Connect with Us

“Marjusi tentoi të vetëvritej”/ Miku i 27-vjeçarit jep detaje nga ngjarja e rëndë në “5 Maj”

Kronika

“Marjusi tentoi të vetëvritej”/ Miku i 27-vjeçarit jep detaje nga ngjarja e rëndë në “5 Maj”

Publikuar

-

“Marjusi tentoi të vetëvritej”/ Miku i 27-vjeçarit jep detaje nga ngjarja e rëndë në “5 Maj”

Miku i 27 vjeçarit M.Qema, Egli Çekrezi ka dhënë dëshminë e tij në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi pak ditë më parë në lagjen “5 Maj”, në Tiranë.

Në një lidhje direkte për emisionin “Me zemër të hapur“, ai ka rrëfyer se Marjus  Dema ka qëlluar mikun e tij aksidenatlisht pasi kanë qenë duke luajtur.

Çekrezi u shpreh se pas ngjarjes së rëndë, Marjusi kishte tentuar të vetëvritej pasi përjetoi gjendje shoku.

Isha duke bërë disa piktura. Ishim duke qeshur, dhe po bënim muhabete, shaka. E kam çuar veten dhe se di se si ndodhi kjo gjë. Isha tek çunat vetëm 2 minuta para, por pastaj kam marrë diçka për të ngrënë. Atë natë kam shkuar se bëj dhe disa piktura në atë zonë. Ishim të gjithë si çuna, se kuptoj se si ndodhi kjo gjë.

Se di sa kishin ata aty. Por ata të dy ishin vëllezër, ishin qafë për qafë. Biseda ishin të si ato të përditshme. Ishin duke ulur, duke qeshur. Ata i kishin thënë qe ule armën, ai po luante, po bënte shaka. Unë isha poshtë po haja. Kur dëgjova armën shkova me vrap dhe pashë. E çuam Mehmetin në spital, në QSUT dhe 30 minuta nuk e prekën me dorë. Ai ishte i gjallë.

Ata thonin që; ‘do presim policinë’. Vetë ne e hapëm ambulancën dhe e nisëm për në spitalin e Traumës. Kam marrë taksinë dhe shkova në spital dhe më pas në Durrës. Kam 2 ditë pa fjetur jam keq emocionalisht. Ai do kishte mbijetuar nëse doktorët do ta kishin marrë në dorë. Plumbi u mor poshtë barkut, jo në anën e apendistit.

Si ka dëgjuar të shtënat kam parë Marjusin, ishin shumë keq, tentoi që të bënte vetëvrasje. Tek spitali kemi shkuar unë, Erlindi, Lindi. S’kemi shkuar të gjithë se nuk e mbaj mend. Është hera e parë në jetën time që më ndodh diçka e tillë në sy. Jam keq.”, tha Çekrezi./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Shkrumbohet nga flakët magazina në Elbasan/ Dyshimet e para

Publikuar

-

Nga

Shkrumbohet nga flakët magazina në Elbasan/ Dyshimet e para

Një magazinë është shkrumbuar plotësisht nga flakët mbrëmjen e sotme në Elbasan në fshatin Bradashesh.

Zjarri ka rënë rreth orës 20:45 ndërsa dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale.

Elbasan/ Informacion paraprak

Më datë 22.06.2021, rreth orës 20:45, në fshatin Bradashesh, Elbasan, ka rënë zjarr dhe është djegur tërësisht magazina me disa materiale të ndryshme familjare në pronësi të shtetasit L.L..

LEXO EDHE:  Ishte nisur drejt Bularatit/ Pranga policit grek

LEXO EDHE:  Të shtëna me armë në Vlorë/ Dyshimet e para

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është aksidental.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shkaktoi aksident të trefishtë në hyrje të Tiranës/ Policia vë në pranga shoferin 22 vjeçar

Publikuar

-

Nga

Shkaktoi aksident të trefishtë në hyrje të Tiranës/ Policia vë në pranga shoferin 22 vjeçar

Në vijim të veprimeve hetimore, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të aksidentit rrugor i ndodhur me datë 19.06.2021, në rrugën Interurbane kryesore Vorë-Tiranë, tek mbikalimi i Casa-Italias, ku një drejtues automjeti i paidentifikuar aksidentoi duke u larguar nga vendngjarja automjetin me drejtues shtetasin N. R., dhe për pasojë automjeti ka përplasur edhe automjetin tjeter me drejtues shtetasin D. P. Specialistët e Komisariatit Rajonal te Policise Rrugore Tirane në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.3 dhe Komisariatin e Policisë Nr.6, bënë të mundur identifikimin dhe ndalimin me iniciative të drejtuesit të automjetit që u largua nga vendi i aksidentit shtetasi me iniciale J. L., 22 vjeç.

LEXO EDHE:  Vritet me armë reperi i njohur/Zbulohet postimi i tij i çuditshëm

LEXO EDHE:  Qëlloi më armë tek shtëpia e prindërve të bashkëshortes/ Caktohet masa për Elton Metën

Ky shtetas, dyshohet se me datë 19.06.2021, duke drejtuar automjetin e tij në rrugën Interurbane kryesore Vorë-Tiranë, tek mbikalimi i Casa-Italias, ka aksidentuar dy automjete në levizje dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit pa u dhënë ndihmën e parë të demtuarve. Gjithashtu ky shtetas dyshohet se ka ndërhyrë për të riparuar automjetin  e dëmtuar si pasojë e aksidentit rrugor, me qëllim fshehjen e gjurmëve të aksidentit.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Largimi nga vendi i aksidentit” si dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vertetës”.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ishte duke luajtur/ Fëmija bie nga ballkoni në Konispol

Publikuar

-

Nga

Ishte në gjendje të dehur/ Vetëplagoset me armë zjarri i riu në Rrogozhinë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Konispol.

Mësohet se një fëmijë rreth 4 vjeç ka qenë duke luajtur dhe ka rënë aksidentalisht nga ballkoni.

Nga informacionet paraprake, raportohet se i mituri është dërguar menjëherë në spitalin e Sarandës.

Fëmija është duke marrë shërbimin mjekësor, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

LEXO EDHE:  Ishte nisur drejt Bularatit/ Pranga policit grek

LEXO EDHE:  Të shtëna me armë në Vlorë/ Dyshimet e para

Sakaq, pritet që blutë të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen./ CNA.al

LEXO TE PLOTE