Connect with Us

Braçe “buzë greminës”/ Divjaka ndëshkon zv.kryeministrin

Politikë

Braçe “buzë greminës”/ Divjaka ndëshkon zv.kryeministrin

Publikuar

-

Humbja e mandatit të 10-të në Fier/ Erion Braçe merr përgjegjësinë: I kërkoj ndjesë Gramoz Ruçit

Deputeti socialist, njëkohësisht zëvendëskryeministri Erion Braçe  ka pretenduar gjithmonë se ka sjellë ndryshime të dukshme në Divajkë.

Por sa të kënqur kanë qenë banorët e Divjakës nga ‘puna e madhe’ që Braçe mendon se ka bërë. Qytetarët i janë drejtuar kutisë së votimit në 25 prill, por ajo qe bie ne sy është rezultati i ngushtë mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.

Sipas KQZ, në Bashkinë e Divjakës janë 18 891 vota të vlefshme nga të cilat PS ka marrë 9700, PD 7400 dhe LSI 1110 vota. Ndërkohë nga ana tjetër po të shohim rezultatin e vitit 2017, në Divjakë votuan 20 mijë persona, gati 1 mijë vota më shumë.

Në atë kohë PS arriti të siguronte 13 mije vota, ndërsa në zgjedhjet e 25 prillit, Erion Braçes i kanë ikur mbi 3300 vota në Bashkinë e Divajkës.

Në 2017, PD ka marrë 4700 vota dhe në 2021 ka 7400, një rritje me gati 60% e PD-së megjithse përballe kishte zv.kryeministrin Braçe që çdo ditë flet për pune e punë, por thesi i votave mbeti bosh.

LEXO EDHE:  Joe Biden mban fjalim pas zgjedhjeve/ Jam besimplotë që do të fitojmë


Kuptohet që Braçe shpall fitoren me diferencën e votave PS –PD, por elektoralisht ka një rënie drastike, gati me të fortën në të gjithë vendin.

Direfrenca PS-PD ka qene 8300 vota tani ka shkuar në 2300 vota. Ky është një rezultat jo vetëm zhgënjyes për Erion Braçen që mban postin e zv.kryeministrit, por edhe për vetë Edi Ramën që ka përqendruar fondet dhe investimet e medha në një bashki me 20 mijë votues ku rezultati del si “rruar qethur” dhe PS pëson një renie 30% ndërsa PD rritet me 60 %./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Dorëheqja e Gramoz Ruçit nga politika/ Spiropali: Akt i lartë dhe i rallë i një labi, të ndiqet e nga të tjerët

Publikuar

-

Nga

Dorëheqja e Gramoz Ruçit nga politika/ Spiropali: Akt i lartë dhe i rallë i një labi, të ndiqet e nga të tjerët

Ministrja për marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali ka komentuar dorëheqjen e Gramoz Ruçit nga politika.

E ftuar në “Open”, ajo tha se ishte një akt i lartë dhe i rrallë që duhet të ndiqet edhe nga të tjerët.

“Vendimi i Ruçit ishte akt i lartë dhe i rallë, i një labi të vendosur që shpresojmë të ndiqet nga të tjerë që ndryshe nga ai i kanë bërë dëme këtij vendi dhe fshihen pas partive të tyre. Ruçi e mbylli me nder karrierën e tij politike. Me daljen e tij ai ka bërë një leksion të rrallë politik./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Janë vjedhur paratë e tërmetit”/ Spiropali debat me Alibeajn: Ne kemi qetësi olimpike

Publikuar

-

Nga

“Janë vjedhur paratë e tërmetit”/ Spiropali debat me Alibeajn: Ne kemi qetësi olimpike

Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe analisti Enton Abilekaj janë përfshirë në një debat mbrëmjen e sotme në “Open”.

Abilekaj ka përmendur tërmetin e 26 nëntorit duke thënë se kanë marrë para edhe persona që nuk kanë pasur asnjë gërvishtje në banesë, ndërsa ata që kanë pasur dëme të vogla, kanë kërkuar rindërtim të shtëpisë.

Abilekaj: Keni kryer krim zgjedhor duke takuar njerëzit në rrugë duke i thënë se ju japim para.

