Connect with Us

Çfarë ndodhi në Korçë?/ Policia arreston të plagosurin dhe shokun e tij

Aktualitet

Çfarë ndodhi në Korçë?/ Policia arreston të plagosurin dhe shokun e tij

Publikuar

-

Shpërthimi me tritol në Shkodër/ Zbardhen detajet e para

Mbrëmjen e djeshme në qytetin e Korçës u raportua se u vetëplagos me armë zjarri një 33-vjeçar.

Ditën e sotme u arrestua  për veprën penale “Kallëzimi i rremë”, i vetëplagosuri  dhe shoku i tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në qytetin e Korçës, ku u vetëplagos me armë zjarri 33-vjeçari M. R., banues në Korçë, pas veprimeve hetimore të kryera bënë arrestimin në flagrancë të tij dhe shokut të tij shtetasit A. A., 32 vjeç, banues në Pogradec.

Shtetasit e mësipërm, kanë krijuar prova të rreme, me qëllim shmangien nga e vërteta e ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme hetimore./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kryemadhi zgjedh Vasilin, LSI nuk është më parti e të rinjve!

Publikuar

-

Nga

Kryemadhi zgjedh Vasilin, LSI nuk është më parti e të rinjve!

Nuk është e papritur që kryetarja e LSI-së zgjodhi të “djegë” Kejdi Mehmetajn dhe t’ia japë mandatin e vet të fituar në Tiranë Petrit Vasilit.

Përmes një shkrese drejtuar Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashit, gruaja e Presidentit të shkarkuar nga Parlamenti i bën me dije se ka zgjedhur të përfaqësojë Fierin dhe jo Tiranën, duke lënë jashtë Kuvendit Kejdi Mehmetajn, investimin politik më të suksesshëm të LSI në 10 vitet e fundit.

Natyrisht kjo zgjedhje nuk është e papritur. Petrit Vasili është fytyra reale e LSI-së, e pikërisht ngaqë është kështu, ai mori vetëm 362 vota në të gjithë qarkun e Tiranës, ku votuan mbi 500 mijë qytetarë.

Përmes përpjekjes së Kryemadhit për të zgjedhur Petrit Vasilin, LSI dëshmon se ajo nuk është më parti e të rinjve siç është predikuar prej kaq vitesh, por është parti e miqve dhe gërdallave politike të tipit të Petrit Mavrisë që nuk e voton as pallati i vet.

Zgjedhja e Monikës është karshillëk ndaj vetë votuesve të LSI, të cilët me vetëm 362 vota që i dhanë Petrit Vasilit, dëshmuan se nuk e duan këtë lloj vemjeje politike, këtë njeri që vegjeton mes korrupsionit të ilaçeve dhe korridoreve të haleve të Presidencës për të mbajtur me gajret Presidentin e lodhur nga pija dhe dëshpërimi.

Por përpjekja për të emëruar deputin Petrit Vasili i pa zgjedhur nga votuesit e LSI-së është edhe karshillëk ndaj reformës në drejtësi, pasi ai ka qenë e mbetet nga kundërshtarët më të vendosur të saj.

Me gjuhë prej injoranti dhe me citate që ja dërgon të gatshme Presidenti i shkarkuar, Petrit Vasili jo vetëm është shpallur kundërshtar i reformës në drejtësi, por vazhdon të jetë edhe koburja e ndryshkur presidenciale kundër ambasadës amerikane në Tiranë edhe prej arsyes që i është refuzuar viza për në SHBA, duke qenë edhe ai një ndër emrat e listës së zezë që nuk lejohen të hyjnë në SHBA.

Ndaj zonja Kryemadhi me zgjedhjen e vet i bën një karshillëk dhe provokim të shëmtuar edhe ambasadës së SHBA e vetë Departamentit Amerikan të Shtetit.

Tani “topi” është në fushën e Celibashit.

Iliri dhe Monika duan Vasilin.

Kejdi Mehmetaj nuk është më e preferuara e tyre e me sa duket as Klajda Gjosha, që sipas Kodit Zgjedhor duhet të marrë mandatin që lë kryetarja në Tiranë.

Me Petrit Vasilin ata kanë zgjedhur njeriun e duhur për të ringritur LSI-në “forcë e parë – forcë e paparë” siç ishte sllogani kur Peço mavrija që për dy muaj ishte kryetar i LSI-së.

LSI përfundimisht është partia e pesionistit Vasili dhe jo e të rinjve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

VIDEO-Plas sherri në autobus/ Një person tërhiqet zvarrë, qytetarët të shokuar

Publikuar

-

Nga

Sot në autobusin e linjës së Kamzës ka ndodhur një sherr ku janë përfshirë faturinoja dhe qytetarë.

Mësohet se sherri ka ndodhur për një biletë të papaguar. Një person është tërhequr zvarrë dhe është nxjerrë nga autobusi.

Pamjet të rënda dhe qytetarët dëgjohen duke bërtitur të shokuar nga dhuna që po ushtrohej jashtë autobusit.

Për më tepër shihni videon e mëposhtme./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Monika Kryemadhi lëshon Tiranën, por Petrit Vasili nuk bëhet dot deputet

Publikuar

-

Nga

Monika Vendosi!

