Connect with Us

Lufta Izrael-Palestinë/ “Shi” raketash dhe sulme vdekjeprurëse

Bota

Lufta Izrael-Palestinë/ “Shi” raketash dhe sulme vdekjeprurëse

Publikuar

-

Lufta Izrael-Palestinë

Përshkallëzimi mes Izraelit dhe Palestinës vijon ndërsa deri tani konflikti u ka marrë jetën 56 personave prej së hënës dhe qindra të tjerë janë plagosur.

Izraeli njoftoi të mërkurën se vrau 16 anëtarë të krahut të armatosur Hamas në Gazë gjatë një bombardimi. Hamasi konfirmoi vdekjen e komandantit dhe të udhëheqësve të tjerë.

Udhëheqësi i Hamasit Ismail Haniyeh tha se përballja me armikun është pa afat. Në Izrael, zyrtarët thanë se janë vrarë gjashtë persona.

LEXO EDHE:  Izrael/Sondazhet vënë në dyshim avantazhin e Netanjahut

Luftimet midis Izraelit dhe Hamasit janë më të ashprat që nga 2014 dhe po rritet shqetësimi se situata mund të dalë jashtë kontrollit.

Shtetet e Bashkuara po u bëjnë thirrje udhëheqësve izraelitë dhe palestinezë të ulin tensionet mes sulmeve vdekjeprurëse të Hamasit me raketa dhe inkursioneve ajrore izraelite si kundërpërgjigje ndaj tyre./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Britania mund të shtyjë heqjen e masave kundër koronavirusit

Publikuar

-

Nga

Kryeministri britanik, Boris Johnson, pritet të njoftojë se fundi i kufizimeve kundër koronavirusit do të shtyhet, për shkak të shqetësimeve për parhapjen e të ashtuquajturit variant Delta të virusit.

Britania gradualisht i ka hequr kufizimet e pandemisë sipas një harte që parashikonte heqjen e të gjitha masave “jo më herët” se data 21 qershor.

Por, sikurse në disa pjesë të tjera të botës, varianti Delta që ka goditur rëndë Indinë, po përhapet edhe në Britani, pavarësisht se ky vend ka një nga normat më të larta të vaksinimit në botë.

Zyrtarët shëndetësorë thonë se varianti Delta mund të jetë 60 për qind më i transmetueshëm se lloji origjinal i virusit.

Në Gjermani, ndërkohë, ministri i Shëndetësisë tha se detyrimi për vendosjen e maskës për aktivitetet në natyrë, mund të hiqet nëse infeksionet me koronavirus vazhdojnë të bien.

LEXO EDHE:  Reshje shiu në gjithë Shqipërinë/ Parashikimi i motit për sot
LEXO EDHE:  Reshje shiu dhe bore në vend/ Parashikimi i motit për këtë fundjavë

Infeksionet në të gjithë Evropën janë në rënie, si rezultat i vaksinimit, çfarë ka bërë që të gjitha vendet në kontinent të rihapen gradualisht.

Në SHBA ka rënë po ashtu norma e infeksionit në një mesatare shtatëditore prej rreth 10,000 rastesh në ditë, krahasuar me kulmin e janarit prej rreth 250,000 rastesh në ditë.

Sipas Universitetit Johns Hopkins, që ndjek të dhënat për pandeminë, koronavirusi ka prekur mbi 175 milionë njerëz në të gjithë botën.

Prej tyre, mbi 3.8 milionë kanë vdekur.

Deri më tash janë dhënë mbi 2.3 miliardë vaksina.

Shumica e vaksinave kundër koronavirusit duhet të jepen në dy doza, për të arritur efektin maksimal. REL

LEXO TE PLOTE

Bota

Takimi i G7 në Cornwall: fotografi të bukura – vendime të paqarta

Publikuar

-

Nga

Pamje piktoreske, shumë tema dhe vendime të paqarta: kjo është ajo që mbetet nga samiti i G7 në Cornwall. Shtetet e Bashkuara janë përsëri në tryezë, por vetëm kjo nuk i zgjidh problemet me klimën ose me Kinën.

