Connect with Us

Lufta kundër Covid-19/ Mjekja Aurora Meta Dollenerg tregon se kur do të morë fund pandemia

Shëndeti

Lufta kundër Covid-19/ Mjekja Aurora Meta Dollenerg tregon se kur do të morë fund pandemia

Publikuar

-

Lufta kundër Covid-19/ Mjekja Aurora Meta Dollenerg tregon se kur do të morë fund pandemia

Mjekja shqiptare në Gjermani, Aurora Meta Dollenerg është shprehur se ka shumë shanse që në vjeshtën e këtij viti ta kemi fituar luftën me pandeminë që ka pushtuar botën. Dollenerg shton se arma e vetme për të mundur Covid-19 është vaksina.

“Është normale që të kemi një ndjenjë të dëshiruar euforie që e kemi lënë pas pandeminë, por jemi në premisa shumë të larta që në vjeshtën e këtij viti mund të quhet kjo luftë me pandeminë e fituar nga njerëzimi. Kjo sepse jo vetëm vaksina ekziston si arma për ta mposhtur pandeminë, por edhe medikamentet e para që janë speciale për të gjithë ata që e kalojnë COVID me simptoma mesatare apo të rënda”, tha Dollenerg për Report Tv.

Mjekja është shprehur se në verë do të kemi mundësinë të udhëtojmë në Ballkan e Europë, në shumicën e vendeve, ku do të hiqet edhe karantina dy-javore. Ajo tha se vaksina ruse është njohur nga EMA dhe sipas saj, edhe vaksina kineze do të pranohet.

LEXO EDHE:  Ministria e Drejtësisë në karantinë/ Infektohen katër punonjës me Covid-19

“Numri i të vaksinuarve po rrite nga dita në ditë. Verën do kemi mundësi të udhëtojmë, në Ballkan, në Europën Jugore, është e thuajse e sigurt për numrin më të madh të vendeve. Vaksina ruse është në rrugën më të mbarë që të njihet nga EMA dhe të marrë patentat e sigurisë. Për vaksinën kineze është akoma një valë skepticizmi në Europë, por tendenca që ka BE dhe Europa, për lëvizjen e qytetarëve dhe që turizmi të jetë i mundshëm, të gjithë janë të predispozuar të shohim një hapje dhe shanset që edhe vaksina kize, ata që e kanë pasaportën, do të mund të lëvizin lirshëm”, u shpreh mjekja./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Vaksinimi masiv kundër Covid-19/ Rama jep lajmin e mirë

Publikuar

-

Nga

Vaksinimi masiv kundër Covid-19/ Rama jep lajmin e mirë

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë pak minuta më parë lidhur me situatën shëndetësore.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Rama bën të ditur se që nga muaji janar deri më tani janë kryer 900 mijë vaksinime kundër Covid-19 në total.

Aktualisht po vijon vaksinimi masiv, ndërsa situata shëndetësore në vendin tonë është pozitive.

LEXO EDHE:  Infektohet me Covid-19 efektivi i policisë/ Vetëkarantinohet në banesë

LEXO EDHE:  Infektohet me Covid-19 efektivi i policisë/ Vetëkarantinohet në banesë

Sipas ministrisë së Shëndetësisë, ditën e sotme janë regjistruar vetëm 5 raste me Covid-19, ndërsa dje vetëm një rast.

Mjekët besojnë se në Shqipëri është arritur imunizimi i tufës, ndaj edhe nuk ka shumë raste infektimesh. / CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Efektiviteti dhe efektet anësore të vaksinave anti Covid/ Pse është më mirë të vaksinohesh

Publikuar

-

Nga

Efektiviteti dhe efektet anësore të vaksinave anti Covid/ Pse është më mirë të vaksinohesh

Nga Dr.Blerta Brati, mjeke mikrobiologe prane ISHP

Si të gjitha ilaçet, vaksinat Covid-19 ndonjëherë mund të shkaktojnë efekte anësore të lehta dhe, në raste shumë të rralla, komplikime serioze. Por ky rrezik mbetet shumë i ulët krahasuar me efektivitetin e vaksinave.

Vaksina per momentin :

Është më shumë se 90% efektive kundër formave të rënda.

Është një akt qytetar.

Eshte më mire te vaksinohesh per nje semundje infektive, sepse vaksinat funksionojnë në sistemin imunitar në të njëjtën mënyrë si infeksioni natyror, por ato nuk shkaktojnë sëmundje. Kjo shmang rrezikun e një sëmundjeje që mund të komplikohet ndërsa mbrohet kundër saj me vaksinim.

