Connect with Us

“E turpshme ajo që i ndodh Partizanit, e pamë të gjithë”, Olsi Rama surprizon me deklaratën para derbit

Sport

“E turpshme ajo që i ndodh Partizanit, e pamë të gjithë”, Olsi Rama surprizon me deklaratën para derbit

Publikuar

-

Nesër luhet derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës teksa ditën e sotme në konferencë për shtyp ka dalë drejtori Olsi Rama. Ky i fundit është ankuar për tribunat plot që gjen Partizani kur luan jashtë, ndërsa thekson se ata vetë e respektojnë rregulloren. Ndër të tjera, Rama tha se për rikthimin e tifozëve në stadiume, kërkesën duhet ta bëjë Federata dhe jo Partizani.

“Partizani ka një disavantazh. Kur luan jashtë Partizani ka tifozë kundërshtarë, në Laç, në Shkodër dhe në Korçë, ndërkohë që ne e respektojmë protokollin. Në Laç e pamë të gjithë se çfarë ndodhi dhe ajo ishte e turpshme. VIP-at, tifozët e Skënderbeut, ishin gjatë gjithë pjesës së dytë mbështetës së skuadrës kundërshtare edhe këto ndikojnë te lojtarët, të cilët nuk i kanë prej një viti tifozët.

Tifozët në stadiume? Janë gjëra që vendosen nga Komiteti i Ekspertëve. E kemi parë të gjithë që në Shqipëri gjithçka po shkon drejt përmirësimit. Nëse ka një ekip që është i interesuar për tifozët, është Partizani. Do ishte një gjë e madhe për Partizanin, rikthimi i tifozëve,. Është ende herët për tifozët. Federata e Futbollit duhet të bëjë një kërkesë, siç bëri për ndeshjen me Anglinë. Nuk mendoj se ndeshja me Anglinë është më e rëndësishme se ndeshjet e kampionati shqiptar, por Federata e mori mundimin për të bërë kërkesë. Nuk mund ta bëjë Partizani kërkesën”.

Ana financiare, rrogat- “Në fakt u zgjova në mëngjes me këtë lajmin e botuar dhe ta kisha ditur që do dilte një lajm i tillë nuk do të isha unë këtu, pasi do të ishte ose lojtari më i vjetër te Partizani, Alban Hoxha, ose ndonjë nga ata veteranët e tjerë që kanë kohë në ekip, si Bardhi apo Belica që po bën tre vite.

Vinin ata t’ju tregonin korrektësinë e klubit të Partizanit me pagat, t’ju tregonin të gjithë mënyrën se si procedohet. Në nivel thashethemi nuk ka nevojë të sajohen gjëra që shkova unë urgjentisht dhe fola me ekipin, sepse për çudi fare nuk u kam folur lojtarëve dje.

Kam qenë aty kur nisi stërvitja dhe e pashë nga kafja sipër. Mjafton të shikohet te tatimet rregullsia e pagesave të Partizanit. Përveçse paguajmë më shumë se të gjithë, jemi më të rregulltit me pagesat që bëjmë. Këtë mund ta shikoni.

E kam ngritur zërin edhe për ‘fair-play’-in financiar, sepse mjafton të shikoni taksat që paguan Partizani në buxhetin e shtetit dhe t’i krahasoni ato me të klubeve të tjera. Janë qesharake taksat që paguajnë klubet e tjera.

Me aq sa paguajmë mund të merrnim edhe 3-4 lojtarë të tjerë të nivelit të lartë. Atëherë do ta vrisnim kampionatin. Ne kemi punën tonë, vazhdojmë drejt, korrekt me pagesat dhe respektin për stafin dhe lojtarët.

Të kishte dalë lajmi dje do dilte ndonjë nga lojtarët, Albani, Belica, Bardhi ose ndonjë nga djemtë e tjerë më të rinj, që t’i thonin ata se çfarë do të thotë të jesh lojtar i Partizanit. Kam shumë besim te presidenti Demi dhe e di se asnjë lojtar apo trajner që nuk i ka marrë të gjitha lekët që u detyrohet klubi deri në fund.

Kemi rastin e fundit, Ëilliam Melo, i cili u pagua deri në ditën e fundit që ka punuar te Partizani. Madje edhe pak më tepër, sepse iku pa u mbyllur prilli. Këto janë muhabete kot dhe nuk e di pse dalin një ditë para derbit. Megjithatë nuk ka rëndësi fare kjo, ne vazhdojmë punën përpara.

Fjalim para ekipit? Kam mbajtur një para ndeshjes me Skënderbeun dhe ju keni qenë i pranishëm. E keni parë që foli trajneri përpara. Jam pothuajse përditë në stërvitje. Nuk ka nevojë të jem çdo ditë. Nuk e ndjej të nevojshme të jem atje, pasi gjërat shkojnë shumë mirë.

