga gremina

Partia Demokratike është kthyer në një makineri gjigande gënjeshtrash, aq sa mund ta ketë zili edhe vetë Rilindja. Duke organizuar shfaqen foshnjakërisht të shpifur të dorëzimit të arkave me fakte në KQZ, duke përkundur iluzionin se zgjedhjet mund të përsëriten në 9 qarqe, duke mospranuar se disfata tashmë është çertifikuar, ajo nuk po bën gjë tjetër, veçse po mashtron, së pari militantët e saj dhe më pas gjithë publikun.

Ato “kartonë të rëndë me prova” që u dorëzuan me pompozitet qesharak përpara kamerave, nuk kanë brenda asgjë. Sepse krimi i vërtetë elektoral nuk gjendet në kutitë e votimit, por në të gjithë mjedisin që i ka rrethuar ato. Faktet që po dalin, aty këtu, për pretendimet e PD-së, nuk kanë aspak peshë për organet që do të gjykojnë vlefshmërinë e zgjedhjeve.

Kështu, nëse ministri i rendit Çuçi akuzohet se e ka drejtuar fushatën e tij me ish policë të inkriminuar, ky është një gjykim moral dhe publik për figurën e tij, por aspak një fabul që ngre pikpyetje ligjore për mandatin e tretë në Gjirokastër. As fakti se dordolecët e komitetit teknik të ekspertëve u përdorën për të penguar votuesit emigrantë të opozitës dhe për të lejuar ata të PS-së që të votonin, nuk mund të trajtohet juridikisht nga KQZ. Madje madje, as argumenti madhor i votave të Tomës dhe Qifes, që bind cilindo që reket të gjykojë ftohtë, se pretendimi për kasaphanë elektorale është i drejtë, nuk mund të ketë vlerën e provës në një proces të kontestimit të rezultatit.

Pra, arkat e PD realisht janë të zbrazura, elementët që mund të sillnin përsëritjen e ndonjë qarku deri më tani mungojnë dhe beteja ligjore e opozitës i ngjan një përleshje me mullinjtë e erës.

Por, thënë këtë shtrohet pyetja: atëherë pse është futur ajo në këtë rrugë qorre? Atëherë pse po sillet sikur e ka zbuluar botën pas 25 prillit? Pse deri në mëngjesin e së hënës foli për fitore dhe më pas e zëvendësi atë me masakër?

Shpjegimi më i thjeshtë që japin kundërshtarët është ai se kjo po bëhet për të shpëtuar lëkurën e Bashës dhe imazhin e tij prej humbësi recidivizt.

Në fakt e gjitha nuk është, as kaq e thjeshtë, as kaq sipërfaqësore.

Sepse këtu në lojë nuk është emri i një personi qoftë ky dhe lideri i opozitës, por mbi të gjitha politikat që ai ndërmori dhe që u përkrahën unanimisht nga gjithë PD-ja.

Personalisht mendoj se opozita i ka humbur këto zgjedhje shumë kohë më parë, në 3 pika kyçe që nuk kanë të bëjnë aspak me 25 prillin. Së pari, kur u zbyth nga përbetimi për të mos lejuar të zhvilloheshin votime moniste në 30 qershor 2019. Së dyti, kur u ul në tryezën 14 janarit për reformën elektorale. Dhe së treti, kur nënshkroi marrëveshjen e 5 qershorit.

Me të treja këto akte PD dorëzoi spektrin e rrugës radikale, tradhëtoi kredon e atyre që patën marrë në dorë molotovët, duke provuar edhe qelitë, pasi besuan në slloganin e një qeverie teknike që do të përgatiste zgjedhje normale.

LEXO EDHE:  A mund të merret më Basha seriozisht?

Me këto pirueta fondamentale PD pranoi në heshtje se bëri gabim që dogji mandatet, bojkotoi pushtetin lokal dhe zgjodhi obsionin se Rama mund të sfidohej edhe përmes votës. Ajo u zbraps nga një politikë që e kishte argumentuar qartë dhe drejtë, se nuk mund të ketë zgjedhje të lira në një mjedis autokratik.

Në kohën e këtij ndryshimi absurd kursi shumë kritikë të qeverisë aktuale e fshikulluan këtë kthim timoni në drejtim të greminës. Edhe Lapsi.al ka pasur një vijë të qartë editoriale kundër këtij absurdi. Por “zoti Luli”, që preferon më tepër të luajë rolin e kanakarit të ambasadorëve, sesa atë të liderit që mbron interesat e tërë opozitarëve, i shpërfilli këto qëndrime, duke i etiketuar si revolucionare, dhe vazhdoi të udhëheqë me vendosmëri në rugën drejt disfatës.

