Connect with Us

Ndryshimet në Kodin Rrugor/ Gonxhe shpjegon paketën e re

Aktualitet

Ndryshimet në Kodin Rrugor/ Gonxhe shpjegon paketën e re

Publikuar

-

Hapja e fushatës/ Gonxhe: Sot njerëzit janë me ne

Drejtori i DPSHTRR Blendi Gonxhe, ka folur për paketën e ndryshimeve në Kodin Rrugor, që u miratuan pak ditë më parë në Parlament.

Gonxhe tha se për Kodin Rrugor është punuar për më shumë se një vit, ndërsa zbuloi se ka pasur shumë debate nga grupet e interesit.

“Për Kodin është punuar një vit e ca përpara dhe koncesioni i SGS-së ishte drejt mbarimit dhe vetë enti jonë ka qenë subjekt i një transformimi rrënjësor me gjithë problemet që mund të kemi. Jemi gati 1.1 milionë shoferë në Shqipëri.

Ka pasur debate për disa pika, që grupet e interesit kanë këmbëngulur, si për masat për qarkullimin pa siguracion të detyrueshëm, kemi dakordësuar që ka plot mënyra me shtrëngime me cdo mënyrë tjetër por që kanë të bëjnë më parë me provën e kapjes të mjetit në qarkullim apo zona publike, atëherë mund të ndërhyjmë.

Sigratorët mendojnë se një numër qarkullojnë pa siguracion, edhe ne e kemi që një numër mjetesh qarkullojnë pa kolaudim. Por metodat janë në kapjen në flagrancë edhe në një parkim privat, nëse nuk jeni në garazhin personal”, u shpreh ai.

Shefi i DPSHTRR-së shpjegoi lehtësirat për koalidimet e makinave, ndërsa foli edhe për ashpërsimet e gjobave të shoferëve që kapen me shkelje.

LEXO EDHE:  Meta mesazh për pandeminë në OKB/ Mënyra e reagimit do përcaktojë sa shpejt do rimëkëmbet bota

Shkeljet që kanë të bëjnë me alkoolin dhe celularin, janë trefishuar dhe katërfishuar, nuk ta them saktësisht sepse veprojnë me disa norma, nëse e përsërit është akoma e rëndë, ka shumë rëndësi zona ku e bën, nëse e bën shkeljen në zonë është urbane është më e rëndë. Është futur koncepti i këshillimit për herë të parë, kur masa është pa pasoja të rënda. Masa e këshillimit është në sistem. Kemi mos vendosjen e rripave dhe sediljeve të fëmijëve, por edhe pasagjerit”, deklaroi ai, duke vijuar më tej me masat për këmbësorët.

Futen masat për këmbësorët. Kodi futet më thellë. Sot në zonat urbane në krahasim me BE-në dhe rajonin kemi shifra jo të mira me më shumë aksidente të shkaktuara nga këmbësorët, ose shkak, jo mjet me mjet, por mjet me këmbësor. Nëse keni kaluar rrugën në vendin e gabuar ka një gjobë, nëse do të ecni në biçikletë me kufje ka një gjobë. Rëndohen masat që kanë të bëjnë me sjelljet e rrezikshme. Përveç gjobës hiqen edhe më shumë pikë nëse e përsërisni duke u rikthyer në autoshkollë”, nënvizoi Gonxhe./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Vendimi negativ për negociatat/ Vjen reagimi nga Komisioneri për Zgjerim

Publikuar

-

Nga

Vendimi negativ për negociatat/ Vjen reagimi nga komisioneri për Zgjerim

Komisioneri për zgjerimi, Oliver Varhelyi ka dalë me një reagim në rrjetet sociale, pasi ministrat e jashtëm të vendeve të BE nuk vendosën një datë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Me një postim në Tëitter, Varhelyi thotë se të dy vendet, si Shqipëria edhe Maqedonia  e Veriut, kanë bërë përparim të dukshëm.

Ai thekson se do të punohet për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, për të dy vendet, brenda vitit 2021.

LEXO EDHE:  The 53 names of the winning list of Lulzim Basha

LEXO EDHE:  Përplasjet Rama-Meta/ Gjekmarkaj: Lëvizja e Presidentit favorizon opozitën

“Kur bëhet fjalë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, është bërë shumë gjatë muajve të kaluar, ku është arritur një përparim i dukshëm. Ne do të vazhdojmë të punojmë që në vitin 2021 të mbajmë Konferencën e parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si një çështje me përparësi”, shkruan Varhelyi.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Vera nuk do jetë e qetë”/ Fuga: Nën dhe luhen tensione dhe negociata të mëdha

Publikuar

-

Nga

Bangladeshi kërkonte puntorë shqiptarë/ Fuga ironizin Ramën: Njerëz babaxhanë thoshin për ne, s’duan të drejta!

