Connect with Us

Lodhet Sokol Balla/ Kam reflektuar, do e bëj emisionin 1 herë në javë

Politikë

Lodhet Sokol Balla/ Kam reflektuar, do e bëj emisionin 1 herë në javë

Publikuar

-

Skandalozi Sokol Balla në krye të RTSH-së?

Gazetari Sokol Balla duket se është lodhur nga emisioni i tij “Real Story” ndërsa ka reflektuar duke marrë një vendim.

Balla bën me dije se pas katër vjetësh, e sidomos në fund të këtij sezoni të rënduar edhe nga pandemia ka vendosur të bëjë emisionin një herë në javë, çdo të enjte në ora 21:00, dhe jo 4 herë në javë siç ka qenë deri më sot.

“Sa herë mbyllet një cikël politik, po ashtu mbyllet edhe një cikël mediatik. Mediat reflektojnë, pas një rezultati politik zgjedhor, pasi ai rezultat tregon sesi mediat pasqyruan një realitet në katër vjet, dhe sesa ky pasqyrim ishte i përpiktë, me atë që doli nga kutitë e votimit.

Mediat, sidomos televizionet, e kanë për detyrë ta bëjnë këtë, pasi valët e transmetimit janë pronë publike. Televizionet vetëm i marrin ato me qira, në bazë të licencës që ata marrin nga Autoriteti i Mediave Audiovizive, i mbiquajtur AMA.

Në këto katër vite secili prej televizioneve, por edhe ne si gazetarë, i kemi qëndruar pozicioneve tona, nisur nga bindja mbi të vërteten, bindjet politike, apo interesat e biznesit. Në fakt pozicionet duhen mbajtur vetëm nga bindja mbi të vërtetën.

Nëse i qëndron kësaj bindjeje, edhe nëse ke qenë gabim, ti reflekton dhe kërkon një tjetër pozicion në hapësirën mediatike. Unë e kam bërë këtë në 2005, në 2009 dhe në 2017. Dhe pavarësisht reflektimit, unë shpesh kam hapur vend, në emër të bindjes sime, se e vërteta është një fenomen cilësor dhe jo sasior.

Edhe gjatë këtyre zgjedhjeve, unë i kam qëndruar të vërtetës siç e kam kuptuar unë dhe siç e kam lexuar këtë vend, i cili me gjithë problemet që ka, është një vend i mrekullueshëm, me energji pozitive dhe që po ndryshon çdo ditë.

Ajo që ndodhi në 25 prill, reflektoi bindjen time, se alternativa që iu ofrua vendit, edhe nëse nuk ishte e gabuar, ishte e pasaktë, e paplotë dhe deri diku e pasinqertë.

Ka shumë vetë që e mbështetën atë alternativë, nisur nga qëllime të gabuara ose personale, ose disa të tjerë, nisur nga qëllime të mira, por me mjetet e gabuara. 25 prilli i provoi gabim, shumë nga koleget e mi. Arsyet përse, le t’i gjejnë ata vetë, në ndërgjegjen e tyre apo në llogaritë e tyre bankare.

Sigurisht ka raste përjashtuese, siç është opozicioni parimor dhe i pakompromis i Fatos Lubonjës, me të cilin unë replikoj në emër të faktit dhe argumentit, edhe kur nuk jam dakord me të. Sepse shijoj përballje inteligjente të ideve, edhe kur ato përjashtojnë njëra-tjetrën.

Siç adhuroj logjiken e Artan Fugës, vizionin e tij të saktë, filozofik dhe të pa interes në opozicionin që ai i bën së keqes, si fenomen dhe jo si emër e mbiemër. Por të gjithë të tjerët sot, që përdorën lirinë e shprehjes për qëllime politike ndoshta jo të vetin po të tjetër kujt, sot u duhen së paku të reflektojnë dhe të heshtin.

Por a po ndodh kjo? Jo. përkundrazi. Vazhdojnë në rrugën pakrye të mohimit të realitetit. Dhe nuk mund të kërkosh të ndryshosh një realitet, që ti refuzon ta pranosh. Përndryshe përfundon të besosh vetë, gjërat që i thua për të bindur të tjerët.

Dhe unë sot po jap një shembull sesi mund të reflektosh, edhe kur bindjet e tua provohen të sakta dhe të drejta. Duke filluar nga shtatori i vitit 2017 e deri më sot, programi im ka qenë katër herë në javë. fFatkeqësisht kanë mbizotëruar temat politike.

