LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I shpallur në kërkim për trafikimin e narkotikëve/ Policia arreston 26 vjeçarin dhe bashkëpunëtorin e tij

12 Maj 2021, 09:16, Aktualitet CNA
I shpallur në kërkim për trafikimin e narkotikëve/ Policia

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga dy të rinj. Një 26 vjeçar me iniciale R.C i cili ka qenë i shpallur në kërkim për trafikimin e narkotikëve.

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale ?Përkrahja e autorit të krimit? dhe ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve?, i shtetasit J. L. 26 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë.

Shtetasit e lartpërmendur janë kapur nga shërbimet e Policisë, në lagjen ?Qemal Stafa?, Shkodër, duke qarkulluar me një automjet.

Gjatë kontrollit të kryer këtyre shtetasve Policia iu gjeti dhe sekuestroi dhe 3000 fara cannabis sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme./ CNA.al

Lajmet e fundit nga