LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dështimi i “çerrit të Babales” në KAS/ PD mbrohet me muhabete kafenesh

12 Maj 2021, 09:52, Politikë CNA
Dështimi i “çerrit të Babales” në KAS/ PD

PD ka paraqitur sot në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve, ankimimet për zgjedhjet e 25 Prillit.

Selia blu u përfaqësua nga Marash Logu i cili paraqiti ankimimet e demokratëve, nën shoqërinë e Ivi Kasos, Sekretarit për Çështjet Zgjedhore në Partinë Demokratike.

Në fakt më shumë se ankimime me prova ishin deklarata politike, të cilat i kemi dëgjuar në vijimësi nga kreu i PD-së, Lulzim Basha por edhe nga eksponentë të tjerë të PD në Tiranë dhe rrethe.

PD foli për prova dhe thanë se i kishin të mjaftueshme për të përsëritur zgjedhjet në 9 qarqe.

Por, nga ato që dëgjuam sot, vetëm për prova nuk bëhej fjalë.

Studenti i Masterit, Marash Logu, apo siç lakohet në korridoret e PD-së, ” çerri i babales”,  i prodhuar si avokat nga zyra e ish deputetit demokrat Eduart Halimi, ishte një dështim në llojin e tij.

Ai nuk paraqiti asnjë provë konkrete, veçse iu referua raporteve të OSBE, të cilat kanë qenë publike.

?Jemi të bindur që periudha para dhe paszgjedhore u shoqëruar me shkelje të rënda të ligjit, cenuan procesin zgjedhor që ndikuan në shpërndarjen e mandateve?, ka thënë Logu, dhe më tej ka vijuar ankimimin me biseda tavolinash dhe kafenesh.

Sipas tij, ankimet e PD janë të mbështetura në 5 shtylla kryesore, ku e para ka të bëjë me blerjen e votës përmes personave me të shkuar kriminale.

Logu ka hedhur akuza ndaj Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, të cilat mund t?i kthehen në bumerang, pasi nuk ka ofruar asnjë provë konkrete.

Logu ka filluar me Çuçin dhe ka përfunduar duke përmendur ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Si mund të rrëzohen rezultatet zgjedhore pa prova dhe me muhabete kafenesh? Lulzim Basha duhet t?i japë përgjigje kësaj pyetje dhe jo të dalë e të mashtrojë demokratët se po bën beteja dhe po lufton.

?PS në qarkun e Gjirokastër kishte drejtues politik Bledar Çuçin, i renditur i katërti në listën shumëemërore.

 Drejtori i Fushatës ishte shtetasi Arianit Arapi, ish-shefi i Policisë, i hetuar për lidhje me drogën dhe bandën famëkeqe të Shullazit.

Lidhja mes Çuçit dhe Arapit daton që nga viti 2017, kohë kur Çuçi kandidonte si deputet për qarkun e Gjirokastrës dhe Arapi mbante funksionin e drejtorit të Policisë së qarkut të Gjirokastrës duke u përfshirë drejtpërdrejtë në manipulimin e votave.

Sipas informacioneve zyrtare të SHISH dhe Policisë së Shtetit, ky shtetas në bashkëpunim me Andrea Çaushin, kushëri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri kanë lejuar kultivimin e bimëve narkotike në fshatin Kalivaç të Tepelenës, madje kanë penguar forcat policore për të monitoruar këtë zonë.

Ky shtetas së bashku me persona me rekorde të rënda kriminale nga Fushë-Kruja, të lidhur me bandën e Shullazit, si dhe me bashkëpunimin e drejtorit të Policisë Përmet Ermir Gërxhani kanë lejuar kultivimin e bimëve narkotike në Përmet?, është shprehur Marsh Logu.

Në të gjitha këto rrjeshta nuk ka asnjë provë konkrete, veçse janë lakuar emra të cilët kanë të drejtë të padisin Marash Logun dhe Lulzim Bashën për shpifje.

Thënë ndryshe, Lulzim Basha sa vjen dhe e thellon gropën rreth vetes.

Maskarada e sotme me Marash Logun në KAS, ishte provë se Basha thjesht po shtyn kohën për të qëndruar në karrigen e kreut të PD-së.

Si prova në KAS u paraqitën edhe pretendime të llojit, se fondet shtetërore janë përdorur për të tjetërsuar vullnetin e qytetarëve apo se shteti dhe PS u shkrinë në një të vetme.

Gjithashtu si provë u përfolën edhe investimet, që kanë qenë në proces, apo punësimet.

Këto ishin provat, me të cilat Basha kërkon ripërsëritje të zgjedhjeve në 9 Qarqe dhe me të cilat, Basha tallet me demokratët në vend që të pranojë humbjen dhe të japë përgjegjësi./CNA.al

Lajmet e fundit nga