Connect with Us

Banorët e Kombinatit pa mjek imazherist/ Nuk ka aplikime për vendin vakant

Denoncim

Banorët e Kombinatit pa mjek imazherist/ Nuk ka aplikime për vendin vakant

Publikuar

-

Në qendrën shëndetësore në zonën e Kombinatit në Tiranë nuk kryhet shërbimi i ekografisë prej 1 viti e gjysmë. Ky është shqetësimi i banorëve të kësaj zone, të cilët janë ankuar pranë emisionit Stop në Tv Klan.

Qytetarët duhet të shkojnë në poliklinikë në zonën e 21 Dhjetorit dhe aty duhet ta planifikojnë kontrollin, gjë që shkon deri në 3 muaj.

“Jam banore e zonës Kombinat. Kam vajtur disa herë në qendrën shëndetësore në Kombinat për të bërë një eko dhe përgjigjia më është kthyer që është aparatura por nuk ekziston personel. Kemi 1 vit gati që gjithë njerëzit e kanë bërë te privati. Shkoj te mjeku i familjes, më jep rekomandim për të vajtur te 21 Dhjetori. Kur te 21 Dhjetori shkojmë planifikojmë për 2 muaj, 3 muaj se ka shumë njerëz. Dhe detyrohemi pastaj të shkojmë te privati që nuk e përballojmë dot. Kërkojmë nga ju që ta bëni problem që të rregullohet për gjithë banorët e zonës së Kombinatit se është shumë shqetësim i madh për të gjithë”, shprehet një qytetare.

Kamera e fshehtë e Stop shkoi në qendrën shëndetësore, ku punonjësit aty na thanë se nuk ka mjek imazherist pasi askush nuk ka aplikuar për vendin vakant. Mjeku që ishte ka dalë në pension dhe askush nuk ka shprehur interesin për këtë pozicion.

Stopi: Këto ekot ku bëhen?

Punonjësja: Ç’a eko?

Stopi: Barku!

Punonjësja: S’ka eko. Ka një vit e gjysmë, që s’ka eko. Ka dalë në pension ai.

Stopi: Po ku ta bëj unë atë?

LEXO EDHE:  Rama në mbledhjen e shtabit të emergjencave/ Banorët, të presin vitin tjetër për banesa

Punonjësja: Shko tek 21-shi!

Stopi: Do zgjidhet? Se u meruam kështu, ik andej, hajde këtej?

Punonjësja: Ç’a të bësh?!

Gazetarja e emisionit Stop bisedoi me drejtuesin e qendrës shëndetësore, i cili tha se imazheristët preferojnë më shumë klinikat apo spitalet private dhe se tani çdo gjë varet nga Ministria e Shëndetësisë.

Drejtori: Qëndron problemi, se këtu nuk ka mjek imazherist. Domethënë është vendi vakant, ka dalë në portal, por nuk vjen njeri.

Gazetarja: Si ka mundësi, që prej një viti e gjysmë dhe askush nuk ka ardhur?

Drejtori: S’ka ardhur. S’ka kërkesa i bie.

Gazetarja: E keni bërë ju problematike, që prej një viti e gjysmë nuk kemi mjek?

Drejtori: Po, po! Sa herë, që na kërkohen vendet vakante, sepse na kërkohen cdo muaj, ose cdo dy muaj, e kemi cuar. Ne i referojmë tek 21-shi, po i bie goxha me vonesë, ngaqë janë me fasha orare. Nuk është puna se çalon pjesa nga ne.

Gazetarja: Se është shumë e çuditshme, në Tiranë mos të dojë një mjek imazherist të vijë këtu?

Drejtori: Po s’duan! S’duan të vijnë me 500 mijë lekë-600 mijë lekë, sa është rroga këtu. Duan të punojnë në privat me 2 milionë lekë. Sepse imazheria është një nga profesionet e kërkuara. Është e thjeshtë.

Gazetarja: Po të kishit mbajtur mjekun, që doli në pension të paktën! Ta kishit mbajt pak më shumë!