Akademiku Artan Fuga ka bërë një parlajmërim të fortë, teksa ka komentuar situatën politike në vendin tonë.

Fuga tha se vera nuk do të jetë e qetë, pasi pretendon se do të kemi shumë “ankthe” derisa opozita të vedosë së çfarë do të bëjë me mandatet e deputetëve.

“Është e pamundur ta parashikosh, e pamundur ta parashikosh për arsye sepse ka disa gjëra që janë në proces. Është organizimi i Kongresit të PD a Kuvendi Kombëtar, është në proces si të thuash shqyrtimi nga Gjykata Kushtetuese lidhur me votimin për shkarkim të Presidentit të Republikës nga Kuvendi, janë në proces tensionet për procedurat lidhur me të, hapja ose jo e bisedimeve për çeljet e negociatave për integrimin e Shqipërisë.

Një sërë çështjesh të tjera që më duket se në ndryshim nga vitet e tjera, kjo verë besoj se nuk do jetë aq e qetë, aq më shumë kemi dhe ankthe në thonjëza, sociale, kolektive, politike lidhur me atë nëse opozita, pra PD dhe aleatët e saj do të marrin këtë apo atë vendim lidhur me pjesëmarrjen apo jo të tyre në kuvendin e ardhshëm që hapet në shtator, dhe po kështu mund të numërohet si formimi i qeverisë së ardhshme, ministrave, riorganizimi, marrëdhëniet brenda forcës drejtuese qeveritare, jemi në një proces shumë të rëndësishëm sa i përket vendimmarrjes në GJK për zgjedhjet e pushtetit lokal të kërkuara për tu shqyrtuar nga shoqata e Bashkive, tensionet brenda kësaj Shoqate, suspense të tjera, si ato që kanë të bëjnë me faktin që nëse presidenti i republikës do të vazhdojë të kryejë funksionet e tjera, cili është raporti i tij me mandatin, Kushtetuta që i cakton atij, paracakton për t’ia dhënë zotit Rama si kryetar i kësaj force”, u shpreh ai në News 24.

LEXO EDHE:  Meta mesazh për pandeminë në OKB/ Mënyra e reagimit do përcaktojë sa shpejt do rimëkëmbet bota

LEXO EDHE:  Përplasjet Rama-Meta/ Gjekmarkaj: Lëvizja e Presidentit favorizon opozitën

Sipas tij, nën dhe luhen tensione të mëdha, negociata të mëdha, luhen aleanca dhe konflikte të mëdha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Minsku: Sanksionet e Perëndimit, të ngjashme me shpallje lufte ekonomike

Publikuar

-

Nga

Minsku: Sanksionet e Perëndimit, të ngjashme me shpallje lufte ekonomike

Bjellorusia i konsideron sanksionet perëndimore kundër saj si të afërta me një deklarim lufte ekonomike, tha përmes një deklarate Ministria e Jashtme bjelloruse të martën.

Ministria komentoi një ditë pasi SHBA, BE, Britania dhe Kanadaja thanë se po bashkërendojnë veprimet për të ndëshkuar me sanksione disa zyrtarë të lartë bjellorusë në përgjigje të uljes së detyruar të një avioni pasagjerës muajin e kaluar me qëllim që autoritetet bjelloruse të arrestonin një gazetar kritik ndaj regjimit.

Bashkimi Evropian ka thënë se po analizon edhe sanksione ekonomike ndaj disa prej produkteve më të rëndësishme të eksportit bjellorus si mineralet e papërpunuara dhe naftën.

“BE-ja vazhdon me veprime të qëllimta shkatërrimtare kundër popullatës bjelloruse, në mënyrë që, gjoja “të thajnë burimet financiare të regjimit”. Por në fakt, këto akte janë thuajse shpallje e luftës ekonomike,” thuhej në deklaratë.

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Si parashikohen temperaturat për ditën e nesërme

LEXO EDHE:  Meta mesazh për pandeminë në OKB/ Mënyra e reagimit do përcaktojë sa shpejt do rimëkëmbet bota

Kontrollorët bjellorusë të trafikut ajror më 23 maj urdhëruan një avion të firmës Ryanair, që udhëtonte nga Greqia në Lituani, të zbriste në Minsk ku autoritetet arrestuan një nga pasagjerët e avionit, gazetarin Raman Prataseviç.

Zoti Prataseviç është bashkëthemelues i një kanali transmetimesh në një aplokacion që ndihmoi për organizimin e protestave kundër regjimit të Presidentit Aleksander Lukashenko.

Që nga arrestimi i tij, gazetari 26-vjeçar është parë në një transmetim në televizionin shtetëror ku me lot në sy shprehte keqardhje për veprimet e tij dhe lavdëronte zotin Lukashenko. Kritikët e regjimit thonë se Raman Prataseviç dha një deklaratë të imponuar me forcë nga autoritetet./ VOA

LEXO TE PLOTE