Nuk do ta pranojë mandatin qe i dhanë votuesit e Tiranës.

Por çfarë thotë Kodi Zgjedhor? Kujt i kalon mandati i Kryemadhit në Tiranë?

Çështja rregullohet nga Neni 163 i Kodit Zgjedhor që përcakton hapat që ndiqen në shpërndarjen e mandateve për kandidatët fitues të listës.

Menjëherë pas përfundimit të llogaritjes së rezultatit, KQZ-ja përllogarit shpërndarjen e mandateve për kandidatët fitues për secilin subjekt.

Shpërndarja e mandateve fillon me rend zbritës, në bazë të renditjes së tyre në listën e dorëzuar në KQZ, duke filluar nga numri rendor një, si dhe numrit të votës parapëlqyese të secilit kandidat bazuar në procedurat dhe kriteret vijuese.

Veprimi i parë sipas Kodit zgjedhor është vlerësimi i kandidatëve që kanë thyer herësin.

Në fillim përfitojnë mandat kandidatët që kanë marrë një numër votash parapëlqyese më të madh se herësi që del nga pjesëtimi i numrit të votave të subjektit me numrin e mandateve të fituara nga subjekti. Ky është rasti i Fatmir Xhafajt në Tiranë.

Fatmir Xhafaj u rendit në listën fituese, menjëherë sapo u përcaktua numri i mandateve që kishte marrë Partia Sovialiste në Tiranë.

Pas shterimit të zëvendësimit të kandidatëve, shpërndarja e mandateve vijon me kandidatët e mbetur sipas numrit rendor të listës.

Në këtë moment të zbatimit të Kodit Zgjedhor rezulton që zonja Kryemadhi mban 2 mandate. Mandatin e Tiranës dhe të Fierit.

Kodi parashikon që kandidatët e mbetur të listës, që nuk përfitojnë mandate ri-renditen në bazë të numrit të votave parapëlqyese, duke filluar nga numri më i lartë i votave.

Kjo do të thotë që në momentin, që sipas hapave procedurialë të Kodit, ka rezultuar që Monika Kryemadhi ka dy mandate, atë të Fierit dhe Tiranës, gjithë lista e kandidaturave përtej zonës fituese (ku ndodhet Petrit Vasili), është ri-renditur.

Nga ri-renditja Petrit Vasili nuk mund të marrë mandatin e deputetit të lëshuar nga zonja Kryemadhi për motivin e thjeshtë: Petrit Vasili është shumë pak i votuar.

Nga ana tjetër, Monika Kryemadhi është grua, ndaj për aq sa dihet nuk mund të zëvendësohet nga Petrit Vasili që nuk është grua.

Ajo që përcakton gjithçka është radha e veprimeve që duhet të ndjekë KQZ sipas Kodit Zgjedhor.

Sipas Kodit Zgjedhor:

– Veprimi i parë është numërimi i votave për subjektin dhe nxjerrja e numrit të mandateve për çdo subjekt.

– Veprimi i dytë është numërimi i votave parapëlqyese dhe ngjitja lart në zonën fituese të kandidatëve që kanë thyer herësin.

– Veprimi i tretë është ri-rrjeshtimi i kandidaturave në zonën jofituese, ku përfshihen edhe kandidatët që janë spostuar nga ata që kanë thyer herësin (rasti i Ervin Bushatit që u spostua nfa Fatmir Xhafaj).

– Veprimi i katërt është zgjedhja e mandatit të preferuar nga kryetarët e partive që janë fitues në më shumë se një qark.

– Veprimi i pestë pasi kryetari i partisë zgjedh mandatin që do rë mbajë, është dhënia e mandatit kandidatit që ka më shumë vota, siç rezulton nga ri-rrjeshtimi.

Që kjo është radha e veprimeve është e qartë dhe del nga arsyetimi i thjeshtë.

Ervin Bushati, i spostuar nga Fatmir Xhafaj, nuk mund të rrijë anash listës. Por, as të zërë vendin 21 në listë në numrin që i përkiste Fatmir Xhafajt. Kodi nuk e thotë këtë!

Ervin Bushati dhe gjithë të tjerët në zonën jofituese, ri-rreshtohen sipas numrit të votave. Këtë thotë Kodi!

Kështu, në rastin hipotetik që Rama do kishte siguruar mandat edhe në Tiranë, në momentin që do të zgjidhte cilin mandat të mbante, Bushati mund të përfitonte mandatin,  nëse në listën jofituese kishte numrin më të lartë të votave.

Por, kjo mund të ndodhë vetëm nëse ri-rrjeshtimi i kandidatëve në zonën jofituese, i paraprin zgjedhjes së Kryetarit të partisë që ka siguruar më shumë se 1 mandat, për shkak të gjendjes bë më shumë sesa një listë.

Ndaj radha duhet ndjekur me saktësi dhe përgjegjësi nga KQZ.

Nuk është më koha që Kodi të lexohet dhe zbatohet sipas qokave që duhën shpërndarë rast pas rasti.

Nëse kjo ndodh qoka kësaj radhe ka emër: quhet Petrit Vasili me 362 vota./CNA.al

LEXO TE PLOTE