Drejtori: S’e di këtë pjesë. Shtyrjet e pensionit i bën Ministria./ Tv Klan

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

I riu arrestohet gabimisht për vjedhje biçiklete/ Prej 10 ditësh qëndron në burg

Publikuar

-

Nga

I riu arrestohet gabimisht për vjedhje biçiklete/ Prej 10 ditësh qëndron në burg

Emisioni “Stop” këtë mbrëmje ka trajtuar historinë e një 18-vjeçari, i cili është arrestuar në mënyrë të padrejtë. Bëhet fjalë për arrestimin e Ronaldo Xhorajt nga Fieri, i cili në 4 Qershor është arrestuar nga Policia, pasi akuzohet se ka shtyrë një të mitur për të vjedhur një biçikletë.

Tashmë i riu ndodhet në paraburgim, por babai i tij për emisionin “Stop” thotë se akuza kundër djalit është e padrejtë dhe kërkon lirimin nga burgu.

Më kanë kapur djalin, ma kanë arrestuar. Ngjarja ka ndodhur në datën 4 Qershor. Unë kam ardhur nga puna dhe fëmijët i kisha në shtëpi. Më thanë që do dilnin një xhiro dhe sa kishin ardhur tek shatërvani e kishin kapur djalin. I kishin thënë kush je, hajde se kemi një sqarim me ty. Pasi kishin çuar djalin në polici, erdhën në shtëpi dhe bënë kontroll.

Nuk kishin mandat nga prokuroria për kontroll por unë i lash. Nuk gjetën gjë. Pastaj më pyetën mua se me çfarë ikja në punë dhe u thash që iki në këmbë dhe nuk kam biçikletë. Djali është 18 vjeç dhe akuzohet se ka shtyrë dy të mitur që të vidhnin biçikleta. Djalin e kisha në Greqi dhe kishte ardhur për të bërë pasaportën dhe kartën e identitetin. Kam shkuar në polici dhe nuk më kanë thënë asgjë. Djali im është i pafajshëm dhe e kanë ngatërruar me një tjetër“, shprehet Ramiz Xhoraj.

Ndërkohë i mituri që sipas policisë ka dëshmuar kundër Ronaldo Xhorajt, mohon që të ketë thënë një gjë të tillë. “Stop” ka siguruar dëshminë e tij, në të cilën ai thotë se është ngatërruar person dhe Ronaldo është i pafajshëm.

Është ngatërruar person. Unë nuk kam thënë për atë. Ai nuk ka punë fare në këtë mes. Është ngatërruar si person. Është ngatërruar si person Ronaldo Xhoraj. Ronaldo Xhoraj nuk ka faj fare në këtë mes. As nuk ia ka haberin fare. Thjesht, i është ngatërruar emri, mbiemri dhe fytyra“, shprehet i mituri.

LEXO EDHE:  Skandali i Tires/ Flet vajza e së ndjerës: Kur pashë mesazhet, sikur e humba mamanë sërish

LEXO EDHE:  U bë shkak një motor/ Zbardhet e vërteta e shpërthimit të karburantit

Vetë babai i 13-vjeçarit thotë për “Stop” me Ronlado Xhorajt është bërë një ngatërresë. Po ashtu ai thotë se policët kanë refuzuar që të marrin një dëshmi të dytë nga djali i tij i mitur.

Atë ditë, që ka qenë djali im, nuk kam patur dijeni. E kam marr djalin, i kam bërë disa provokime, që të më thotë, se çfarë ka ndodhur. Djali më ka thënë, se ka qenë një person, që e ka dhunuar, e ka goditur, i thoshte: Merre që këtu e çoje  në filan vend dhe i jepte 500 Lekë. Djali është ngatërruar në polici dhe ka thënë gjë tjetër.

Ky djali, që ka futur policia brenda, djali thotë, që nuk është  ky. Madje, e çova atë ditë në polici. Kanë qenë shefat e policisë, u thotë shefave të krimeve, që nuk është ky. Njeri nga ata i thotë: ‘Ore figurë,ndryshe na the në mëngjes dhe ndryshe po na thua në darkë’. Unë i thashë djalit: ‘Mos e merr më qafë tjetrin! Je i sigurt, që është ky?’ Më tha djali që, jo, nuk është ky dhe unë e marr dhe e çoj vetë në polici. Në pasdite nuk e morën në konsideratë dhe i thanë që ke dhënë deklarimin paradite“, është kjo dëshmia e babai të të miturit.

