Connect with Us

Vrasja e 41-vjeçarit në Elbasan/ Dalin detaje të reja

Aktualitet

Vrasja e 41-vjeçarit në Elbasan/ Dalin detaje të reja

Publikuar

-

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sërish qytetin e Elbasanit mbrëmjen e djeshme. Ku nga një atentat mbeti i vrarë një 41 vjeçar, Everest Çeka, ndërsa u plagos edhe bashkëshortja e tij.

Detaje të reja janë mësuar për këtë ngjarje ku gazetarja Klodiana Lala është shprehur se pak para se të ndodhte vrasja, kishte marrë gruan nga puna. Pasi kanë drekuar së bashku, çifti janë nisur nga shtëpia e tyre që e kane pas gjykatës së vjetër në Elbasan dhe kanë ikur te shtëpia e prindërve të Silvanës.

LEXO EDHE:  “Situata në Elbasan katastrofike”/ Boçi ngre alarmin: Pothuajse i gjithë personeli mjekësor i infektuar

Sapo kanë dalë në rrugicë, 50 metra nga shtëpia e vjehrrit, makina tip Benz e autorëve i ka goditur nga mbrapa. Everesti ka ndaluar dhe aty është afruar një person i veshur me të zeza dhe e ka qëlluar.

Viktima Çeka ka marrë 15 plumba në trup./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Po vjedh qytetarët me taksa të larta, s’kemi rroga europiane”/ Qytetarët i “çjerrin maskën” Edi Ramës

Publikuar

-

Nga

“Po vjedh qytetarët me taksa të larta, s’kemi rroga europiane”/ Qytetarët i “çjerrin maskën” Edi Ramës

Zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, i dhanë Partisë Socialiste dhe Edi Ramës mandatin e tretë qeverisës.

Gjatë fushatës elektorale, një faktor pozitiv ishte fushata e vaksinimit masiv kundër Covid, por edhe procesi i rindërtimit të ngritur në disa kantierë, pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit 2019.

Por me sloganin e tyre “Ska kohë për pushime”, socialistët mundohen që përmes rrjetit social të na tregojnë se edhe pse dolën fitues, ata sërish i janë përveshur punës.

Kryeministri Edi Rama, shpesh ndan në rrjetet sociale foto nga takimet e ndryshme që bën, apo vende të ndryshme të Shqipërisë, për të treguar se bukuritë natyrore.

Por për qytetarët realiteti që jetojnë është ndryshe nga propaganda që u paraqitet.

Në rrjet, kanë vërshuar komente të ndryshme, të cilët “nxjerrin zbuluar” qeverinë dhe pakujdesinë që ajo ka ndaj qytetarëve.

LEXO EDHE:  Tregtonin në kushte skandaloze/ AKU mbyll tre subjekte, sekuestrohen 286 kg produkte qumështi

LEXO EDHE:  Tregtonin në kushte skandaloze/ AKU mbyll tre subjekte, sekuestrohen 286 kg produkte qumështi

Rritja e taksave, mungesa e ujit apo edhe infrastrukturës janë problemet më të shpeshta që po hasen qytetarët, dhe duket se ekonomia e ulët po ndikon negativisht në jetën e tyre.

Po ashtu, edhe largimi masiv i të rinjëve nga vendi për shkak të papunësisë e ka kthyer Shqipërinë në një vend skllav, shprehet një qytetar në koment.

“Po vjedh qytetarët me taksat e larta sikur kemi rroga si në Europë, në qytetet brenda të mbyt pluhuri dhe pisllëku dhe ndërtimet vend e pa vend”, shprehet një tjetër qytetar.

Mesa duket, propaganda e qeverisë po del zbuluar nga qytetarët, të cilët po hasen me një sërë problemesh dhe vështirësish sa i takon jetës social dhe ekonomike./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ndërtimet pa leje në Kepin e Rodonit/ Pesë persona vihen nën hetim, një grua shpallet në kërkim

Publikuar

-

Nga

Ndërtimet pa leje në Kepin e Rodonit/ Pesë persona vihen nën hetim, një grua shpallet në kërkim

Një person është arrestuar ndërsa 5 janë vënë nën hetim dhe një grua është shpallur në kërkim pasi u konstatuan duke ndërtuar pa leje në Durrës.  Shkelësit janë konstatuar në zonën e Kepit të Rodonit dhe në fshatrat Rromanat dhe Vlashaj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Policia e Durrësit, në bashkëpunim me IKMT, në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimet të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe prishjen e objekteve pa leje, veçanërisht në zonat bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, gjatë kontrollit të territorit në të gjithë vijën bregdetare të Durrësit, kanë konstatuar disa ndërtime pa leje të cilat po kryheshin pa lejen e organeve kompetente”, njofton policia.

Në pranga është vënë E. Th., 30 vjeç, banues në Karpen, Shijak, pasi u konstatua në fshatin Vlashaj, duke kryer punime pa lejen e organeve kompentete ndërsa në kërkim është shpallur A.Sh, 50 vjeçe.

U vunë nën hetim:

– A. Sh., 62 vjeç,

– N. M., 52 vjeç,

– M. K., 59 vjeç, banues në Durrës;

– R. H., 68 vjeç, banues në fshatin Bozanxhije

– Dh. G., 66 vjeç”, thuhet në njoftimin e Policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Shtypi qenin dhe u largua nga vendngjarja/ Pas videos në internet, Policia e Durrësit shpall në kërkim 39 vjeçarin

Publikuar

-

Nga

Shtypi qenin dhe u largua nga vendngjarja/ Pas videos në internet, Policia e Durrësit shpall në kërkim 39 vjeçarin

Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim një 39-vjeçar me inicialet R.Sh, i cili dyshohet se ka shtypur një qen në lagjen numër 1 të qytetit bregdetar.

39-vjeçari banues në Tiranë, pasi e ka shtypur qenin me mjetin tip “Benz” që drejtonte është larguar nga vendngjarja.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale ku shihet që një mjet ka shtypur qëllimisht një kafshë (qen), dhe është larguar, ju informojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, pas verifikimeve të bëra bënë identifikimin dhe shpalljen në kërkim për veprën penale “Shkelja e karantinës së bimëve dhe kafshëve”, sipas Nenit 207, të K. P., për shtetasin R. Sh., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi në lagjen nr.1, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka shtypur qëllimisht një kafshë (qen), dhe është larguar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Policia e Durrësit fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në numrin pa pagesë 112 ose Komisariatin Digjital, duke ju siguruar reagim të shpejtë e të paanshëm”, thuhet në njoftimin e Policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE