Connect with Us

BSH: Ekonomia ka ende nevojë për stimul të lartë monetar

Ekonomi

BSH: Ekonomia ka ende nevojë për stimul të lartë monetar

Publikuar

-

Rimëkëmbja e ekonomisë do të ketë nevojë për një stimul të vazhdueshëm monetar.

Në raportin e politikës monetare për tremujorin e dytë të vitit, Banka e Shqipërisë vlerëson se normat e ulëta të interesit duhet të vazhdojnë, megjithë sinjalet e përmirësimit të ekonomisë reale në tremujorët e fundit. Mbështetur në këtë konkluzion, në mbledhjen e fundit Këshilli Mbikëqyrës mbajti normat e interesit në nivelet minimale historike, ndërsa shtyu edhe me tre muaj të tjerë aksesin e pakufizuar në likuiditet për bankat tregtare.

Banka qendrore vlerëson se nisja e vaksinimit në Shqipëri dhe jashtë vendit ka dhënë efektet e para pozitive edhe në ekonomi. Megjithëse ekonomia vazhdon të veprojë poshtë potencialeve të veta, hendeku i prodhimit ose ndryshimi midis rritjes reale dhe asaj potenciale është ngushtuar në mënyrë të vazhdueshme që nga tremujori i dytë 2020, kur kriza dha goditjen më të fortë.

Në tremujorin e parë të vitit, inflacioni bazë ishte në nivelin 1.5%, më i lartë se inflacioni mesatar prej 0.9% e shënuar në këtë tremujor. Kjo tregon se inflacioni i ulët gjatë kësaj periudhe është ndikuar kryesisht nga përbërësit afatshkurtër, që zakonisht kanë një luhatshmëri më të lartë, si për shembull ushqimet, produktet energjetike, etj.

Pritjet e Bankës së Shqipërisë për të ardhmen janë pozitive, të mbështetura nga vijimi i procesit të vaksinimit, stimuli monetar dhe fiskal, por edhe përmirësimi gradual i besimit të biznesit dhe konsumatorëve. Ekonomia pritet t’i rikthehet rritjes duke filluar që nga ky vit. Zgjerimi i aktivitetit pritet të udhëhiqet nga përshpejtimi i konsumit familjar, i eksportit të mallrave e të shërbimeve, si dhe nga investimet private në rritje. Në përgjigje të tyre, punësimi dhe pagat pritet të vijnë po ashtu në rritje, duke mundësuar kthimin e inflacionit pranë objektivit prej 3% në gjysmën e dytë të vitit 2022. Megjithëse në afatin e mesëm Banka e Shqipërisë ka pritshmëri më optimiste krahasuar me analizat e mëparshme, rreziqet në afatin e shkurtër ngelen të pranishme, Sipas raportit, rreziqet kryesore janë përkeqësimi i mundshëm i situatës epidemiologjike, vështirësi të mundshme në mekanizmin e transmetimit të politikës monetare apo një reagim më i ngadaltë i biznesit dhe familjeve ndaj kushteve

Në funksion të analizave më të shpeshta dhe më dinamike në kohë, duke filluar nga muaji qershor, Banka e Shqipërisë do të nisë publikimin e vrojtimeve të besimit dhe konsumatorit me bazë mujore, ndërkohë që aktualisht ky publikim bëhet me bazë tremujore./Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Blendi Klosi: Kemi shfrytëzuar vetëm 1/3 e potencialit në turizëm

Publikuar

-

Nga

Blendi Klosi: Kemi shfrytëzuar vetëm 1/3 e potencialit në turizëm

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi thotë se Shqipëria deri tani ka shfrytëzuar vetëm 1/3 e potencialit në turizëm. Sipas tij, vendi ynë do të duhet të rrisë kapacitetet akomoduese por edhe për infrastrukturë turistike duke iu referuar porteve dhe aeroporteve.

“Nuk e kemi arritur akoma 1/3 e kapacitetit. Kemi të pashfrytëzuar fare, turizmin blu, turizmin e detit. Nëse rrugët kanë probleme, deti është i njëjtë dhe ne këtu mund të kapim po të njëjtin turizëm si Greqia. Shqipëria ka shumë nevojë për rritjen e kapaciteteve akomoduese për krijimin e infrastrukturës për të bërë turizëm portet dhe aeroportet”, deklaroi ministri Klosi gjatë emisionit “Raw Politics”.

Shqipëria tha ai këtë sezon veror ndodhet në një situatë të favorshme nisur edhe nga numri i ulët i infektimeve me COVID-19 dhe foli për zgjerim të tregjeve të reja në prurjet turistike.

“Sot jemi një vend atraktiv dhe vend i pëlqyer nga operatorët turistikë. Janë disa destinacione të reja qoftë nga vendet arabe dhe nga Rusia. Kemi kapur një treg të ri në rajon, serbët por dhe nga Maqedonia e Veriut”, deklaroi z. Klosi.

Ministri i Turizmit foli edhe për nevojën për të rritur cilësinë e shërbimit duke thekuar se këtë vit kjo do të jetë një problematikë. Sipas tij kjo vjen nga disa faktorë, një prej të cilëve rritja e madhe në këtë sektor.

“Problematika e këtij viti do të jetë shërbimi. E shoh me shumë shqetësim. Ne nuk e kemi pasur turizmin një sektor historik. Shoqëria do të duhet të fillojë të përgatitet, kemi folur shumë për arsimin profesional. Duke krijuar biznes të qëndrueshëm në turizëm do të ketë rritje të cilësisë së shërbimit”, deklaroi z. Klosi.

Gjithashtu ministri ngriti dhe shqetësimin e menaxhimit të mbetjeve urbane duke thënë se mbetet një problem i pazgjidhur dhe për këtë pjesën më të madhe të fajit ia hodhi pushtetit lokal.

“Do të duhet të trajtohen krejt ndryshe venddepozitimet e mbetjeve urbane. Unë jam prej shumë kohësh ministër i Mjedisit dhe nuk më takon mua ta them këtë, por mënyra se si e menaxhojmë ne sot, vazhdon të jetë kriminale. Pushteti lokal vazhdon të shfrytëzojë shtratin e lumenjve si venddepozitim”, përfundoi ai./euronews

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Kartëmonedha e re/ Ekonomia reale dhe shpresat për rritjen

Publikuar

-

Nga

Tiranë: Kartëmonedha e re, ekonomia reale dhe shpresat për rritjen

Në Tiranë, Banka Qendore hodhi sot në qarkullim dy prerje të reja kartëmonedhash 1 mijë lekë dhe 10 mijë, me vlerë afërsisht 10 dollarë dhe 100 dollarë.

Guvernatori Gent Sejko tha se gjatë pandemisë Covid është shfaqur një kërkesë në rritje për kartëmonedha fizike.

Ndërsa vëzhguesit e ekonomisë pohuan se ekonomia reale e Shqipërisë është në vështirësi të mëdha, ndonëse statistikat shprehin një optimizëm të matur për rritjen ekonomike.

Qytetarët e Shqipërisë do të kenë nga sot një prerje të re të kartëmonedhës kombëtare prej 10 mijë lekësh, ose afro 100 dollarë amerikanë.

Banka Qendrore e mori këtë vendim, sipas drejtuesit të saj Gent Sejko, për t’iu përgjigjur kërkesave në rritje për shërbime bankare moderne, si dhe për kartëmonedha fizike me cilësi dhe siguri më të lartë.

Kartëmonedha e re, bashkë me një mori elementesh sigurie, përmban foton e poetit Asdren- Aleks Stavro Drenova, i cili krijoi poezinë e himnit kombëtar të flamurit dhe shtetit shqiptar, si dhe janë përfshirë partiturat e muzikës së himnit.