Emisioni “Stop” ka siguruar dhe procesverbalin e Oficerit të Policisë Gjyqësore, por ky dokument ka shumë pasaktësi, duke filluar që nga emri, mbiemri, mosha dhe të dhënat e tjera. Çështja e 18-vjeçarit është në duart e prokurorisë së Fierit. Gjykata e Fierit ka lënë të riun në burg dhe tani pritet vendimi i Gjykatës së Apelit Vlorë, për fatin e Ronaldo Xhoraj./ tvklan.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Fiks Fare/ Manipulimi i zgjedhjeve në PD, gazetarja voton pa qenë në listë dhe pa kartë anëtarësie

Publikuar

-

Nga

Fiks Fare/ Manipulimi i zgjedhjeve në PD, gazetarja voton pa qenë në listë dhe pa kartë anëtarësie

Fiks Fare denoncoi sot parregullsitë dhe abuzimet në procesin zgjedhor për zgjedhjen e kreut të Partisë Demokratike në 13 qershor 2021.

Fiks Fare tregoi se sa e lehtë ishte të hidhje fletë votimi pa qenë anëtar i PD-së.

Gazetarët e Fiks Fare u prezantuan në qendrën e votimit në Vorë vetëm me kartën e identitetit. Pasi anëtarët e komisionit verifikuan që  gazetarja e Fiks Fare nuk rezultonte fare në listën e votuesve të asaj zone, dhe pasi merr konfirmimin se gazetarja nuk kishte qene asnjëherë anëtare e Partisë Demokratike, e lejuan të votonte, edhe pse ishin të bindur që po manipulonin procesin zgjedhor.

Sipas statutit të PD-së, kryetari zgjidhet me 1 anëtar, 1 votë nga anëtarësia. Gjë të cilën Fiks Fare e demostroi me pamje se komisionerët e qendrës së Votimit në Vorë nuk e zbatuan këtë rregull.

Sipas rregullores, anëtari i PD duhet të paraqesë para komisionit (përbëhet nga disa anëtarë dhe një kryetar) kartën e anëtarësimit në parti, si dhe duhet të ketë emrin në listën e qendrës së votimit. Në Fiks Fare u pa mbrëmjen e të hënës se përveç se gazetarja nuk ishte anëtare e PD-së, nuk kishte kartë anëtarësimi dhe as emrin në listën zgjedhore, por votoi fare lehtë vetëm me ID.

Qendra e votimit të PD-së, Vorë

Fiksi: Si kaluat?

Komisioneri: Mirë. Kartën e anëtarësisë?

Fiksi: Jo, nuk kam kam kartë anëtarësie.

Komisioneri 1: Nuk ke kartë ëëë?

Fiksi:  Jo, kam ardhur nga jashtë.

Komisioneri 1: Banorë ku je?

Fiksi: Në Marikaj.

Komisioneri 1: Marikaj ëëëë? Jeton jashtë?

Fiksi: Po jetoj jashtë, po deshe të jap edhe dokument.

LEXO EDHE:  Protesta në Astir/ Banorët paralajmërojnë bllokimin e projektit

LEXO EDHE:  "Kërkoj të bashkohem me vëllain tim"/ Prindërit divorcohen, babai merr me dhunë djalin e madh

Komisioneri 1: Jo më s’ka nevojë për dokument, probemi qëndon….

Fiksi:  Ku?

Komisioneri 1: Kush ka emrin në listë ose kush ka kartën e anëtarsimit dhe nuk ka emrin mund të votojë.

Fiksi:  Hë mor burrë se sa me votu jemi që të gjithë, ky është qëllimi i përbashkët.

Komisioneri 1: Po mo po.

Fiksi:  A do të regjistrosh ndonjë dokument italian?

Komisioneri 1: Po jo mo jo nuk duhet.

Fiksi: Unë kam votuar edhe vjet dhe nuk kam qenë anëtare.

Vëzhguesja: Vjet, për çfarë ke votuar?

Fiksi: Për kandidatët, edhe vjet kam votuar pa qenë anëtare.

Komisioneri 1: Ma thuaj pak emrin e babait.

Fiksi: …….

Komisioneri 1: Dëgjo, ne nuk kemi si qëllim domethënë, që mos të lejojmë njerëzit që të votojnë por problemi qëndron se ….