Por unë mendoj se pas katër vjetësh, e sidomos në fund të këtij sezoni të rënduar edhe nga pandemia, të gjithë kemi nevojë të marrim frymë thellë, dhe të reflektojmë. Siç tha Ilir Meta, të reflektojmë deri në shtator. Unë, në marrëveshje dhe komunikim me drejtuesit e televizionit, kam vendosur të bëj emisionin tim “Real Story” një herë në javë, çdo të enjte në ora 21, këtu në Neës24.

Kjo, duke filluar nga data 1 qershor, e deri në 8 korrik kur të mbyllet sezoni i kuvendit. Pra, transmetimi katër herë në javë përfundon sipas kalendarit në 27 maj dhe duke filluar nga java pasardhëse, do jemi ‘live’ çdo të enjte në ora 21, duke filluar nga tre qershori.

Pastaj fillon kampionati europian, në korrik fillon dhe olimpiada, fillojnë dhe pushimet dhe me këtë pauzë të vetëimponuar shpresoj të kontribuoj në qetësimin e shpirtrave njerëzor, për të rifilluar sërish në shtator. I vetmi eveniment në të cilin “Real Story” do të mungoje, do jetë gara për kreun e PD, pas 22 korrikut, po këtu kam përshtypjen, që mungesa ime në ekranin e News 24, nuk do të vihet re”, thotë Balla./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Ekspertët zbërthejnë mesazhet që prodhoi takimi i Brukselit

Publikuar

-

Nga

Dialogu Kosovë-Serbi, ekspertët zbërthejnë mesazhet që prodhoi takimi i Brukselit

Përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë u takuan këtë të martë në Bruksel në kuadër të dialogut, proces ky, i cili synon normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.

Kryeministri Albin Kurti tha se pala kosovare ka qenë shumë konstruktive, por një gjë e tillë shtoi ai nuk u reflektua nga ana e palës serbe.

Euronews Albania zhvilloi një bisedë të zgjeruar me dy njohës të mirë të zhvillimeve politike në dialogun Kosovë-Serbi dhe rolin, që sipas tyre, duhet të luajë Bashkimi Evropian në këtë proces.

Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës thotë se në takimin e sotëm ishte e pritshme që nuk do kishte një rezultat konkret. Sipas saj, fakti që Kosova ndodhet në tryezën e dialogut në Bruksel dhe ka bërë propozime konkrete mbi mënyrën se si duhet të vijojë dialogu duhet cilësuar si hap pozitiv.

“Në fakt ishte i pritshme, sepse ne prisnim që Kurti do synonte të çonte përpara një qasje të re për dialogun. Ka një dekadë që jemi në dialog dhe si proces nuk ka qenë i mirëorientuar dhe se cili ka qenë epilogu i tij. Pala e Kosovës propozoi katër parime dhe parashtroi qëndrimin e saj rreth këtij procesi, por nuk dimë detaje se si ka shkuar takimi brenda. Duhet të shikohet se sa do të jetë e bëshme kjo gjë. Një gjë është pozitive, që Kosova ka shprehur gatishmërinë të shkojë në dialog”, tha ajo.

Ajo thekson se Bashkimi Evropian duhet të tregojë pozicionin e tij të qartë në raport me dialogun Prishtinë-Beograd.

“Dhjetë vjet kemi paqartësi, kemi marrëveshje të paqarta dhe BE-ja duhet të marrë një pozicion të qartë në raport me procesin”, tha Jeta Krasniqi.

Anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherësh profesor i filozofisë, Elvis Hoxha, shprehet se në takimin e Brukselit sot është arritur shumë dhe kjo arritje për të është “vendosja e reciprocitetit”.

LEXO EDHE:  Që Taulant Balla të mos këndojë më për Enverin

LEXO EDHE:  Rrëfehet Marin Mema/ Më kanë kërcënuar disa herë, jam përpjekur që…

“Për mua është arritur shumë sot. Është arritur pjesa që është pjesa e reciprocitetit në raport me gjërat. Tani jemi në vërtetësinë e gjërave. Deri tani, të dyja përfaqësitë kanë bërë sikur janë marrë vesh. Këtu kemi të bëjmë me një gjë, që është krejt e komplikuar dhe nuk qenka kaq e thjeshtë. Kështu kemi histori…dhe historia fillon me të zhdukurit”, tha Hoxha.