Madje ai lëpiu gjithçka kishte pështyrë se regjimi nuk mposhtet me votë dhe filloi të besonte tek “uragani blu” aq shumë, sa edhe në mëngjesin e 26 prillit shpalli se fitorja thjeshtë duhej numëruar.

Në fakt, në kuti gjendej ajo që kishte vendosur prej kohësh regjimi. Aty ishte rezultati i financuar nga koncesionet e oligarkëve, i propoganduar nga TV e mëdha, të kapura prej kohësh, nga policia politike që la deri në fund të lirë banditët që blenin zgjedhësit, nga yjet në ngjitje të SPAK-ut, që vetëm rrinin e vështronin krimet, nga makineria shtetërore që shpërndau miliona nga buxheti për të ndryshuar votën, madje dhe nga shkenctarët ambulantë të komitetit të ekspertëve që vendosën në mbyllin kufinjtë.

25 Prilli ishte prova ulëritëse se nuk ka autokrat që e lëshon karrigen demokratikisht. Ai provoi edhe njëherë se Basha i 2019 kishte plotësisht të drejtë, ndonëse Luli i mëpasëm, i shantazhuar nga ambasadorët dhe i kapur nga kushedi ç’interesa, e ndryshoi tërësisht kursin. Edhe njëherë, si katër vite më parë, ai e çoi PD dhe opozitën drejt katastrofës.

Pikërisht këtë kthesë politike që rezultoi fatale, këtë përgjegjësi për shpënien e opozitës si cjapi te kasapi, do të fshehë manipulimi me arkat bosh që po çohen në KQZ. Me anë të saj PD po reket të krijojë iluzionin, sikur gjithçka është një çështje teknikalitetesh, sikur po u hapën ca dosje, po të shqyrtohen ca fakte, rezultati edhe mund të ndryshojë.

Dhe këtu problemi nuk është tek gënjeshtra që po tentohet të instalohet. Ajo do të shuhet shpejt, aq sa dhe më të qorrollepsurit që duan të besojnë në fantazi të pamundura do ta kuptojnë. Por, shqetësimi është se duke u përpjekur të imponojë këtë alibi, opozita nuk do të jetë në gjendje kurrë të ndërgjegjësohet se përse humbi realisht. Ajo do të vazhdojë të vetëmashtrohet duke menduar se regjimi mund të bjerë me votë dhe me betejë parlamentare, për ti lënë sërish timonin Lulit, krahu i të cilit pret gjithmonë nga gremina.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

‘Politikë në zhegun e verës’/ Përse PD devijoi kaq shpejt nga ndjeshmëria e lartë pro turizëm?