Spiropali: Mos përdorni të njëjtin gjuhë si Lulzim Basha. Ti nuk ke asnjë hall, nuk mund të quash krim zgjedhor kur e zeza në të bardhë thotë se ishin zgjedhjet më të mira. Edhe PD e ka pranuar sepse i kanë pranuar mandatet dhe do të jenë në Kuvend. Nëse marrin mandatet dhe nuk pranojnë rezultatet, pyetini se 2+2 bëjnë 5. Ne kemi një qetësi olimpike.

LEXO EDHE:  Premtimi i Trump/ Do ndihmoj republikanët në zgjedhjet e vitit 2022
LEXO EDHE:  Zgjedhje në Austri/ Drejt republikës blu?

Abilekaj: Ky është një besim i imponuar, i blerë, u është ofruar në varfëri një pikë ujë në shkretëtirë. Një të varfëri që i jep para se zëre se tu prish nga tërmeti, çfarë do bëjë.

Spiropali: Shtëpitë u dëmtuan nga tërmeti dhe po u kthehen.

Abilekaj: Ka njerëz që nuk kanë pasur gërvishtje nga tërmeti dhe kanë marrë para, të tjerë kanë marrë një gërvishtje dhe e kanë bërë nga e para.

Spiropali: Jeni kaq të pabesueshëm.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Malltezi i paditi në gjykatë/ Justifikohen Ben Blushi dhe Carlo Bolino: Shpifëm padashje

Publikuar

-

Nga

Malltezi i paditi për shpifje/ Ben Blushi dhe Carlo Bolino justifikohen në gjykatë: Ishte padashje

Kreu i departamentit të Mjedisit në PD, Abi Malltezi prej disa muajsh ka paditur në gjykatë për shpifje televizionin Top-Channel që drejtohet nga Ben Blushi dhe televizionin Report Tv të Carlo Bolinos.

Padia lidhet me akuzat që këto dy televizione kanë ngritur në drejtim të familjes Malltezi. Sot demokrati ka treguar se Top Channel dhe Bolino janë munduar të justifikojnë dhe t’i bëjnë bisht akuzave të ngritura nga vetë ata.

Sipas tij, Ben Blushi ka tentuar të shpëtojë nga padia duke thënë se “ka nevojë të hetohet”, ndërsa Bolino duke thënë se “nuk kishte parë dokumente” dhe “nëse ka shpifje dhe mashtrime ato janë padashje”.

Ka 3 muaj qe kam paditur per shpifje Bolinon qe lepin Ramen dhe shpif ndaj kundershtareve te Rames per te justifikuar dhoron 5000m2 toke e 1600m2 objekt caktuar per gjimnaz, si edhe Top Inceneratorin per shpifjet publike ne perpjekje per te fshehur grabitjen e parave publike per gjoja plehrat e qe po perfundojne ne xhepat e pseudogazetareve gjobaxhinj. Te paditur per shpifje dhe ne mungese te fakteve per shpifjet e tyre, tani kane filluar te shajne njeri-tjetrin se nga i kane shpifjet. Njeri thote qe nuk i kam nga vetja por (me gjeten budalla) Tualeti dhe Bolino.

Tualeti vete qe u gjet njehere fajtor per shpifje tani e dredh per te shpetuar nga padia e thote “ka nevoje te hetohet”, ndersa Bolino dje ne gjykate shprehej se “kaq dinte”, se “nuk dinte me tej” se “nuk kishte pare dokumente” dhe “nese ka shpifje dhe mashtrime ato jane padashje”. Beri 3 emisione me shpifje e mashtrime dhe tani kur duhet te paraqese provat ne gjykate perdridhet me padijeni. Ktheni gjimnazin Tiranes, ktheni parate publike qe gjoja merren per plehrat e perfundojne reklama per pseudogazetare lepires. Dhe ejani o pisanjose te ballafaqojme provat ne gjykate“, shkruan Malltezi në rrjetet sociale./ CNA.al

“10 mashtrime të Carlo Malavitës”/ Malltezi: Eja në gjyq, mos u fshih pas lëpirjeve

Nuk paraqitën asnjë provë/ Malltezi padit për shpifje Top Channel

LEXO TE PLOTE