Connect with Us

Basha tallet me demokratët/ Mbledh Këshillin Kombëtar dhe Kryesinë për të mbrojtur karrigen

Politikë

Basha tallet me demokratët/ Mbledh Këshillin Kombëtar dhe Kryesinë për të mbrojtur karrigen

Publikuar

-

Basha tallet me demokratët/ Mbledh Këshillin Kombëtar dhe Kryesinë për të mbrojtur karrigen

Në datë 16 Maj Partia Demokratike do të mbledhë Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar, që është forumi më i lartë vendimmarrës.

Sipas burimeve të CNA.al mësohet se ka qenë sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi ai i cili u ka dërguar mbrëmjen e sotme një mesazh anëtarëve të Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar, ku theksohet se dy organizmat e partisë do të mblidhen për për proceset politike pas situatës së krijuar me masakrën elektorale të zgjedhjeve të 25 Prillit.

Pra e thënë ndryshe, Lulzim Basha do detyrojë Këshillin të ndjekë rrugën e tij për mos njohjen e zgjedhjeve, në mënyrë që të sigurojë kandidimin për kryetar.

Basha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar thjesht hap garën formale, ku do të rizgjidhet në krye të PD-së.

Luli ka nisur talljet me demokratët, ku në rend dite ka masakra elektorale. Ai kërkon të justifikojë humbjen e tij fatale dhe të shkojë drejt pazarit me Ramën.

LEXO EDHE:  Si janë marrëdhëniet me Metën”/ Berisha tregon kur ka komunikuar për herë të fundit

Mirë që humbi e do karrigen e kryetarit, por si lë njerëzit rehat as të dielën e do ditë gënjeshtrash.

Të nderuar anëtarë të Kryesisë!

Ditën e dielë, datë 16 Maj 2021, ora 17:00, do të zhvillohet mbledhje e Kryesisë së Partisë, me rend ditë: “Diskutime dhe vendimmarrje sipas Statutit për proceset politike pas situatës së krijuar me masakrën elektorale të zgjedhjeve të 25 Prillit”.

Më pas, në orën 19:00, me të njëjtin rend dite, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar.

Mbledhjet do të zhvillohet në selinë e Partisë, në sallën e Grupit Parlamentar, Kati i II.

Ju lutem merrni masat për pjesëmarrjen tuaj!

Me respekt,

Sektetari i Përgjithshëm

Gazment Bardhi”, thuhet në mesazhin që u ka dërguar Gazment Bardhi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Analiza e zgjedhjeve në PD/ Edith Harxhi del në konferencë për shtyp

Publikuar

-

Nga

Analiza e zgjedhjeve në PD/ Edith Harxhi del në konferencë për shtyp

Nga zgjedhjet e 13 qershorit, Lulzim Basha u rizgjodh në krye të PD edhe për katër vitet e ardhshme.

Tre kandidatët e tjerë, Agron Shehaj, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli hodhën një sërë akuzash për manipulim të zgjedhjeve, ndërsa prej dy ditësh edhe emisioni Fiks Fare ka nxjerrë me fakte manipulimet e votave.

Por ditën e nesërme, Harxhi do të dalë në një konferencë për media në orën 10:00 për të folur për procesin zgjedhor të organizuar në  PD në 13 qershor.

LEXO EDHE:  Udhëtimi me helikopter për fushatë/ PD nxjerr videon: Xhaçka do jap llogari, herët ose vonë

LEXO EDHE:  Protesta e 18 shkurtit/ Lulzim Basha mbledh aleatët

Te nderuar miq te medias neser me date 16 qershor 2021 ne oren 10:00 Grupi per PD dhe kandidatja per Kryetare e Partise Demokratike Edit Harxhi mbajne konference shtypi ne Hotel Xheko International “Karlsberg” ne lidhje me zgjedhjet per Kryetar Partie te organizuar nga Partia Demokratike me 13 qershor 2021. Ju mirepresim”, thuhet në njoftim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Basha imitues i Ramës”/ Nishani me superlativa për Berishën: Model i integritetit moral

Publikuar

-

Nga

Përfaqëson minorancën në PD”/ Nishani liston ‘dështimet’ e Bashës

Ish presidenti Bujar Nishani ka komentuar vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për shpalljen non-grata të Sali Berishës.

