LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Beteja me Covid-19/ Kryeinfermierja e Infektivit rrëfen sfidat dhe fitoret brenda spitalit

12 Maj 2021, 15:01, Lifestyle CNA
Beteja me Covid-19/ Kryeinfermierja e Infektivit rrëfen sfidat dhe fitoret

Suzana Sinakoli është kryeinfermierja e Spitalit Infektiv, e cila u ka shërbyer pacientëve të prekur nga Covid gjatë peridhës së pandemisë.

Në një intervistë për ABC news ajo ka rrëfyer ka sifdat me virusin e panjohur, por me rëndësi është se nuk ka patur asnjë humbje nga stafi.

?Ka qenë një vit shumë i vështirë dhe me sfida të panjohura. Ky ishte një virus që ishte për herë të parë në të gjithë botën. Është shumë i vështirë për tu përshkruar. Çdo ditë çdo moment ishte i vështirë, kuptohet që kur ishte piku kishim situatën më të vështirë. Gjithashtu mund të them që e vështirë ishte edhe dita kur u infektova, dhe me rëndësi është se fitore për ne është se nuk kemi humbur asnjë nga stafi?, është shprehur ajo.

Ajo tha se bonusi i caktuar nga qeveria, më shumë se një shpërblim, ka qenë një domosdoshmëri këtë periudhë.

?Dikush mund të thotë që bonusi ishte i madh, një vlerë, por ne kishim shumë nevojë për atë bonus. Jo vetë një bonus finananciar, por për të qenë brenda atyre mureve duhet të ishe një infermier i mirë  i ushqyer mendërisht fizikisht dhe moralisht?, shprehet Sinakoli./CNA.al

Lajmet e fundit nga