Iki për kënaqësinë time, të flas me trajnerin e të pi ndonjë kafe. U kam thënë edhe lojtarëve se jam shoku juaj, miku juaj, edhe avokati juaj në të gjitha gjërat që ndodhin. Jam edhe drejtori. Nuk kishte asgjë përtej normales që të shkojë ta flisja. Kemi raporte shoqërore”, u shpreh Rama.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

“Perlë” nga Leo Messi ndaj Kilit, “pleshti” shkëlqen me Argjentinën

Publikuar

-

Nga

Argjentina shënoi golin e parë ndaj ekipit që i ka mohuar dy herë trofeun e Kupës së Amerikës, Kilit. Goli u shënua nga kapiteni i skuadrës, Lionel Mesi, i cili vazhdon të tregojë se mosha është thjesht një numër.

Në minutën e 33-të, Mesi shënon një super gol nga goditja e dënimit. Goditja ishte perfekte dhe portieri i Kilit nuk mund të bënte asgjë për ta ndalur.

Falë këtij goli, Argjentina e mbylli pjesën e parë me rezultatin 1-0, ndërsa ylli argjentinas tregon se goditjet nga pozicione të ngjashme i ka si 11-metërsh.

LEXO TE PLOTE

Sport

Spanja dhe Suedia bëjnë “paqe”

Publikuar

-

Nga

Spanja dhe Suedia kanë ndarë pikët në takimin e Grupit E në kuadër të Euro 2020, pasi ndeshja përfundoi pa gola. Takimi filloi më mirë për Stuhinë e Kuqe, që rrezikuan me anë të Dani Olmos që gjuajti me kokë në minutën e 16-të, por portieri bëri pritje fantastike.

Një tjetër rast brilant e kishte edhe Koke (23’), që lëshoi një gjuajtje brenda zonës së rreptësisë, por u bllokua nga mbrojtja. Mesfushori i Atletico Madridit ishte përsëri në shans, teksa në minutën e 29-të, goditi mbi portë.

Alvaro Morata (38’) mori një pasim nga Jordi Alba, por edhe ky dështoi të godiste saktë në kornizën e portës. Suedia rastin më të mirë e kishte me Alexander Isak (41’) që brenda zonë lëshoi një goditje të fortë, duke mposhtur portierin, por topi u largua nga vija e portës prej Marcos Llorente.

Pjesa e dytë ishte edhe më e qetë për nga numri i rasteve, edhe pse dy skuadrat kishin mundësi të shënon nga së paku një herë. Suedia kishte rastin në minutën e 61-të me anë të Marcus Berg që mori një pasim nga Isak, por goditja shkoi pranë shtyllës së majtë.

Loja më pas kishte më shumë pasime të pasakta brenda dhe jashtë zonës së rreptësisë, me dy fazat mbrojtëse të ekipeve që ishin të kujdesshme. Sllovakia është lider i Grupit E me tre pikë, Suedia dhe Spanja me nga një dhe Polonia me zero pike./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sport

Ndeshja e jetës për Florian Markun, do sfidojë për titull kampioni një të pamposhtur

Publikuar

-

Nga

Florian Marku i ka dhënë fund pritjes së tij dhe ka bërë të ditur se ka gjetur rivalin e radhës në ringun profesionit. Ashtu siç pritej, për boksierin shqiptar vështirësia e ndeshjeve ka ardhur në rritje e tani do të duelojë për një brez kampioni ndërkombëtar.

Marku ka bërë të ditur se më datën 7 gusht, në Londër, ai do të vihet përballë rumunit 28-vjeçar Maksim Prodan. Ky i fundit është aktualisht mbajtës i brezit të kampionit IBF International të peshës velter. Ai ka një karrierë mjaft të mirë në ringun profesionist ku nuk ka njohur ende humbje në 20 ndeshje që ka zhvilluar, duke regjistruar 19 fitore e 1 barazim. Prodan vlerësohet si një boksier agresiv, pasi 15 nga fitoret e tij kanë ardhur me KO.

Kësisoj, për Markun, i cili do të zhvilloje ndeshjen e tij të 10 në ringun profesionist, kjo do të jetë prova më e vështirë e karrierës dhe mundësia për të bërë hapa të rëndësishëm para në renditjet botërore. Një fitore dhe sigurimi i një brezi të tillë, sigurisht që do ta bënte atë një kundërshtar për t’u vlerësuar edhe nga emrat më të rëndësishëm të kategorisë së tij.

LEXO TE PLOTE