Connect with Us

VIDEO/ E mbani mend Agon Elezin? Shikoni golin fantastik që i ka shënuar Dinamos së Zagrebit

Sport

VIDEO/ E mbani mend Agon Elezin? Shikoni golin fantastik që i ka shënuar Dinamos së Zagrebit

Publikuar

-

Agon Elezi gjen golin e parë në futbollin kroat. 20-vjeçari nga Shkupi u transferua në fillim të sezonit nga Skëderbeu te Varazdin së bashku me Jorgo Pëllumbin (titullar edhe mbrojtësi korçar).

Mesfushori shqiptar ia ka dalë më në fund të realizojë golin e parë në kampionat. Varazdin po luan në transfertë ndaj kampionëve të Dinamos së Zagrebit.

 

Vendasit kaluan në avantazh në minutën e nëntë, por Elezi riktheu përkohësisht baraspeshën në minutën e 35-të. Lojtari dërgoi topin në rrjetë falë një parabole të bukur.

Gjithsesi, Dinamo Zagreb realizoi një tjetër gol pesë minuta më vonë dhe kryeson 2-1. Varazdin renditet në vend të parafundit dhe po kërkon pikë për mbijetesën.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Atletico “lë me gisht në gojë” italianët, arrin marrëveshjen me De Paul

Publikuar

-

Nga

As Inter, as Milan dhe as Juventus. Rodrigo De Paul do të transferohet në kampionatin spanjoll sezonin e ardhshëm, pasi garën për blerjen e kartonit të tij e ka fituar pikërisht Atletico Madrid, që ka bindur drejtuesit e Udineses.

Kapiteni i friulianëve ndiqej nga skuadrat më të mira të Serisë A, por asnjëra prej tyre nuk ishte gati të ofronte 40 milionë euro kesh për kartonin e futbollistit, gjë që e bëri menjëherë Diego Simeone, i cili do ta ketë nën urdhrat e tij sezonin e ardhshëm.

Mediat italiane raportojnë se marrëveshja mes Atleticos dhe Udineses është arritur për shifrën e 35 milionë eurove, plus 5 të tjera bonuse lehtësisht të arritshme, për të plotësuar 40 milionët e kërkuar nga klubi friulian.

Në të njëjtën kohë edhe De Paul ka arritur marrëveshjen me Los Colchneros, për të firmosur një kontratë 5-vjeçare, me pagë 3.5 milionë euro në sezon, që mund të shkojë deri në 5 milionë euro në sezon bashkë me bonuset.

Aktualisht futbollisti është i angazhua me Argjentinën në Copa America dhe vetëm në muajin korrik pritet të bëhet edhe prezantimi zyrtar i tij te Atletico e Madridit, ndërsa klubet e Serisë A “mbeten me gisht në gjë”, pasi nuk arrijnë të blejnë një nga mesfushorët më të spikatur të sezoneve të fundit.

LEXO TE PLOTE

Sport

Stadium me 1500 vende dhe president mesfushorin, kundërshtarët e Partizanit një ekip… fshati

Publikuar

-

Nga

Partizani “peshkoi” dje për Conference League skuadrën e FC Stintful Gheorghe Suruceni nga Moldavia. Si fitues të Kupës së Moldavisë këtë vit, Stintful ishte edhe sezonin e shkuar pjesë e kualifikueseve të Europa League, duke u eleminuar nga Partizani i Beogradit.

Ekipi është vendosur në rrethinat e Chisinau, kryeqytetit moldav. Zona ku zhvillon aktivitetin kundërshtari i Partizanit ka një popullsi prej 3 mijë banorësh, ndërsa stadiumi ku zhvillohen ndeshjet mban 1500 spektatorë. Vështirë se UEFA do lejojë që sfida e Conference League të luhet në atë stadium.

President i ekipit është Petru Ojeg, që luan edhe si mesfushor i ekipit. 30 vjeçari investon në klub, teksa pronar është Valeriu Renita, biznesmen i njohur në Moldavi. Klubi është fitues në fuqi i Kupës dhe para dy viteve nënkampion i vendit. I themeluar në 2003, kundërshtarët e Partizanit vetëm në sezonin 2008-09 luajtën në elitën e vendit. Ndeshjet e Conference League luhen në 8 dhe 15 korrik. Sfida e parë luhet në Moldavi.

LEXO TE PLOTE

Sport

Nuk kanë qetësi sponsorat e “Euro 2020″/ Pogba si Ronaldo, largon birrën nga tavolina

Publikuar

-

Nga

Paul Pogba është bërë futbollisti i fundit që ka hequr një sponsor të Kampionatit Evropian nga tavolina e konferencave, duke larguar një birrë që i ishte vënë përpara për konferencën për media pas fitores ndaj Gjermanisë të martën.

Pogba është kapur nga kamerat teksa heq shishen e birrës, ndërsa videoja menjëherë është bërë virale në rrjete sociale. Veprimi i Pogbas erdhi pak ditë pasi superylli portugez Cristiano Ronaldo hoqi “Coca-Colën” e vendosur në tavolinën e konferencave për media.

36-vjeçari tashmë e kishte bërë të qartë se i pengojnë pijet e gazuara. Teksa hiqte pijet ai u shpreh “Pini ujë!” Të martën, Franca mposhti Gjermaninë 1:0 në kuadër të Grupit F në “Euro 2020”.

LEXO TE PLOTE