Connect with Us

Etrit Berisha vazhdon të shkëlqejë edhe në Serinë B

Sport

Etrit Berisha vazhdon të shkëlqejë edhe në Serinë B

Publikuar

-

Një portier si Etrit Berisha është një luks për Serinë B. I qendroi për një vit besnik skuadrës së Spalit pas rënies nga Serie A, me synimin e vetëm rikthimin përsëri në elitë. Por ëndrra për një biletë në ajkën e futbollit italian u shuan ditën e djeshme, teksa skuadra e Spalit nuk arriti të siguronte një vend për në play off.

Berisha tregoi sërish përse është një portier që nuk i takon kësaj lige, teksa me pritjet e tij bën heroin në fitoren më të hidhur për të. Spal triumfon 1-0 kundër Kremoneses, por 3 pikët nuk i mjaftojnë për të prekur objektivin e këtij sezoni. E megjithatë kapiteni i Kombëtares shqiptare duhet ti gëzohet faktit se emri i tij përfundon në listën e më të mirëve. Serie B ka shpërndarë formacionin më të mirë të javës dhe në portë gjendet pikërisht Etrit Berisha.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

“Perlë” nga Leo Messi ndaj Kilit, “pleshti” shkëlqen me Argjentinën

Publikuar

-

Nga

Argjentina shënoi golin e parë ndaj ekipit që i ka mohuar dy herë trofeun e Kupës së Amerikës, Kilit. Goli u shënua nga kapiteni i skuadrës, Lionel Mesi, i cili vazhdon të tregojë se mosha është thjesht një numër.

Në minutën e 33-të, Mesi shënon një super gol nga goditja e dënimit. Goditja ishte perfekte dhe portieri i Kilit nuk mund të bënte asgjë për ta ndalur.

Falë këtij goli, Argjentina e mbylli pjesën e parë me rezultatin 1-0, ndërsa ylli argjentinas tregon se goditjet nga pozicione të ngjashme i ka si 11-metërsh.

LEXO TE PLOTE

Sport

Spanja dhe Suedia bëjnë “paqe”

Publikuar

-

Nga

Spanja dhe Suedia kanë ndarë pikët në takimin e Grupit E në kuadër të Euro 2020, pasi ndeshja përfundoi pa gola. Takimi filloi më mirë për Stuhinë e Kuqe, që rrezikuan me anë të Dani Olmos që gjuajti me kokë në minutën e 16-të, por portieri bëri pritje fantastike.

Një tjetër rast brilant e kishte edhe Koke (23’), që lëshoi një gjuajtje brenda zonës së rreptësisë, por u bllokua nga mbrojtja. Mesfushori i Atletico Madridit ishte përsëri në shans, teksa në minutën e 29-të, goditi mbi portë.

Alvaro Morata (38’) mori një pasim nga Jordi Alba, por edhe ky dështoi të godiste saktë në kornizën e portës. Suedia rastin më të mirë e kishte me Alexander Isak (41’) që brenda zonë lëshoi një goditje të fortë, duke mposhtur portierin, por topi u largua nga vija e portës prej Marcos Llorente.

Pjesa e dytë ishte edhe më e qetë për nga numri i rasteve, edhe pse dy skuadrat kishin mundësi të shënon nga së paku një herë. Suedia kishte rastin në minutën e 61-të me anë të Marcus Berg që mori një pasim nga Isak, por goditja shkoi pranë shtyllës së majtë.

Loja më pas kishte më shumë pasime të pasakta brenda dhe jashtë zonës së rreptësisë, me dy fazat mbrojtëse të ekipeve që ishin të kujdesshme. Sllovakia është lider i Grupit E me tre pikë, Suedia dhe Spanja me nga një dhe Polonia me zero pike./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sport

Ndeshja e jetës për Florian Markun, do sfidojë për titull kampioni një të pamposhtur

Publikuar

-

Nga

Florian Marku i ka dhënë fund pritjes së tij dhe ka bërë të ditur se ka gjetur rivalin e radhës në ringun profesionit. Ashtu siç pritej, për boksierin shqiptar vështirësia e ndeshjeve ka ardhur në rritje e tani do të duelojë për një brez kampioni ndërkombëtar.

Marku ka bërë të ditur se më datën 7 gusht, në Londër, ai do të vihet përballë rumunit 28-vjeçar Maksim Prodan. Ky i fundit është aktualisht mbajtës i brezit të kampionit IBF International të peshës velter. Ai ka një karrierë mjaft të mirë në ringun profesionist ku nuk ka njohur ende humbje në 20 ndeshje që ka zhvilluar, duke regjistruar 19 fitore e 1 barazim. Prodan vlerësohet si një boksier agresiv, pasi 15 nga fitoret e tij kanë ardhur me KO.

Kësisoj, për Markun, i cili do të zhvilloje ndeshjen e tij të 10 në ringun profesionist, kjo do të jetë prova më e vështirë e karrierës dhe mundësia për të bërë hapa të rëndësishëm para në renditjet botërore. Një fitore dhe sigurimi i një brezi të tillë, sigurisht që do ta bënte atë një kundërshtar për t’u vlerësuar edhe nga emrat më të rëndësishëm të kategorisë së tij.

LEXO TE PLOTE