Connect with Us

Çfarë ka bërë përpara se ti futej politikës/ Balluku zbulon punën e saj të parë

Politikë

Çfarë ka bërë përpara se ti futej politikës/ Balluku zbulon punën e saj të parë

Publikuar

-

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka treguar për punën e sah të parë, e cila tejkalon te gjitha pritshmerite qe mund te kete pasur deri me tani.

Balluku është shprehur se puna e saj e parë ka qenë në radio. Ministrja shtoi se në vitin 2005 ajo ka drejtuar një emision të quajtur “Me sytë e Anë”, duke dashur të fshehë kështu emrin e saj të vërtetë.

LEXO EDHE:  “Sa ka qenë rroga e parë?”/ Arbana Osmani zbulon shifrën

Balluku tha në “Top Albania Radio”se në ministrinë e saj, ashtu si edhe në ministritë e tjera, janë të punësuara shumë gra.

Ndër të tjera ministrja tha se Edi Rama beson që nëse do punë, duhet të mbështetesh tek gratë, e nëse do llafe, tek burrat./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Shehaj bën denoncimin e fortë/ Zyrtari i PD-së i dhunon vëzhguesen në zgjedhjet e 13 qershorit

Publikuar

-

Nga

Shehaj bën denoncimin e fortë/ Zyrtari i PD-së i dhunon vëzhguesen në zgjedhjet e 13 qershorit

Kandidati për kryetar të PD-së në zgjedhjet e 13 qershorit, Agron Shehaj, ka bërë një denoncim të fortë mbrëmjen e sotme.

Shehaj ngre akuzat se Kryetari i Degës nr. 5 të PD-së në Tiranë i ka dhunuar vëzhguesen e tij Enkeleda Çela dhe e ka përzënë nga qendra e votimit.

Sipas tij, kjo gjë ka ndodhur pasi Çela ka kërkuar të siguronte zgjedhje të drejta brenda Partisë Demokratike.

Enkeleda Çela është demokrate e orëve të para. Ajo ka luftuar dhe sakrifikuar në çdo zgjedhje për të mbrojtur votat e Partisë Demokratike. Por më 13 Qershor, Enka u dhunua nga Kryetari i Degës nr 5 në Tiranë dhe u përzu nga qendra e votimit vetëm sepse ishte vëzhguese e imja dhe kërkoi të siguronte zgjedhje të drejta brenda partisë tonë.

Shumë demokratë të tjerë më kanë dëshmuar se janë përjashtuar nga e drejta për të votuar. Jam pranë tyre dhe do bëj çdo gjë që mundem që zëri i tyre të dëgjohet. Partia Demokratike lindi si partia e lirisë dhe mund të bëhet fituese vetëm nëse është e lirë dhe demokratike. Me ju, deri në fund”, shkruan demokrati në rrjetet sociale krahas një fotoje me vëzhguesen./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Basha po e fuste partinë në kurthin e zborit politik”/ Kadilli tregon pse vendosi të kandidonte

Publikuar

-

Nga

“Basha po e fuste partinë në kurthin e zborit politik”/ Kadilli tregon pse vendosi të kandidonte

Fatbardh Kadilli i cili garoi për Kreun e Partisë Demokratike, ishte i ftuar pasditen e sotme Fax news, ku ka folur për garën e 13 qershorit.

Kadilli thekson se ai ka dal kandidat në garë që në momentin që KQZ deklaroi se rezultati i 25 Prillit ishte i pakthyeshëm, në një kohë që kandidimi ose jo i Bashës nuk dihej ende.

“Unë kërkova dorëheqjen e parevokueshme të Bashës që kur KQZ-ja tha se nuk ndryshon as rezultati as numri i mandateve. Në këtë moment unë kam dal dhe kam thënë që jam kandidat, sepse kuptova se Basha po e fuste partinë në kurthin e zborit politik, që në themi se nuk jemi dakort me rezultatin dhe na i vodhën, për ta mbajtur partinë muskuloze të bashkuar rreth kryetarit. Kjo kulturë politike nuk ka të bëjë me mua.

Di shumë më tepër probleme, por gara ka dy elemente, pabarazia është gjë tjetër dhe parregullsitë janë gjë tjetër. Pabarëzia është që në start që do të thotë se kryetari është në zyrë dhe ka angazhuar deputetët dhe kryetarët e degëve për të operuar në mënyrë kapilarë në territor.

Pabarazia e dytë është që administrata e partisë që paguhet nga partia është rekrutuar nga kryetari dhe shërben për të. Po ashtu dhe grupi i izraelitëve, i cili paguhet nga partia shërbejnë për kryetarin, i bëjnë piarin dhe makiazhin imazhit të tij”, tha Kadilli./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Me një mik special”/ Rama shkon në shtëpinë e Nicolas Sarkozy

Publikuar

-

Nga

“Me një mik special”/ Rama shkon në shtëpinë e Nicolas Sarkozy

Kryeministri Edi Rama ka shkuar ditën e sotme në shtëpinë e ish-presidentit të Francës Nicolas Sarkozy.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kreu i qeverisë, i cili deklaron se ka udhëtuar për në Paris dhe ka konsumuar një bisedë me Sarkozy.

Rama tregon se ish-presidenti francez e ka këshilluar për sfidat e Shqipërisë në rrugën e zhvillimit ekonomik e social dhe të integrimit europian.

LEXO EDHE:  “I ke veshur 3 herë këto këpucët”/ Bora Zemani i “mbyll gojën” ndjekëses

LEXO EDHE:  FOTO- Vizitori i veçantë surprizon moderatoren në punë

“Me një mik special në shtëpinë e tij në Paris, presidentin Nicolas Sarkozy, me të cilin kam privilegjin të këshillohem për sfidat e Shqipërisë dhe rajonit tonë, në rrugën e zhvillimit ekonomik e social, e të integrimit europian”, shkruan kryeministri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE