Connect with Us

Caktohet gjyqtari i finales së Champions, herën e fundit fluturoi Guardiolën në tribunë

Sport

Caktohet gjyqtari i finales së Champions, herën e fundit fluturoi Guardiolën në tribunë

Publikuar

-

Spanjolli Antonio Mateu Lahoz do të jetë gjyqtari i finales së Ligës së Kampioneve të këtij edicioni, ndeshjes mes Mançester Sitit dhe Çelsit që do të luhet më 29 maj. Një vendim i cili do të lërë paksa të mërzitur te Mançester Siti, duke kujtuar historinë e Lahoz me Pep Guardiolën.

Në fakt, spanjolli ka drejtuar tre herë në të kaluarën Mançester Sitin dhe ka dhënë 3 penallti kundër kësaj skuadre. Ajo që shqetëson më shumë është incidenti i tij me Pep Guardiolën në vitin 2018. Asokohe ishin çerekfinalet e Ligës së Kampioneve ndaj Liverpulit dhe ai dërgoi me karton të kuq në tribunë trajnerin në fund të pejsës së parë, pasi ky i fundit po protestonte për anulimin e një goli të Sane pas një prekje të Milner që e nxori në pozicion jashtë loje.

Guardiola shpërtheu asokohe në kritika kundër gjyqtarit, i cili ishte protagonist edhe në eliminimin e Mançester Sitit një vit më parë kur nuk dha penallti në ndeshjen ndaj Monakos. “Unë thashë se goli i Sane ishte i rregullt. Unë isha korrekt, i sjellshëm, nuk e fyeva. Por Mateu Lahoz është një person special, dëshiron të jetë i ndryshëm, dëshiron të jetë special”, ishin fjalët e Guardiolës. “Ai është special. Kur të gjithë shohin diçka, ai pëlqen të vendosë të kundërtën”, ishte thumbimi i trajnerit pas ndeshjes me Liverpulin.

Megjithatë, vetë Lahoz deklaroi në një intervistë në vitin 2019, se Guardiola e vlerësonte si gjykonte. “Pep Guardiola në mënyrë private më ka thënë se pëlqen se si drejtoj, si kur ishte te Barcelona, ashtu edhe në klube të tjera”, tha Lahoz.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

“Finale” në Mynih/ Nga mentaliteti tek dominimi, ja arsyet përse fiton Gjermania ndaj Portugalisë

Publikuar

-

Nga

Gjermania do të luajë shansin e fundit për të shpresuar në një kalim të grupit të ferrit. Pas humbjes 1-0 me Francën në ndeshjen parë, skuadra e Joakim Lëvit është e dënuar për të fituar ndaj kampionëve të botës. Për shumë tifozë, ky duket një mision i pa mundur dhe pse disa specialistë mendojnë që ky është momenti i duhur për t’u ringritur. “Sky Sport” tregon 3 arsyet pse duhet besuar te fitorja e “Pancevare” sonte.

1.BILANCI NË FAVOR

19 herë janë përballur gjermanët dhe portugezët së bashku. Bilanci flet për skuadrën e Gjermanisë, cila ka fituar 11 ndeshje, barazuar pesë dhe humbur vetëm tri. Edhe në turnetë të mëdhenj si Europiai, gjermanët kanë arritur të tregojnë forcën e tyre duke fituar pesë ndeshje nga 10. Fitore këto, të cilat kanë ardhur edhe me golavarzh që gjithashtu tregon për skuadrën e “Pancerave”. Historia flet qartë për skuadrën gjermane. Hera fundit që ata u mundën nga portugezët ishte para 20 vitesh. Në Europianin e 2000-shit, gjermanët mundeshin në fazën e grupeve me rezultatin 3-0.