Publikuar

-

Nga

Turizmi veror ne Shqiperi, per nivelin e te ardhurave qe krijon, ka nje peshe prej 9% te GDP. Ai puneson direkt rreth 100 mije njerez dhe indirekt rreth 300 mije te tjere. Hyrjet valutore nga turistet e huaj, vleresoheshin diku te 2 miliard euro. Per kete rendesi te vecante, qe ka stina e veres per ne shqiptaret, politikanet u kujdesen, qe muajin qershor, ta clirojne nga te qenit muaj zgjedhjesh, duke bere edhe ndryshimet e nevojshme kushtetuese. U duk se edhe ne PD, ndjeshmeria ndaj mbarevajtjes se turizmit, ishte ne lartesine e duhur kur u deklarua se: "zgjedhjet per kryetar te PD afrohen nga korriku ne qershor, sepse korriku eshte muaji me i rendesishem per turizmin" Per fat te keq, kjo ishte pershtypja e gabuar qe u la te kuptohej, nga ky deklarim zyrtar, perpara dites se zgjedhjeve per kryetar te PD. Them per fat te keq sepse, kryetari i sapo zgjedhur i PD, vendosi te filloje nje proces analize ne cdo dege te PD dhe te therase Kuvendin Kombetar ne mes te korrikut. Shume kush u hutua, u befasua, u cudit dhe pyeti: Perse PD devijoi kaq shpejt dhe kaq vrullshem nga ndjeshmeria e larte pro turizem? Perse te 100 mije anetaret e saj duhet te lene punet ne turizem, indirekt ne sherbim te turizmit, apo pa lidhje me turizmin dhe te perfshihen ne analizen e masakres zgjedhore te 25 prillit, nderkohe qe, analiza e kesaj masakre eshte bere tashme nga avokatet e partise dhe eshte paraqitur me shume hollesi dhe profesionalizem ne KAS? A nuk do ishte me produktive dhe a nuk do e ndihmonte me shume turizmin, njohja e demokrateve me dokumentat dhe provat e masakres, si produkt i gatshem dhe i sistemuar nga profesioniste, sesa nje analize partiake ku cdo kush do e kete me te lehte te flase per masakren e shkaktuar nga te trete dhe jo per pergjegjesi individuale, ne raport me detyrat e mara persiper? Per me teper mbledhja ne Tirane e disa mijera anetarve te PD nga e gjithe Shqiperia, ne mes te korrikut per Kuvend, shton habine per kete praktike anti turizem. Habija dhe pyetjet shtohen kur kjo sakrifice behet me nje qellim qe nuk i justifikon mbledhjet ne kete nxehtesi ekstreme te veres per te analizuar dhe pastaj per tu mbledhur perseri ne Tirane per tu informuar mbi ate qe u analizua. Pervec anti turizem duket edhe shume tallese per demokratet qe kane dale te deshperuar nga humbja e trete radhazi e zgjedhjeve, te mblidhen te gjithe ne mes te korrikut ne Tirane, per te kryer vetem nje pune. Nje pune qe per interesat e tyre eshte nje pune pa pune, por per kryetarin punemadh, eshte kryepune. Behet fjale per nderprerjen e mandatit te Keshillit Kombetar, ne kundershtim me statutin e partise dhe per zgjedhjen e keshillit te ri. Mesa duket ja vlen barra qerane. Nga keto zgjedhje te 25 prillit, demokratet do vuajne edhe 4 vitet qe sapo fillojne, pas 8 viteve shume te veshtira ne opozite, por nderkohe, beteja e tyre sapo ka filluar, me grup te freskuar parlamentar, kryetar te rizgjedhur dhe me kryesorja, pergjegjesi te indentifikuara dhe te mbajtura, duke shkarkuar Keshillin kombetar dhe duke zgjedhur te riun. Ja vlen pra, kjo sakrifice ne zheg, ne dem te turizmit, por me shume perfitime per PD.

Nga Arben Ristani

Turizmi veror ne Shqiperi, per nivelin e te ardhurave qe krijon, ka nje peshe prej 9% te GDP.

Ai puneson direkt rreth 100 mije njerez dhe indirekt rreth 300 mije te tjere.

Hyrjet valutore nga turistet e huaj, vleresoheshin diku te 2 miliard euro.

Per kete rendesi te vecante, qe ka stina e veres per ne shqiptaret, politikanet u kujdesen, qe muajin qershor, ta clirojne nga te qenit muaj zgjedhjesh, duke bere edhe ndryshimet e nevojshme kushtetuese.

U duk se edhe ne PD, ndjeshmeria ndaj mbarevajtjes se turizmit, ishte ne lartesine e duhur kur u deklarua se: “zgjedhjet per kryetar te PD afrohen nga korriku ne qershor, sepse korriku eshte muaji me i rendesishem per turizmin”

Per fat te keq, kjo ishte pershtypja e gabuar qe u la te kuptohej, nga ky deklarim zyrtar, perpara dites se zgjedhjeve per kryetar te PD.

Them per fat te keq sepse, kryetari i sapo zgjedhur i PD, vendosi te filloje nje proces analize ne cdo dege te PD dhe te therase Kuvendin Kombetar ne mes te korrikut.

Shume kush u hutua, u befasua, u cudit dhe pyeti:

Perse PD devijoi kaq shpejt dhe kaq vrullshem nga ndjeshmeria e larte pro turizem?

Perse te 100 mije anetaret e saj duhet te lene punet ne turizem, indirekt ne sherbim te turizmit, apo pa lidhje me turizmin dhe te perfshihen ne analizen e masakres zgjedhore te 25 prillit, nderkohe qe, analiza e kesaj masakre eshte bere tashme nga avokatet e partise dhe eshte paraqitur me shume hollesi dhe profesionalizem ne KAS?