Kishte shumë fotografi të bukura. Drita e diellit dhe peizazhi piktoresk i Cornwall-it ishin një mjedis i mirë për atë që ishte ndoshta sinjali më i rëndësishëm i takimit: SHBA është kthyer: “Amerika është kthyer” në vend të “Amerika e para”.

Multilateralizmi është përsëri i mundur. Joe Biden-i është një President i Shteteve të Bashkuara në Shtëpinë e Bardhë që mbështet Marrëveshjen e Klimës së Parisit, mbështet reformën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe dëshiron të përcaktojë një politikë të përbashkët të G7-ës për Kinën. Në konferencën e saj të shtypit, kancelarja Merkel e përmblodhi këtë me pak fjalë: “Me zgjedhjen e Joe Bidenit si president, nuk është se bota u bë e tillë që të mos ketë më probleme. Por ne mund të punojmë për zgjidhjen e këtyre problemeve me entuziazëm të ri”.

Nuk ka datë për braktisjen e qymyrit

Sidoqoftë, deklarata përfundimtare e samitit të G7-ës e bën të qartë se vendimet për shumë pika mbeten të paqarta. Pas ditëve me diell në Cornwall, mund të pasojë zhgënjimi: mallkimi i fotove të bukura është premtimi i parealizuar.

SHBA është përsëri në bord kur bëhet fjalë për mbrojtjen e klimës. Ish-Presidenti amerikan Donald Trump kishte njoftuar daljen nga marrëveshja e klimës në Paris. Tani është bërë e qartë se G7 dëshiron t’i përmbahet qëllimit për të ulur ngrohjen globale me 1.5 gradë, nëse është e mundur. Kjo në të vërtetë nuk është shumë, sepse kjo është pikërisht ajo që parashikonin vendimet e vitit 2015, dhe masat që morën më pas shumë shtete nuk mjaftuan.

Kjo është arsyeja pse përfaqësues nga mbi 190 vende do të takohen në nëntor në Glasgow, për të bërë marrëveshje më largvajtëse. Dhe çështja do të jetë nëse vendimet e G7-ës mund të dërgojnë një sinjal të qartë për negociata të mëtejshme. Krerët e shteteve dhe qeverive nuk ranë dot dakord për një datë të përbashkët për të braktisur përfundimisht qymyrin. Premtimet për të ndihmuar financiarisht vendet e varfëra dhe ato në zhvillim për ndryshimin strukturor u përsëritën.

Sistemi i paralajmërimit të hershëm për pandeminë

Në luftën kundër pandemisë, krerët e shteteve dhe qeverive ranë dakord për një sistem paralajmërimi të hershëm. Të dhënat nga e gjithë bota do të bashkohen për të analizuar shpejt kërcënimet dhe për të zhvilluar më shpejt vaksinat dhe kapacitetet e testimit.

LEXO EDHE:  Tirana “mbytet” nga shiu/ Basha publikon foton me diell

LEXO EDHE:  Sulmet e Ben Blushit në Top Channel/ Prokurori i Tiranës, kërkon ndihmë nga KLP e ILD

Përveç kësaj, shtatë vendet kryesore industriale vënë në dispozicion shumë para dhe veçanërisht doza vaksinash – më shumë se 2.3 miliardë. Organizatat joqeveritare kritikojnë se kjo shifër nuk mjafton as për së afërmi. Për imunizimin bazë nevojiten të paktën tetë miliardë doza vaksinash.

Për më tepër, për programet e vaksinimit duhet të krijohet në shumë vende infrastruktura mjekësore. Qeveria gjermane po i reziston heqjes së patentave, të cilat shumë organizata ndihmëse po i kërkojnë si parakusht për një program të fuqishëm vaksinimi në të gjithë botën.