2.RONALDO NUK SHËNON

Një nga arsyet kryesore që Portugalia ka arritur të jetë në majë, është pa dyshim ajo e Kristiano Ronaldos, ylli i skuadrës, i cili është edhe golashënuesi më i mirë në këtë komepeticion. Në fitoren 3-0 ndaj Hungarisë ai shënoi dopietë duke parakaluar ishsulmuesin e Francës, Mishel Platini në listën e golashënuesve të Europainit. Por, ndaj “Pancerave”, ai ende nuk ka arritur të shënojë në katër duelet kundër tyre. Një tregues ky që ngroh gjermanët, edhe pse ata me shumë mundësi nuk do ta bëjnë gjumin e qetë dhe në momentin që CR7 do të zbresë në fushë, do ta kenë të gjithë vëmendjen tek ai. Janë pikërisht këto sfida për të cilat portugezi jeton.

3.MENTALITETI FITUES

Entuziazmi për startin e Europianit ra shpejt për tifozët dhe lojtarët e Gjermanisë. Pas humbjes me Francën, lojtarët deklaruan se ishin shumë të zhgënjyer për rezultatin që sipas tyre nuk ishte i merituar. Por, kjo ndjesi zgjati vetëm pak ditë, pasi menjëherë djemtë e Lëvit nisën punën për ndeshjen e radhës, atë ndaj Portugalisë. Prej ditësh në kampin gjerman është rikthyer besimi dhe pozitiviteti. Ata janë më të uritur se kurrë dhe janë gati për të shfryrë inatin e ndeshjes së parë ndaj portugezëve. Në fakt, ky mentalitet ka spikatur gjithmonë te gjermanët, të cilët kanë ditur të ringrihen në momente të tilla dhe për të dhënë shkëndijën e parë mjafton ndonjëherë edhe një humbje e pamerituar si ajo ndaj Francës.

LEXO TE PLOTE

Sport

“Ka shumë dëshmi për alienët”, Gareth Bale: Binda edhe Rodon, nuk mund të jenë gënjeshtra

Publikuar

-

Nga

Gareth Bale ka folur në një intervistë për Sky Sport sa i përket ekizstencës së jetës jashtëtokësore. Ylli uellsian është shprehur se alienët ekzistojnë dhe për këtë ka prova të pakundërshtueshme.

“Ka shumë dëshmi për ekzistencën e alienëve. Njerëzit duhet të studiojnë këtë gjë pasi është shumë interesante. Harry Kane nuk beson pasi nuk ka parë shumë dëshmi. Kam bindur Joe Rodon, pasi ka shumë prova për këtë dhe të gjitha nuk mund të jenë false”, tha Bale.

LEXO TE PLOTE

Sport

Supersfida Portugali-Gjermani/ Publikohen formacionet zyrtare, shikoni si rreshtohen skuadrat

Publikuar

-

Nga

Luhet duke filluar nga ora 18:00, ndeshja mes Portugalisë dhe Gjermanisë, në Grupin F. Pritet një sfidë e luftuar nga të dyja ekipet, që do të kërkojnë me çdo kusht të marrin maksimumin nga ndeshja e sotme. Gjermania do të luajë shansin e fundit për të shpresuar në një kalim të grupit të ferrit.

Pas humbjes 1-0 me Francën në ndeshjen parë, skuadra e Joakim Lëvit është e dënuar për të fituar ndaj kampionëve të Europës. Për shumë tifozë, ky duket një mision i pa mundur dhe pse disa specialistë mendojnë që ky është momenti i duhur për t’u ringritur.

Në përballjet direkte, këto dy skuadra kanë luajtur 19 herë. Tetë ndeshje miqësore, nga të cilat 5 i ka fituar Gjermania, 1 Portugalia dhe 1 ndeshje është ndarë në barazim. Për Botëror nga gjashtë ndeshje të luajtura, 3 kanë shkuar në favor të gjermanëve, 1 për luzitanët dhe 2 ndeshje janë ndarë në barazim. Në Europian regjistrohen 4 takime, 2 të fituara nga “Pancerat” dhe 1 nga portugezët. Një ndeshje është ndarë në barazim.

FORMACIONET ZYRTARE: 

LEXO TE PLOTE