A nuk do ishte me produktive dhe a nuk do e ndihmonte me shume turizmin, njohja e demokrateve me dokumentat dhe provat e masakres, si produkt i gatshem dhe i sistemuar nga profesioniste, sesa nje analize partiake ku cdo kush do e kete me te lehte te flase per masakren e shkaktuar nga te trete dhe jo per pergjegjesi individuale, ne raport me detyrat e mara persiper?

LEXO EDHE:  Nga Andi Bushati/ Rilindja e vrasësve politikë

LEXO EDHE:  Vettingu në politikë/ Thirrje për marrëveshje të re, Rama-Basha

Per me teper mbledhja ne Tirane e disa mijera anetarve te PD nga e gjithe Shqiperia, ne mes te korrikut per Kuvend, shton habine per kete praktike anti turizem.

Habija dhe pyetjet shtohen kur kjo sakrifice behet me nje qellim qe nuk i justifikon mbledhjet ne kete nxehtesi ekstreme te veres per te analizuar dhe pastaj per tu mbledhur perseri ne Tirane per tu informuar mbi ate qe u analizua.

Pervec anti turizem duket edhe shume tallese per demokratet qe kane dale te deshperuar nga humbja e trete radhazi e zgjedhjeve, te mblidhen te gjithe ne mes te korrikut ne Tirane, per te kryer vetem nje pune.

Nje pune qe per interesat e tyre eshte nje pune pa pune, por per kryetarin punemadh, eshte kryepune.

Behet fjale per nderprerjen e mandatit te Keshillit Kombetar, ne kundershtim me statutin e partise dhe per zgjedhjen e keshillit te ri.

Mesa duket ja vlen barra qerane.

Nga keto zgjedhje te 25 prillit, demokratet do vuajne edhe 4 vitet qe sapo fillojne, pas 8 viteve shume te veshtira ne opozite, por nderkohe,

beteja e tyre sapo ka filluar, me grup te freskuar parlamentar,

kryetar te rizgjedhur dhe me kryesorja, pergjegjesi te indentifikuara dhe te mbajtura, duke shkarkuar Keshillin kombetar dhe duke zgjedhur te riun.

Ja vlen pra, kjo sakrifice ne zheg, ne dem te turizmit, por me shume perfitime per PD.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Mandati i tretë, ai i hakmarrjes

Publikuar

-

Nga

A e mbron dot më PD, Sali Berishën?

Nga Andi Bushati

Të gjithë naivët që deshën të besonin se konfirmimi i pushtetit pas 25 prillit do ta zbuste apo qetësonte Edi Ramën, po zhgënjehen ende pa filluar mandati i tretë. Asgjë nga premtimet e tij, pas zgjedhjeve, se do ti shtrinte dorën e bashkëpunimit atyre që nuk e kishin votuar, se do ti jepte fund sherrnajës politike 30 vjeçare, nuk po zbatohet në praktikë.

Madje, në planin konkret, po ndodh krejtësisht e kundërta. Arroganca e pushtetit është shtuar. Trimërimi për të vënë me shpatulla për muri kundërshtarët ka marrë hov. Beteja me ata që nuk i binden fermanëve të udhëheqësit po godet edhe brenda llojit.

Menjëherë pas zgjedhjeve, socialistët mblodhën urgjentisht 49 nënshkrime për të filluar procedurat për shkarkimin e presidentit Meta. Përtej përplasjes ligjore, nëse ky komision mund të ngrihej në kufirin e këtyre afateve, pra nëse kishte të drejtë kreu i shtetit që e quante anti kushtetues, apo shumica parlamentare që e konsideronte të rregullt, politikisht ai është simboli i një arrogance që mund ta ushtrojë vetëm dikush që nuk e fiton pushtetin përmes votës së lirë. Sepse të duash të zhbësh edhe të vetmin institucion që, në të mirën apo në të keqen e vet, nuk është sinkron me valën autokratike, duke përdorur për këtë një parlament me mandat të skaduar dhe duke thirrur në ndihmë sharlatanët e opozitës së re, fallcitetin e të cilëve e treguan zgjedhjet, nuk ka më nevojë për koment. Pavarësisht pretendimeve qesharake se Ilir Meta ka krisur marëdhëniet me SHBA-në, apo se ka turpëruar funksionin që e detyron të jetë mbi palët, nuk ka dyshim se çdo hap i hedhur kundër tij niset nga një filozofi revanshiste.

