Connect with Us

Menaxheri i Hysajt: Nuk konfirmoj zërat për Fiorentinën. Të isha te Juventusi do merrja Gatuzon

Seria A

Menaxheri i Hysajt: Nuk konfirmoj zërat për Fiorentinën. Të isha te Juventusi do merrja Gatuzon

Publikuar

-

Ditët e fundit në Itali janë shtuar shumë zërat për një transferim të mundshëm të Elseid Hysajt te Fiorentina. Këto zëra kanë lindur nga fakti se Rino Gatuzo ka nisur bisedimet me klubin italian për një transferim të mundshëm atje. Por Mario Xhiufredi, menaxheri i futbollistit, shprehet se nuk mund të bëjë asnjë konfirmim të këtyre bisedimeve.

“Nuk konfirmoj zërat që duan Gatuzon dhe Hysajn te Fiorentina në kampionatin e ardhshëm. Unë uroj që Gatuzo të qëndrojë te Napoli, nëse skuadra shkon në Ligën e Kampioneve, një pjesë e madhe e meritës është e tija. Një vit e gjysmë më parë e mori ekipin në zonën e rënies dhe e çoi drejt fitores së Kupës së Italisë dhe një hap larg Ligës së Kampioneve.

Sipas meje, nëse Gatuzo qëndron, me pak përforcime të përshtatshme Napoli mund të luftojë për të fituar titullin. Nëse do të largohej, do të duhej të niste edhe një herë nga zero, duke çuar dëm punën e bërë që nga dhjetori 2019. Po të isha mes drejtuesve juventinë, do të mendoja seriozisht që të merrja Gatuzon si trajner të ri, pasi ka treguar si te Milani, si te Napoli, se punon shumë mirë në situata të vështirësisë ekstreme”, tha menaxheri i Hysajt.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Momenti kur Calhanoglu arrin në selinë e Interit

Publikuar

-

Nga

Transferimi i Çalhanoglus drejt rivalëve të Interit ishte sot tema më e diskutuar në Itali pasi ky transferim doli nga hiçi.

Turku pranoi të vishej zikaltër për 5 milionë euro në sezon, duke snobuar ofertat e shumta të kuqezinjve të cilët kishin kohë që i kërkonin rinovimin.

Pasditen e sotme, mesfushori zbarkoi në zyrat e Interit dhe ditën e nesërme pritet të firmosë dhe të pozojë për herë të parë me fanellën zikaltër.

Kuqezinjtë nuk e kanë përtypur dot këtë transferim duke e quajtur tradhti transferimin e turkut drejt Interit, por në futboll rivaliteti mund të thyhet nga paraja.

LEXO TE PLOTE

Seria A

“Hysaj te Lazio, firmos për 5 vite”, eksperti i merkatos e bën të kryer

Publikuar

-

Nga

Elseid Hysaj është një hap larg Lazios, sikurse raporton së fundmi eksperti i merkatos në Itali,  Alfredo Pedulla.

Shkodrani do të jetë afrimi i parë i klubit kryeqytetas në epokën “Sarri”. Trajneri italian e njeh mirë Hysajn, pasi e ka pasur në skuadër tek Empoli dhe më pas edhe te Napoli.

Hysaj pritet të firmosë një kontratë 4-vjeçare, me opsion edhe për një vit tjetër shtesë. Këtë javë pritet të ketë një takim mes palëve, për të hedhur më pas edhe firmën mbi marrëveshje.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Arrihet akordi, Calhanoglu nesër kryen nesër vizitat mjekësore te Interi

Publikuar

-

Nga

Hakan Çalhanollu arrin akordin me Interin. Trekuartisti turk do të lërë kuqezinjtë dhe do të kalojë tek Interi si një lojtar i lirë pas skadencës së kontratës së tij.

Fantazisti 27-vjeçar nuk ndihet i lumtur tek klubi i Milanit dhe mesa duket skuadra e Zhang do ta kënaqë me një ofertë prej 5 milionë eurosh në sezon, 1 milionë më shumë sesa ka ofruar Maldini dhe Masara.

Sipas asaj që raportojnë të gjitha mediat sportive italiane, Çalhanollu do të kryejë vizitat mjekësore nesër me Interin dhe brenda 48 orëve gjithçka do të jetë e kryer si transferim dhe ish-lojtari i Bajer Leverkuzen do të veshë fanellën e skuadrës zikaltër.

Turku ka luajtur prej 4 vitesh tek Milani dhe gjatë sezonit të kaluar është aktivizuar në total në të gjitha kompeticionet, 43 ndeshje nga ku ka realizuar 9 gola dhe ka dhuruar 12 asist.

LEXO TE PLOTE