Connect with Us

Kur do të ketë lehtësim të masave?/ Brataj jep lajmin e mirë

Shëndeti

Kur do të ketë lehtësim të masave?/ Brataj jep lajmin e mirë

Publikuar

-

Situata nga Covid-19/ Brataj: Masat nuk do të hiqen dot 100%

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj është shprehur se ditët e fundit ka patur një rritje të lehtë të numrit të të infektuarve dhe atyre që janë shtruar në spitalet Covid.

Ai në një intervistë për AbcNews, ka njoftuar se Komiteti Teknik po sheh mundësinë për të lehtësuar masat dhe shton se vaksinimi i popullsisë do të bëjë të mundur që kjo të arrihet sa më shpejt.

“Në këtë moment kërkohen 6-7 apo 10 tamponë që kërkohen. Ka një rritje të vogël, sot janë rreth 14 shtrime midis spitaleve Covid të kryeqyteti dhe atyre rajonale. Por qëndrimi është më i shkurtër dhe korrespondon me atë numër të ulët që rezulton akoma në spitalet. Kujdesi duhet të jetë dhe monitorimi vazhdon çdo ditë.

Sidomos nga 15-20 maji do të jetë në kontroll për arsye të grumbullimit të njerëzve në fushata elektorale. Po vlerësohen të gjitha masat dhe kuptohet që janë paralele dhe graduale. Sa më shumë të vaksinuar të kemi aq më shpejt do të shkojmë drejt eliminimit të masave që janë, kuptohet një nga një. Maskat, oraret, ora policore, aktivitetet e ndryshme, bizneset, lokalet, festat do të shihen të gjitha me radhë”, tha Brataj./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Manastirliu nxjerr shifrat/ Ja sa persona u vaksinuan sot

Publikuar

-

Nga

Manastirliu nxjerr shifrat/ Ja sa persona u vaksinuan sot

Këtë të mërkurë janë realizuar 11, 445 vaksinime.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, bëri me dije se deri më tani që nga nisja e fushatës “Shqipëria Buzëqesh” janë kryer 912, 874 vaksinime.

Kujtojmë se ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë nuk raportoi asnjë viktimë dhe vetëm një rast me Covid.

Nga ana tjetër gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 14 pacientë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Varianti Delta i koronavirusit në Shqipëri?/ Specialistja e ISHP-së: Rreziku ekziston

Publikuar

-

Nga

Varianti Delta i koronavirusit/ Specialistja e ISHP-së: Rreziku ekziston, ka transmetueshmëri më të lartë

Specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Iris Hasibra, ka folur sot për variantin Delta të Covid-19, i cili është përhapur në rreth 46 shtete të botës.

Hasibra tha se autoritetet shëndetësore janë në monitorim të situatës dhe të udhëtarëve, të cilët vijnë nga vendet e prekura.

“Ne jemi një vend i hapur me udhëtarë dhe si rrjedhim rreziku sikurse edhe erdhi varianti britanik dhe për variante të tjera kjo është diçka që ndodh gjithmonë. Raste të dyshuara mund të ketë në kuptimin e udhëtimeve në këto vende që kanë qarkullim të variantit Delta, ne jemi në monitorim të situatës. Masat janë marrë. E kemi në kontroll situatën”, u shpreh ajo.

LEXO EDHE:  Shtyhet nisja e transportimit të gazit/ TAP: Do përpiqemi të dërgojmë sasitë e para në fund të vitit

LEXO EDHE:  Eneda Tarifa infektohet me Covid 19/ Tregon si e kuptoi se ishte prekur nga virusi

Specialistja e ISHP-së tregoi për Abc News se ky variant ka transmetueshmëri 50% më të lartë se varianti britanik.

“Mendohet se ky variant ka një transmetueshmëri 50% më të lartë se varianti britanik që qarkullon në vendin tonë, që edhe ai ishte 50% më i transmetueshëm se varianti origjinal. Ne me teknologjinë e avancuar kemi përshtatur përveç sekuencimit, kemi përshtatur metoda alternative të identifikimit”, deklaroi Hasibra./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Asnjë humbje jete nga Covid/ Ja sa pacientë po marrin trajtim në spital

Publikuar

-

Nga

Asnjë humbje jete nga Covid/ Ja sa pacientë po marrin trajtim në spital

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 1960 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1 qytetar, dhe asnjë viktimë.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Në 24 orët e fundit janë kryer 1960 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitiv 1 qytetar nga Kavaja.

LEXO EDHE:  Bota e artit në zi/ Ndërron jetë këngëtari dhe kompozitori i njohur korçar

LEXO EDHE:  Covid-19 prek edhe Gjykatën e Posaçme/ Rezulton pozitiv një gjyqtar

Aktualisht janë 87 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 2 pacientë, njëri prej të cilëve është në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,955 që nga fillimi i epidemisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE