LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“E qëlluan me breshëri plumbash”/ Bashkëshortja rrëfen detajet e krimit të rëndë në Elbasan

12 Maj 2021, 08:50, Kronika CNA
“E qëlluan me breshëri plumbash”/ Bashkëshortja

Silvana Çaka, bashkëshortja e Everest Çakas, i cili mbeti i vrarë nga një atentat në qytetin e Elbasanit ka zbardhur detaje nga momenti i krimit të rëndë.

Sipas Ballkan Web ajo ka dëshmuar se bashkëshorti i saj është qëlluar me breshëri plumbash dhe atentatori ka qëlluar nga afër xhamit të shoferit.

?Menduam se u përfshimë në aksident. Pasi na goditi një makinë nga pas, ndaluam. Menjëherë bashkëshortin e qëlluan me breshëri .

Vrasësi erdhi dhe qëlloi ngjitur xhamin e hapur nga ana e shoferit. E bënë shoshë nga plumbat nga qafa dhe në gjoks. Një plumb më goditi në krah. Dola menjëherë dhe thirra për ndihmë. E kuptova që goditja nga pas e makinës ishte rrengu i mirëmenduar i vrasësve që na kishin zënë pritë?, ka thënë bashkëshortja e viktimës.  / CNA.al

Lajmet e fundit nga