Jo për nga pesha, por për nga procedurat edhe më qesharake është ajo që po ndodh në Vlorë. Vetëm se nuk pranoi ti bindej urdhërit të Ramës për tu bërë pjesë e listës në betejën e 25 prillit duke dhënë dorëheqjen nga bashkia, Dritan Leli po linçohet publikisht dhe po masakrohet brenda strukturave të partisë. Asgjë nga pretendimet që thuhen, për ritmin e tij të punës, për pastrimin e qytetit, për mosmirmbajtjen e lungomares nuk qëndron. Po të ishte kështu, shefi nuk do ti kërkonte ta gradonte si deputet. Kryebashkiaku i qytetit bregdetar po ndëshkohet vetëm për një gjë, sepse theu rregullin e pashkruar, që në këtë vend gjithkush duhet ti bindet një njeriu të vetëm.

Shenjat e revanshit nuk duken vetëm në sallonet e politikës, ato kanë infektuar me sa duket edhe drejtësinë e rë.

Mund të jetë çdo gjë tjetër përpos rastësisë, fakti që SPAK dhe Prokuroria e Posatçme u shkundën menjëherë sapo votimet u mbyllën me fitoren e rilindjes. Ata nxituan të shpallnin dënimin për Adriatik Llallën, të rihapnin papritmas çështjen e Gërdecit për Fatmir Mediun, të kujtohen se në këtë vend ka ndodhur dikur edhe 21 janari. Madje gjykata Kushtetuese filoi të trajtojë njëra pas tjetrës konfliktet politike që gjendeshin prej kohësh në dosje. Dhe po të bësh një bilanc, në këtë “zgjim” të beftë të drejtësisë nuk ka asnjë çështje për vjedhjet me tendera e koncesione, asnjë njeri të akuzuar për skandalet e mëdha me PPP, pra shkurt, aty nuk shigjetohet asnjë anëtar i grupit të strukturuar të rilindjes. Zgjedhjet mbaruan dhe prokurorët e gjykatësit e institucionëve të reja u kujtuan për ata që kanë qenë në pushtet para një dekade.

LEXO EDHE:  Vettingu në politikë/ Thirrje për marrëveshje të re, Rama-Basha

LEXO EDHE:  A mund të merret më Basha seriozisht?

Madje aq e madhe po bëhet arroganca e kontrollit të kësaj drejtësie të politizuar, sa tani nën urdhrat e pushtetit organet e vettingut po japin vendime edhe në kundërshtim me pretendimet e ndërkombëtarëve të OMN-së që deri më sot na i patën shitur si garantët e vetëm se peshorja e drejtësë së re do të qëndronte e ekuilibruar.

Kësaj mendësie moniste nuk i shpëtuan as KAS dhe më pas kolegji zgjedhor që hodhën poshtë me përbuzje çdo hetim për blerjen e votës që mund të kriste imazhin e vitrinës së fitores së Ramës. Edhe milionat marramendëse të parave të rindërtimt të dhëna në javët e fundit para zgjedhjeve, edhe ato të ndihmës sociale edhe punësimet masive të militantëve do të varrosen të pa hetuara. Në këtë vend nuk funksionon asnjë mekanizëm i pavarur nga pushteti që të arrijë ti’u kumtojë shqipëtarëve të vërtetën.

Në këtë kontekst, deklaratat e Ramës se do ti shtrijë dorën gjithë qytetarëve në një festë bashkëpunimi për Shqipërinë e nesërme, duke i dhënë fund gërmërreve të së shkuarës, tingëllojnë, sa mashtruese po aq edhe pa kuptim.

Jo vetëm sepse faktet e mësipërme, që po i shohim me sy përditë, vërtetojnë të kundërtën. Por edhe për një arsye të dytë që ka të bëjë me thelbin e gjësë. Pasi çdokush që nuk e fiton mandatin në mënyrë demokratike, nuk e ka, as luksin, as mundësinë ta ushtrojë atë me tolerancë. Nëse e ndan mendjen të sundosh si pakicë, e vetmja rrugë është të godasësh ata që nuk e pranojnë këtë diktat.

Prandaj, përtej propagandës dhe fjalëve të bukura të mitingjeve pas fitores, mandati i tretë do të jetë ai i shtimit të arrogancës dhe revanshit. Dhe për këdo që nuk bindet, pse jo dhe ai i hakmarrjes. / lapsi

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Artan Fuga/ Shitësi që më dha një bakshish të majmë

Publikuar

-

Nga

Shitësi që më dha një bakshsih të majmë

Vajta përsëri sot atje anash rrugës të Ndroqit për të blerë fruta dhe zarzavate. Rrugës e kisha. Bëj edhe një çikë muhabet.

