LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hyrje-daljet për turizëm/ Rakacolli: Mendojmë të mos vendosim masa për ata që do vijnë në Shqipëri

12 Maj 2021, 19:16, Lifestyle CNA
Hyrje-daljet për turizëm/ Rakacolli: Mendojmë të mos

Nëse do të vijohet të ketë të njëjtën dinamikë të pandemisë, autoritetet shqiptare të shëndetësisë janë të mendimit të mos vendojnë masa për personat që do të vijnë për turizëm në Shqipëri.

Këtë e tha gjatë emisionit ?Ilva Now? në Euronews Albania, zëvendvsminitrja Mira Rakacolli.

?Çdo gjë është dinamike, por me shifrat që kemi tani nuk mendojmë se do të vendosim masa për ata që do vijnë në Shqipëri. Do të hapim qendra në pikat turistike që do t?i ndjekin lëvizjet,? ? u shpreh Rakacolli.

Gazetarja Ilva Tare këmbënguli duke i kërkuar zëvendësministres nëse do të hiqet orari kufizues i lëvizjeve dhe aktiviteteve ekonomike, mirëpo Rakacolli u përgjigj se kjo do të jetë në varësi të dinamikës që do të ketë pandemia.

Zëvendësministrja kujtoi se masat merren kur diskutohen indikatorët javore nga epidemiologët, merren në konsideratë numri i urgjencave, rasteve ditore, të shtruarit në spitale dhe numri i viktimave.

??Më vjen mirë që tani po shtyhemi për lirimin e masave, ndërkohë që në fillim kemi pasur trysni për të kundërtën, por [?] gjithçka varet si do jetë dinamika sepse mund të nisi sezoni me disa masa dhe të përfundojë me masa të tjera,? ? u shpreh Rakacolli teksa refuzoi të komentonte faktin se masat nuk zbatohen nga të gjithë dhe disa bare qëndrojnë hapur pavarësisht orarit të kufizuar.

Drejtuesi i Qendrës Kombëtare të Urgjencave Skënder Brataj tha më tej se mbyllja tremujore e vitit të shkuar shërbeu që sistemi shëndetësor të fitonte kohë për ta kuptuar më mirë sjelljen dhe prirjen e sëmundjes dhe për t?u përgatitur më mirë për një valë të fortë infektimesh. Brataj u shpreh se kjo masë ekstreme bëri që të kuptohej qartë edhe se çfarë masash do të mund të aplikoheshin më mirë në vijimin e pandemisë./euronews

Lajmet e fundit nga