Ai komentoi edhe rolin e ndërmjetësuesve të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, për të cilët tha se e kanë shumë të vështirë pasi përfaqësojnë vende brenda unionit, të cilat nuk e njohin pavarësinë e Kosvës.

“Lajçak dhe Borrell duhet ta kuptojnë që është shumë e vështirë, sepse përfaqësojnë dy vende që nuk e njohin Kosovën. Prandaj ju nuk patë rezultat, sepse jemi të barabartë. Unë e shoh këtë si fillimi i fitores. Janë dy subjekte që dialogojnë në një mjedis gjeopolitik dhe komunitar dhe kështu është në lojë BE dhe SHBA”, tha ai.

Sipas z. Hoxha, është Serbia ajo që duhet të avancojë në subjektin e saj të dialogut dhe jo Kosova.

“E varur nga Kosova sot është Serbia. Në këtë kuadër ne shkojmë në një bisedë në Bruksel. Pellgu në të cilin ka lidhje i gjithë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është në qendër të Evropës, nëse nuk ekziston ky parimi evropian i vlerave është e kotë të bëhet ky dialog. Prandaj, Serbia duhet të avancojë në subjektin e vetë të dialogut, jo Kosova. Kosova duhet të rrijë në pozicionin e shtetit të pavarur”, tha z. Hoxha./euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

U kap duke fotografuar votën/ Reagon Genc Pollo: S’e dija që qenka e ndaluar kjo gjë

Publikuar

-

Nga

U kap duke fotografuar votën/ Reagon Genc Pollo: S’e dija që qenka e ndaluar kjo gjë

Zgjedhjet në Partinë Demokratike u shoqëruan me parregullsi të shumta ku ankesa kanë pasur kandidatët Agron Shehaj, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli.

Procesi u shoqërua me shumë akuza, pasi një pjesë e anëtarëve të PD nuk u lejuan të votojnë sepse nuk e kishin emrin në listën e përgatitur të Jemin Gjanës.

Gjatë votimit, ish-ministri Genc Pollo u kap “mat” duke fotografuar votën e tij, edhe pse kjo bie në kundërshtim me rregullat.

LEXO EDHE:  Që Taulant Balla të mos këndojë më për Enverin

LEXO EDHE:  “I kisha sytë te leku, hidheshin 500-she”/ Altin Sulku tregon shifrën më të madhe që ka marrë në një dasmë

Një prej fotove ai e publikoi në rrjetet sociale, por njëri prej ndjekësve i komentoi duke i thënë se “fotografimi i votës nuk lejohet”.

Pollo është justifikuar duke thënë se ka fotografuar kabinën e votimit dhe jo votën.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“I është ngritur adrenalina tani”/ Duma: Kush jam unë të këshilloj kolegun Berisha, ai ka markën e tij

Publikuar

-

Nga

“I është ngritur adrenalina tani”/ Duma: Kush jam unë të këshilloj kolegun Berisha, ai ka markën e tij

Deputetja e zgjedhur e PD, Grida Duma, thotë se pas zgjedhjeve brenda saj, PD nuk duhet të ketë pushime verore, por duhet të ketë një agjendë të saj në luftën kundër Ramës.

Unë mendoj që Partia Demokrtatike nuk duhet të ketë pushime vere. Ajo që duhet të ndodhë, është që forumet duhet të mblidhen dhe brenda tyre duhet të përcaktohen një agjendë pa pushime verore”, deklaroi Duma.

Lidhur mbi një rikthim të Berishës në krye të PD, Duma tha se kjo është e një normalitet brenda së drejtës së tij.

Ajo tha se nuk mund ta këshillojë Berishën, se çfarë duhet të bëjë.

LEXO EDHE:  “Me kë keni qenë për peshkim"?/ Hoxha "gozhdon" Ballën
LEXO EDHE:  “Me kë keni qenë për peshkim”?/ Hoxha “gozhdon” Ballën

Është ai momenrti që ti e detyron të japë një përgjigje për një pyetje. E thotë për atë që ai mendon se duhet ta thotë. Është marka e tij.

Nuk kam pasur asnjëherë delirin ta këshilloj, apo gjykoj, vendimet e liderit historik të PD.

Aty unë lexoj një qartësi të tij dhe një rrumbullakosje, gjithashtu që është marka e tij, ku është në kufijtë e një normaliteti të se drejtës së tij kushtetuese.

Sigurisht që në këtë moment adrenalina e tij është e një niveli tjetër”, tha Duma.

LEXO TE PLOTE