Banka e Shqipërisë planifikon me kujdes monedhat e reja për të plotësuar kërkesat e rritura të tregut vendas për kartëmonedha fizike, sidomos gjatë vitit të pandemisë 2020, tha Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

“Gjatë vitit 2020 paraja në qarkullim u rrit me rreth 52 miliardë lekë, ose 3 herë më shumë se rritja e vitit 2019. Edhe në 5 muajt e parë të vitit 2021 është shënuar një rritje prej 10 miliardë lekësh. Plotësimi i kërkesave për kartëmonedha është kryer përmes studimit mbi stokun e monedhës në Bankën e Shqipëri, i cili jep garancitë jo vetëm për të tashmen, por edhe për të ardhmen” – tha Guvernatori Sejko.

Guvernatori Sejko i bëri këto komente sot në ceremoninë e publikimit të kartëmonedhave të reja 1 mijë lekë dhe 10 mijë lekë.

Gjatë një takimi me përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar disa ditë më parë, zoti Sejko theksoi se treguesit kryesorë ekonomikë kanë marrë një kthesë drejt përmirësimit, ndonëse ekonomia shqiptare vijon të përballet ende me pasojat e pandemisë COVID-19 në konsum, investime, punësim dhe mbi borxhin publik.

Vëzhgues të pavarur të ekonomisë pohojnë se edhe këtë vit, shifrat në letër po përmirësohen, por ekonomia reale është në vështirësi të mëdha.

Gjergj Erebara, redaktor ekonomik i rrjetit ballkanik të gazetarisë investigative, BIRN,thotë se statistikat deklaratat zyrtare mbi rritjen ekonomike nuk marrin parasysh kontekstin social, ku gjendet Shqipëria sot dhe as të dhënat që lidhen me pabarazinë.

“Gjendja ekonomike e Shqipërisë është aktualisht e vështirë dhe një pjesë e madhe e popullsisë vuan nga papunësia dhe nga rënia e përgjithshme e aktivitetit ekonomik. Kjo gjendje nuk pasqyrohet në statistikat zyrtare për shkak të nivelit të lartë të pabarazisë. Prodhimi i Brendshëm Bruto ka pësuar një rënie jo aq të madhe në Shqipëri, por kjo rënie është përkthyer në 33 mijë të papunë aktualisht dhe për pjesën më të madhe të popullsisë nuk ka ndonjë ndryshim të madh. Të ardhurat e administratës publike janë njësoj, ndërkohë që dhjetëra mijëra shqiptarë kanë humbur vendin e punës” – tha analisti Erebara i BIRN.

Sipas raportit më të fundit më të fundit të Bankës Qendrore të Shqipërisë, sistemi bankar, inflacioni dhe kursi i këmbimit shfaqen të qëndrueshme.

Pandemia Covid 19 gjatë vitit të kaluar e çuan ekonominë shqiptare në recesion, sollën rritje të papunësisë dhe vështirësi financiare për shumë biznese e familje.

Ekonomia shqiptare humbi rreth 43,000 vende pune dhe shkalla e papunësisë u rrit në 11.8%.

Rënia e të ardhurave solli rritjen e borxhit privat e publik. Banka theksoi se kriza goditi sidomos tregtinë dhe konsumin privat, ndërsa pasojat u ndjenë më shumë tek industria dhe shërbimet./voa

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Sistemi elektroenergjetik shqiptar/ Nënshkruhet marrëveshja 100 milion euro

Publikuar

-

Nga

U nënshkrua sot Marrëveshja e bashkëpunimit mes Qeverisë Shqiptare dhe  KfW për financimin  e një fondi  prej 100 milion euro për sistemin elektroenergjetik shqiptar.

Marrëveshjen për palën shqiptare e nënshkroi Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, ndërsa për palën gjermane Drejtori i Zyrës Rajonale të KfW-së për Shqipërinë, z. Björn Thies, në prani edhe të Ambasadorit të Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, z. Peter Zingraf./CNA.al

LEXO TE PLOTE