Mbrojtja nga vaksinimi është e dyfishtë: në të njëjtën kohë ne mbrojmë veten, por gjithashtu mbrojmë të tjerët dhe. Kemi shembullin e fruthit, kur e dimë që një person që ka fruth mund të transmetojë sëmundje në pesëmbëdhjetë ose njëzet njerëz të tjerë, ne e kuptojmë pse vaksinimi është mbrojtja më e mirë.

Disponueshmëria e një vaksine kundër Covid-19 nuk do të thotë fundi i mbikëqyrjes, përkundrazi!!

Monitorimi është një çështje kryesore për të garantuar efikasitetin e vaksinës në popullatë, dhe për të identifikuar çdo efekt anësor që mund të mos jetë vërejtur gjatë provave klinike, veçanërisht efektet e rralla (më pak se 1 në 1000) ose të vonuara.

LEXO EDHE:  Infektohet me Covid-19 efektivi i policisë/ Vetëkarantinohet në banesë

LEXO EDHE:  Bilanc shqetësues në 24 orë/ Ja sa të infektuar janë konfirmuar nga dje

Prandaj, edhe kur një vaksinë del në treg, ajo vazhdon të monitorohet dhe analizohet vazhdimisht, duke pasur parasysh zhvillimin e njohurive dhe përdorimin e saj në jetën e përditshme.

Me poshte me foto ne menyre skematike tregohet si procedohet me vaksinat.

Zhvillimi vaksines

Provat klinike

Survejanca

Të gjithë pacientët e vaksinuar mund të kenë efekte të padëshirueshme, por vaksinimi është i dobishëm vetëm për pacientët që do të ishin infektuar në mungesë të tij (duke përjashtuar efektin e mbrojtjes së popullatave). Nëse ky raport është më i lartë, përfitimet e pritura të vaksinimit do të jenë më të larta. Përkundrazi, nëse raporti është më i ulët, atëherë fitimet e pritshme do të jenë më të ulëta.

Efektet anësore serioze janë shumë të rralla dhe monitorohen dhe hulumtohen nga afër kur ndodhin.

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Si ndikojnë temperaturat e larta tek të vaksinuarit nga Covid?/ Specialistja e ISHP këshilla qytetarëve

Publikuar

-

Nga

Si ndikojnë temperaturat e larta tek të vaksinuarit nga Covid?/ Specialistja e ISHP këshilla qytetarëve

Specialistja e ISHP, Iria Preza, është shprehur se temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin ditë e fundit, nuk ndikojnë në shëndetin e personave që po marrin vaksinat kundër COVID.

Në një intervistë për report tv, ajo tha se stina  e nxehtë nuk ka lidhje me vaksinimin. Megjithatë ajo pati disa këshilla për qytetarët, duke i rekomanduar që të hidratohen mirë si dhe të mbrohen nga dielli.

“Stina e nxehtë nuk ka lidhje me vaksinimin, por njerëzit duhet të kenë parasysh që duke qenë se është vapë, të hidratohen mirë, të mbrohen nga dielli, të vendosin kapele apo të mbajnë çadër kur lëvizin, të kenë parasysh kur bëjnë vaksinë në të ndjekin të gjitha këshillat që i jepen”, tha ajo.

Ndërsa u ndal te procesi i vaksinimit në vend, Preza tha se ai po ecën me ritme mjaft të mira, duke shtuar se në total janë mbi 370 mijë qytetarë që kanë marrë të dyja dozat dhe mbi 890 mijë që kanë marrë një dozë.

LEXO EDHE:  Bilanc shqetësues në 24 orë/ Ja sa të infektuar janë konfirmuar nga dje

LEXO EDHE:  Covid-19 në Kosovë/ Një viktimë dhe 14 raste pozitive

“Aktualisht janë mbi 370 mijë qytetarë që kanë marrë të dyja dozat e vaksinës, ndërkohë që mbi 890 mijë janë pajisur me një dozë dhe ne e kemi ulim tashmë fashën për të gjithë qytetarët 50 vjeç e sipër. Vaksina kemi dhe janë shpërndarë në të gjithë vendin. Janë mbi 1 milion vaksina që kanë ardhur në vendin tonë, procesi po ecën me ritme të mira, kemi angazhim maksimal dhe po vijon puna për vaksinimi e të gjithë popullatës”, u shpreh specialistja e ISHP.

LEXO TE PLOTE