“Unë mund të them se personalisht jam person që kam një histori konkrete me Sali Berishën, unë ministër ai kryeministër, unë president ai kryeministër unë dhe Basha kemi eksperienca konkrete dhe kjo ka qenë eksperienca që tregoi se Berisha ishte person model i integritetit moral dhe institucional.

Unë bëj avokatin e Berishës por ajo që dua të them është së në ‘97 fati i Berishës ishte në zgrip dhe askush nuk e mendonte se ai do të kthehej më në politikë. Berisha dhe çdo person tjetër ka mundësi që të adoptojë sjelljen me dinamikën që pëson politika.

LEXO EDHE:  Afera korruptive me aksin Milot-Fier/ PD “zgjohet” pas denoncimit të CNA.al

LEXO EDHE:  Foto me Obamën/PD: Rama të thyejë heshtjen, të tregojë burimin e 80 mijë USD

PD në shtatorin që vjen kthehet në parlament me të njëjtën forcë elektorale që ishte në 2019 kur iku nga parlamenti. Nuk më duhet Edi Rama miniaturë në PD por më duhet një person që sjell risi, është imitues i keq i Ramës.

Ndërkohë nëse Berisha do të dënohej nga një gjykatë shqiptare duhet që të distancohet dhe nga partia”, ka thënë Nishani/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dorëheqja e Gramoz Ruçit/ Spiropali: Leksion i madh politik

Publikuar

-

Nga

Dorëheqja e Gramoz Ruçit/ Spiropali: Leksion i madh politik

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, thotë se dorëheqja e Gramoz Ruçit nuk ka lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit në qarkun e Fierit, ku PS mori 9 mandate dhe nuk arriti objektivin e vendosur për 10 – 11 deputetë.

Në një intervistë me gazetarin Lutfi Dervishi në emisionin “Përballë”, Spiropali e quajti një leksion të madh politik largimin e Ruçit.

“Nuk është kjo arsyeja sepse Gramoz Ruçi e ka fituar mandatin e tij ne Fier ashtu siç dhe kanë marrë 9 mandate në mandatin e tretë të PS. Akti i Ruçit ishte një vendim i lartë. Unë besoj fort që është një leksion i madh politik, një akt që e nderon Gramoz Ruçin jo vetëm brenda partisë politike që i përket por në skenën politike shqiptare akte të tilla janë të rralla”, tha Spiropali.

LEXO EDHE:  Protesta e 18 shkurtit/ Lulzim Basha mbledh aleatët

LEXO EDHE:  Zbulohen 3 deputetët e PD-së që votuan Ruçin për Kryetar Kuvendi

Ajo shtoi se largimi i Ruçit bëhet edhe më i lavdishëm pasi është në kontrast të thellë me atë që po ndodh në PD.

“Dy forca politike që në 30 vjetorin e tyre po lëvizin në drejtime krejt të kundërta.

Është në kontrast të thellë me atë që po ndodh brenda Partisë Demokratike dhe kjo e bën edhe më të lavdishëm aktin e tij. Gramoz Ruçi është nga ata politikanë që kurrë nuk është kapur me thonj pas karriges. Mosha e tij të cilën e dha dhe si arsye por edhe pozicionet që ka mbajtur. Kulmi i karrierës së tij është i mjaftueshëm për ti dhënë atij kohën që të dali nga politika i qetë, pa fantazma që e ndjekin nga pas pa frikë dhe pa e përdorur Partinë Socialiste si mburojë”, tha Spiropali në Përballë.

LEXO TE PLOTE