Connect with Us

Londra dhe Stambolli jashtë planeve, UEFA vendos për stadiumin e finales së Champions

Sport

Londra dhe Stambolli jashtë planeve, UEFA vendos për stadiumin e finales së Champions

Publikuar

-

Anglia prej javësh ka mbyllur çdo kontakt me Turqinë për shkak të rrezikut prej infektimeve masive në vendin ballkanas dhe pasojat e këtij vendimi po i vuan Champions League.

Finalja as këtë herë nuk mund të ,luhet në Stamboll sepse Chelsea dhe Manchester City nuk lejohen të udhëtojnë drejt Turqisë. Prej ditësh UEFA po punon për të gjetur një stadium tjetër, teksa sot pritet vendimi final.

 

Nga ajo që bën me dije gazetari Fabrizio Romano, UEFA ka zgjedhur Porton për të luajtur finalen angleze të këtij viti. “Estadio do Dragao” do të presë ndeshjen më të rëndësishme të klubeve në Europë.  Ky është viti i dytë radhazi që finalja zhvillohet në Portugali.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Euro 2020/ Spektakël në “Puskas Arena”, barazon Franca

Publikuar

-

Nga

Po luhet momentalisht ndeshja mes Hungarisë dhe Francës, në stadiumin “Pushkash Arena”. Kombëtaret janë përballur katër herë mes tyre ne histori. Hungaria ka tri fitore dhe një herë janë ndarë barazim.

Franca kërkon kualifikimin pas fitores ndaj Gjermanisë, ndërsa Hungaria kërkon pikët e para dhe për këtë do ketë të pranishëm 60 mijë spektatorë në “Puskas Arena”.

LIVE’  HUNGARI-FRANCË 1-1

Fiola 45+2/ Grizman

Formacionet zyrtare

Franca: Lloris – Digne, Kimpembe, Varane, Pavard, Kanté, Rabiot, Pogba, Griezmann, Benzema, Mbappé.

Hungaria: Gulasci, Szalai, Fiola, Orban, Nego, Nagy, Szalai, Schafer, Keinheisler, Sallai, Botka.

LEXO TE PLOTE

Sport

Bruno Telushi drejt Shkodrës, gati goditja e madhe e Vllaznisë në merkato

Publikuar

-

Nga

Vllaznia pret të bëjë goditjen e madhe në merkato. Klubi shkodran është vënë pas ish-lojtarit të Partizanit, Bruno Telushi. Burime zyrtare i treguan gazetës se palët janë në bisedime dhe mund të arrihet një akord në orët në vijim.

30-vjeçari mbylli aventurën e tij tek Neftçi Baku nga ku u aktivizua në 11 ndeshje.

Telushi pritet të rikthehet në Kategorinë Superiore pas një viti ku u largua nga Kukësi. Gjithashtu mesfushori vlonjat ka mbajtur veshur fanellat të Flamurtarit dhe të Partizanit.

LEXO TE PLOTE

Sport

Sër Aleks Fergusonin nuk e lejojnë të parkojë makinën pranë stadiumit

Publikuar

-

Nga

Trajneri legjendar i Manchester United, skocezi Sër Aleks Ferguson ka përjetuar një eksperiencë jo të këndshme kur mbërriti disa orë përpara nisjes së ndeshjes Angli-Skoci në stadium, teksa një stjuart, pavarësisht se kë kishte përballë, e refuzoi 79-vjeçarin që të hynte në parking.

Tekniku nuk u lejua të parkonte dhe gjeti një vend tjetër. Ndërkohë kujtojmë që ndeshja e ditës së djeshme, mes Skocisë dhe Anglisë u mbyll në barazim pa gola.

LEXO TE PLOTE