Kundërpeshë ndaj Kinës, kritika ndaj Rusisë

Krerët e shteteve dhe qeverive gjithashtu kanë vendosur të fillojnë një program investimesh për vendet me zhvillim të shpejtë ekonomik dhe ato në zhvillim. Ai ka për qëllim të vihet përballë investimeve globale të Kinës, të cilat shpesh u nënshtrohen kushteve të rrepta dhe kanë objektiva gjeopolitikë. Vendimet janë të paqarta dhe ende jo të prekshme.

Çështja e të drejtave të njeriut tematizohet qartë në deklaratën përfundimtare dhe përmendet Kina. G7 duan t’i vënë përpara vlerat e tyre, thotë komunikata përfundimtare, “kjo përfshin thirrje ndaj Kinës për të njohur të drejtat e njeriut, veçanërisht në rajonin e Xinjiangut (…) dhe të drejtat e autonomisë për Hong Kong-un (…)” . Për më tepër, shtetet e G7-ës dëshirojnë të sigurojnë që zinxhirët e furnizimit të jenë aq të sigurtë sa të përjashtohen shkeljet e të drejtave të njeriut.

Johnsoni dhe problemi i tij me BE

Për mikpritësin Boris Johnson, bilanci i samitit është i përzierë. Ai donte të prodhonte fotografi të bukura me veten në mes. Një sinjal për votuesit e saj: Shikoni këtu, Britania e Madhe po formëson politikën e jashtme. Sidoqoftë, Johnsoni nuk arrin dakordësim me Bashkimin Evropian për Protokollin e Irlandës së Veriut dhe paralajmërohet qartë për këtë edhe nga SHBA. Ai dëshiron të lidhë marrëveshje tregtare me të gjithë botën dhe po dështon në BE, është përshtypja e krijuar. Për të në veçanti vlen: politikan vetëm në një mjedis piktoresk nuk është metodë e suksesit politik.

Rusia përmendet gjithashtu në deklaratën përfundimtare me 25 faqe. Vendi duhet të ndalojë luftën kundër mediave të pavarura dhe shoqërisë civile dhe të parandalojë sulmet kibernetike që kryhen nga territori i saj. DW

LEXO TE PLOTE

Bota

Biden në Bruksel, për samitin e NATO-s

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, qëndron sot në Bruksel për të marrë pjesë në një samit të NATO-s.

Biden do t’u bashkohet udhëheqësve të tjerë të aleancës dhe do të zhvillojë një takim privat me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Anëtarët e NATO-s nuk janë mbledhur ballë për ballë qysh në vitin 2018, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Në agjendë të diskutimeve pritet të jenë: tërheqja e trupave nga Afganistani, marrëdhëniet me Rusinë dhe Kinën, shpenzimet në mbrojtje e të tjera.

Përpara samitit, shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se takimi vjen “në një moment thelbësor për aleancën” dhe për “sigurinë kolektive”, si dhe paraqet një “mundësi unike” për të rinovuar lidhjet.

LEXO EDHE:  Dokumenti zyrtar/ Shqipëria rrezikohet nga sulmet terroriste të ISIS

LEXO EDHE:  Izrael/Sondazhet vënë në dyshim avantazhin e Netanjahut

“Ne duhet t’u përgjigjemi shumë kërcënimeve dhe sfidave në të njëjtën kohë”, tha Stoltenberg.

“Rusia dhe Kina po veprojnë përsëri kundër rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla; kërcënimi i vazhdueshëm i terrorizmit; sulme të sofistikuara kibernetike; teknologji përçarëse dhe ndryshime klimatike. Asnjë vend dhe asnjë kontinent nuk mund të merret vetëm me të gjitha këto sfida. Por, Evropa dhe Amerika e Veriut nuk janë vetëm. Ne qëndrojmë së bashku në NATO”, shtoi Stoltenberg.

Paraardhësi i Bidenit, Donald Trump, shpesh e ka denigruar NATO-n dhe ka kërcënuar me tërheqje nga aleanca e sigurisë.

Biden viziton Brukselin, pas qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar për një samit të grupit të vendeve më të industrializuara G7. REL

LEXO TE PLOTE