Bleva zerdeli, shalqi, patjetër, domate zemër kau, dhe qershi. Dhjetëmijë e pesëqind – tha zotëria te tenda. Ai pra që kishte mbajt çunin për të mos ik në Itali.

Nxorra njëmbëdhjetmijë dhe ja thashë!

Jo, jo më tha, dhjetëmijë do të më japësh dhe ma ktheu njëmijë lekshen metalike.

Ja ktheva dorën. Ai shty unë shty! Jo mor burrë – i thashë – aq sa të bëjnë.

Pije një kafe ! – më tha.

Shty unë, shty ai paranë metalike. Unë fjalëve nuk u besoj kurrë. Devijim profesional imi. Fjala është bërë për të rrejt. Por, histori tjetër kjo! E them njëherë tjetër.

Por gjuhën e trupit e kuptoj menjëherë. Kur ai shtynte monedhën metalike, dora e tij nuk kishte dridhje. E kuptova që e kishte me sinqeritet.

Hera e parë në jetën time që kam pranuar bakshish. Shitësi i kishte dhënë bakshish klientit.

Pse e pranova? Për t’i bërë qejfin atij mo! Ai që jep bakshish tregon superioritet ndaj atij që merr bakshish. Desha ta gëzoja egon e atij njeriu të mirë.

Pastaj do t’i jem dukur si gjynafqar! Mua kjo më bëri qejfin! Ai mendonte se kisha nevojë për t’u trajtuar pak financiarisht! Ndofta vetura ime e shekullit të kaluar i ka ndjellur mëshirë në zemër. Banorët e asaj zone janë shumë të ndjeshëm ndaj varfërisë të tjetrit!

Mora ç’kisha për të marrë dhe hipa në veturë. Me atë njëmijëlekshin do të qethem sot! Do shtoj ndonjë gjë edhe vetë dhe bëhet tamam për t’i lënë bakshish berberit!

Uaaaaa, bota përmbys – mendoja rrugës kur vozisja. Nuk e kisha mendjen te timoni fare. Makina ecte vetë për në shtëpi si gomari i një kushuririt të gjyshit tim që e gjente vetë rrugën e shtëpisë të të zotit. Këtë e zinte gjumi mbi gomar!

LEXO EDHE:  Nga Andi BUSHATI/Basha, “JO”-ja e vetmisë së madhe

LEXO EDHE:  Dështimi i protestës së opozitës/ Andi Bushati tregon arsyet

Shitësi i jep bakshish blerësit. Imagjinoni shkojmë në një zyrë shteti dhe nëpunësi pasi na shërben nuk na merr bakshish, por edhe na jep ndonjë pesëmijëlekshe për bakshish: Na merri profesor qethu sot! Ose blej brisqe për t’u rruar!

Mirëpo aty te Plepat mendja m’u kthjellua! Ai tregtari rural poshtë xhadesë kishte në fakt të drejtë sipas filozofisë të parasë. Kur unë blej diçka dhe tjetri më jep një mall, veç barazisë të dy vlerave ka edhe një komunikim tjetër që ndodh.

Unë i blej mallin dhe e humbas lirinë time që atë mall ta këmbej me gjë tjetër. Nuk munjd të shkoj te berberi dhe t’i them sa kushton një e qethme? Një shalqi a kushton? Berberi ma fut me hanxhar pas qafe po të bëj këtë pyetje. Kurse ai që merr lekët ai fiton liri sepse me ato lekë mund të qethet, mund të blejë çdo gjë që i do zemra! Ai fiton liri unë humbas. Dhe prandaj zotëria anash xhadesë si filozofi gjerman Zimmel, në shekullin e kaluar, mendonte se ai duhej ta kompensonte me diçka faktin që ai morri liri kurse unë e humba lirinë në atë transaksion financiar aty në diell, anash arës me perime.

Të shohim kur të kaloj nesër çfarë do të më ndodhi në po atë vend. Ai zotëria më dhuroi dhe një mësim filozofie mbi logjikën e shkëmbimeve tregtare që unë e dija, por e kisha harruar.

LEXO TE PLOTE