Fiksi: Është gjynaf me na heq ne mundësinë të votojmë si demokrat dhe nuk kemi kartë anëtarësimi.

Komisioneri 1: Firmos pak këtu.

Komisioneri 2: Ti kartën duhet ta bësh.

Fiksi:  Kam shkuar me e kërkuar dhe më kanë thënë është mbyll.

Komisioneri 2: Te kush?

Fiksi: Këtu kam ardhur dhe më kanë thënë që janë mbyllur.

Komisioneri 1: Ne nuk e kemi qëllim fare me mos me i lënë njerëzit të votojnë, problemi qëndron se bëhet një rast dhe thonë që proçesi u manipulua. A kupto?

Fiksi:  Nuk është se duhet një teori e madhe këtu. Ishalla fitojmë. Brenda për brenda partisë e kemi po…. Faleminderit kalofshi mirë./ tch

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Pesticide kineze për shqiptarët/ KLSH fillon kontrollin tek doganat

Publikuar

-

Nga

CNA.al ka denoncuar së fundi, një skandal të përmasave të mëdha, ku dyshohet se janë të përfshirë zyrtarë të lartë të politikës.

Bëhet fjalë, për futjen në Shqipëri, të mijëra kutive me pesticide kineze, të ndaluara nga ligji. Sipas ligjit, në Shqipëri mund të futen vetëm pesticide të çertifikuara nga Bashkimi Europian. Por, kjo nuk ka ndodhur.

Në Shqipëri janë futur pesticide ku kompani eksporti është një kompani kineze, e cila pretendohet se është filial i një kompanie spanjolle, por kjo lidhje nuk është provuar kurrë, dhe duket se tashmë krimi ka ndodhur.

Ndërkohë, CNA.al ka mësuar se Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka nisur një kontroll tek doganat, në lidhje me skandalin në fjalë.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se një grup inspektorësh të KLSH-së, kanë filluar kontrollet tek Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, në lidhje me futjen e pesticideve kineze në Shqipëri.

Denoncimi i CNA.al

CNA.al ka mësuar se në vitin 2018, janë futur në Shqipëri sasi të mëdha pesticidesh kineze që përdoren në bujqësi, të cilat besohet se tashmë edhe janë konsumuar, nga konmsumatorët shqiptarë.

CNA.al tregoi me dokumente ekskluzive sesi sasi pecticidesh të ndaluara janë ngarkuar në Kinë, më pas nga Shanghai kanë mbërritur në Durrës. ( Lexo këtu)

LEXO EDHE:  "Kërkoj të bashkohem me vëllain tim"/ Prindërit divorcohen, babai merr me dhunë djalin e madh

Të gjitha porositë e nisura nga AGRO-ZANI shpk, me adresë në Berat.

Në të gjitha rastet shoqëria AGRO-ZANI shpk, ka deklaruar si kompani eksporti një shoqëri kineze, dhe duke pretenduar se kjo e fundit është filial i një shoqërie spanjolle, “Industrial Quimica Key”., por që asnjëherë nuk është provuar lidhja e tyre.

Ndërsa, një sasi tjetër, rezulton të jetë porosi e kompanisë “Shegaj-Agr shpk”, e cila administrohet nga Adriatik Hadëri. Kjo shoqëri në 14.03, 2018 ka deklaruar zhdoganim për pesticide, të cilat përdoren në bujqësi, ku thuhet qartë se kompania eksportuese është një kompani kineze.

Ky shtetas ka deklaruar se shoqëria eksportuese kineze, është filial i kompanisë “MAC-GmbH, me adresë në Gjermani. ( Lexo këtu)

Po ashtu, sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga CNA.al, mësohet se gjithçka ka shkuar drejt Prokurorisë së Durrësit, për t’u hetuar si një skandal dhe gjithashtu ka pasur edhe një informacion të plotë, dhënë nga Drejtoria e Hetimit, në dogana./CNA.al

Ekskluzive-Skandali, plehra kimike kineze për shqiptarët

Ekskluzive-Skandali, plehra kimike kineze për shqiptarët

Ekskluzive-Skandali, plehra kimike kineze për shqiptarët

LEXO TE PLOTE